LIVE UPDATES
Bota

‘Boshti i rezistencës’: Rrjeti i Iranit për krijimin e kaosit dhe luftimin e armiqve

Boshti, i perfeksionuar nga Republika Islamike gjatë katër dekadave të fundit, është rrjet bashkëpunëtorësh, grupesh militante të mbështetura nga Teherani, aktorëve të tjerë shtetërorë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë e Iranit për të sfiduar Perëndimin, armiqtë arabë dhe më kryesorja, Izraelin.

25 Tetor 2023, 08:06 Nga A.B

‘Boshti i rezistencës’: Rrjeti i Iranit për krijimin e

Përderisa luftimet mes grupit militant palestinez, Hamas, dhe Izraelit po intensifikohen, Irani është bërë më i zëshëm lidhur me mundësinë e fuqisë shtesë të zjarrit për të shënuar fitore në atë që Teherani e quan “bosht të rezistencës” ndaj Izraelit.

Boshti, i perfeksionuar nga Republika Islamike gjatë katër dekadave të fundit, është rrjet bashkëpunëtorësh, grupesh militante të mbështetura nga Teherani, aktorëve të tjerë shtetërorë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë e Iranit për të sfiduar Perëndimin, armiqtë arabë dhe më kryesorja, Izraelin.

Aktivë në Rripin e Gazës, Liban, Irak, Siri dhe gjetkë, ky rrjet i mundëson Iranit të krijojë kaos në territorin e një armiku, dhe në të njëjtën kohë i mundëson që të mohojë se është i përfshirë.

Në rastin e konfliktit të fundit, ku është përfshirë Hamasi i Gazës që mbështetet nga Irani, sa më e fortë përgjigja e Izraelit dhe sa më e madhe të jetë goditja nga Izraeli ndaj armiqve shiitë dhe sunitë në rajon, aq më mirë për Iranin, thanë ekspertët.

Kjo strategji daton edhe para Revolucionit Islamik të vitit 1979, thanë ekspertët, por u riemërua si boshti i rezistencës nga Forcat Kuds, krahu elitar që vepron jashtë shtetit i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

“Termi i ri ‘boshti i rezistencës’ përshkruan një fenomen të vjetër: çdo individ apo grup që ka vullnet të luftojë luftërat e Iranit në këmbim të financimit, armëve, trajnimeve ushtarake dhe mbështetjes së inteligjencës”, tha për Radion Evropa e Lirë Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin arab për Shtetet e Gjirit, me seli në Uashington.

Por, përderisa Irani haptazi e pozicionon veten si zëri kryesor i rrjetit teksa bën thirrje për rezistencë globale kundër Izraelit dhe Perëndimit, “Forcat Kuds shmangin mikro-menaxhimin dhe u ofrojnë bashkëpunëtorëve hapësirë për të manovruar”, tha Alfoneh.

Kjo autonomi relative, që në disa periudha u ka mundësuar bashkëpunëtorëve dhe partnerëve që të punojnë kundër interesave rajonale të Teheranit, e bën të vështirë fajësimin e drejtpërdrejtë të Iranit.

“Nëse ka ndonjë lloj të hakmarrjes kinetike, bashkëpunëtorët, partnerët tuaj e përthithin hakmarrjen dhe nëse armiku juaj dëshiron ta zgjerojë fushën e veprimit, ai do të ketë vështirësi që politikisht të lidhë pikat për diçka të tillë”, tha për REL-in, Behnam Ben Taleblu, hulumtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, institut me seli në Uashington.

Sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit që u krye nga grupi militant sunit, Hamas, ishte një rast i tillë. Sulmi, që u lavdërua nga Irani, vrau mbi 1.400 izraelitë dhe nxiti një hakmarrje nga Izraeli i cili po bombardon Gazën, ku janë vrarë mbi 5.000 persona, duke shkaktuar një katastrofë humanitare.

Por, pavarësisht mbështetjes së kamotshme të Iranit për Hamasin – që sipas Alfoneh, historikisht është më i afërt me shtetet arabe sunite dhe financimi kryesor e merr nga Katari – Izraeli dhe Perëndimi nuk kanë qenë në gjendje që ta lidhin Iranin në mënyrë të drejtpërdrejtë me sulmin.

“Kur vlerësojmë lidhjen mes Iranit dhe Hamasit, ne nuk mund të harrojmë se dëshira që Irani të maskojë dorën e tij ka të bëjë me strategjinë e suksesshme të Republikës Islamike”, tha Taleblu. “Fakti që disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë urdhrin apo një mesazh të qartë për dritë jeshile, tregon për suksesin e strategjisë sa i përket bashkëpunëtorëve të Iranit”, tha ai.

Boshti i rezistencës është pjesë e përpjekjeve të Iranit për të eksportuar Shkollën Xhafari të Islamit shiit, që është feja zyrtare në Iran pas vitit 1979 dhe është “një lloj vizioni për atë se si do të dukej Lindja e Mesme”, tha Taleblu.

“Kjo ideologji ka rezonancë vetëm kur Lindja e Mesme është në kaos dhe Republika Islamike është një eksperte për menaxhimin e kaosit”, shtoi ai.

Më 2020, Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e Forcave Kuds, Qassem Soleimani, i cili shihej si arkitekti i boshtit të rezistencës dhe kishte ndikim të madh mbi anëtarët e tij. Vrasja e tij injektoi një element kaosi brenda vetë rrjetit.

Por, përderisa vrasja e Soleimanit paraqiti sfidë, nuk ishte e mjaftueshme që të përçante Forcat Kuds, apo të thyente boshtin.

“Forcat Kuds janë një organizatë ushtarake shumë e institucionalizuar dhe vrasja e gjeneralmajor Soleimanit nuk pati asnjë ndikim në performancën e organizatës”, tha Alfoneh.

Boshti i rezistencës ka vazhduar operacionet e tij përmes Hamasit dhe Xhihadit palestinez Islamik në Gazë, ndaj armikut të përbetuar, Izraelit, dhe po ashtu përmes operacioneve të Hezbollahut libanez dhe milicive shiite të mbështetura nga Irani në Irak, që njihen si Forca e Mobilizimit Popullor. Në Siri, Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka dislokuar trupa për të ndihmuar forcat qeveritare që mbështesin presidentin Bashar al-Assad në luftën civile siriane. Në Jemen, Irani ka mbrojtur rebelët huthi, të cilët kanë luftuar kundër aleancës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite, që është rivalja rajonale e Iranit.

Ndonjëherë, disa nga këto grupe janë “pavarësuar” nga Irani dhe kanë vepruar kundër interesave të Teheranit.

Alfoneh kujtoi rrëmbimin e rojeve kufitare izraelite nga Hezbollahu më 2006, që sipas tij, “rezultoi në një luftë shkatërruese që ishte shumë më problematike, pasi që ishte në kundërshtim me strategjinë e Iranit për të përdorur Hezbollahun si parandalues kundër Izraelit”.

*Video: A mund ta zgjerojë Hezbollahu konfliktin në Lindjen e Mesme?

Dallime të mëdha u panë midis Hamasit dhe Iranit gjatë konfliktit sirian, pasi militantët palestinezë refuzuan që t’i dilnin në ndihmë Assadit, aleatit kyç të Teheranit.

Ngritja politike e disa grupeve, përfshirë në Irak dhe Hamasit në Gazë, ka bërë që disa nga këto grupe të distancojnë veten nga Irani, të paktën në aspektin retorik, në mënyrë që të ruajnë legjitimitetin e tyre të brendshëm.

Hamasi ka insistuar se vet e ka organizuar sulmin ndaj Izraelit dhe se Irani dhe Hezbollahu nuk kanë pasur rol në të. Ditëve të fundit, Hezbollahu ka këmbyer zjarr me forcat izraelite përgjatë kufirit, që përbën përshkallëzimin më të madh të dhunës që nga lufta e tyre më 2006. Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun se ka kryer sulme “nën instruksionet iraniane”.

Xhihadi palestinez Islamik, që ka prani edhe në Liban, po ashtu besohet se ka kryer një sulm ndërkufitar në Izrael më 10 tetor.

Në Irak, burimet i thanë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se zyrtarët iranianë janë takuar me krerët e milicive shiite pro-iraniane pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Që atëherë, Radio Farda ka raportuar se milicitë shiite në Irak kanë krijuar një seli të përbashkët operacionale, që synon të mbështesë operacionet e grupeve militante palestineze kundër Izraelit.

Përderisa Irani angazhoi grupe të ndryshme në operacionet e përbashkëta në Siri, Alfoneh tha se : “Në përgjithësi, Irani preferon të ruajë një shkallë të ndarjes në mënyrë që të mos dalin informacione të inteligjencës nga bashkëpunëtorët e tij dhe që të mos komprometohet i gjithë rrjeti i bashkëpunëtorëve”.

Nga ana tjetër, reagimi ushtarak i Izraelit dhe mbështetja ushtarake dhe diplomatike e SHBA-së për Izraelin pas sulmit të Hamasit, por edhe kërcënimi nga përfshirja e anëtarëve të tjerë të boshtit të rezistencës, mund të shihet si një fitore strategjike e Iranit.

“Fakti që SHBA-ja ka dërguar pajisje ushtarake konvencionale [në Izrael] shihet si fitore në Teheran, që ata të mund të pengojnë një aktor joshtetëror si Hezbollahu libanez”, tha Talebu nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

“Kjo tregon se sa shumë janë rritur gjatë dekadave të fundit aftësitë konvencionale dhe hibride ushtarake të Iranit dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

Hezbollahu më 18 tetor pretendoi se është “mijëra herë më i fortë” sesa ishte në luftën e fundit kundër Izraelit, duke vënë në pah mundësinë që boshti të jetë edhe më i fuqishëm në aspektin e fuqisë së zjarrit dhe rekrutimit se më herët.

Por, Alfoneh tha se fuqia e boshtit, që vjen pasi Irani ka bërë thirrje për një aleancë të zgjeruar kundër Izraelit, nuk është “e rëndësishme”.

“Por, për sa kohë që grupet më të vogla sikurse Hamasi mund të hapin vrima në Kupolën e Hekurt të Izraelit për të vënë në pah dobësitë e Izraelit, dhe për sa kohë grupet e tjera më të vlefshme sikurse Hezbollahu qëndrojnë jashtë luftës dhe i ofrojnë Iranit një mbrojtje efektive nga bombardimet izraelite ndaj ndërtesave bërthamore të Iranit, Irani është shumë i lumtur”, tha Alfoneh.

Taleblu tha se pavarësisht përpjekjeve për të distancuar veten nga një konflikt potencialisht më i gjerë, ku do të përfshiheshin bashkëpunëtorët dhe grupet militante që e përbëjnë boshtin e rezistencës, është e rëndësishme që të mos lejohet që Teherani të fshihet pas mburojës që i lejon të mohojë përfshirjen.

“Është e rëndësishme që vazhdimisht të kërkohet llogari [nga Irani] dhe jo vetëm nga bashkëpunëtorët e tij”, tha Taleblu./REL

iran

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit