Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha se kjo ishte hera e 21-të që opozitari rus është vendosur në izolim që kur është dërguar në burgun IK-6, 250 kilometra në lindje të Moskës, në gusht të vitit 2022.
RUSI- Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur në izolim, një ditë pasi aleatët e tij thanë se autoritetet ia kanë hequr të drejtën që të shkruajë materiale, që është mënyra e vetme që ai komunikon me botën jashtë.
Përmes një postimi në llogarinë e Navalnyt në X – që më herët njihej si Twitter – u tha se kritiku i Kremlinit do të qëndrojë 12 ditë në izolim, pasi një zyrtar i burgut i ka shqiptuar atij dënim për një shkelje. Megjithatë, ende nuk është e qartë se për çfarë shkeljeje bëhet fjalë.
“Jam rikthyer në qelinë e ndëshkimit për 12 ditë. Baza e gjithë kësaj është një raport i një oficeri të burgut, në të cilin ai ka shkruar ‘përderisa i kërkova Navalnyt të dilte nga qelia për të marrë një dyshek, ai më poshtëroi dhe më shau'”, shkruhet në postimin e Navalnyt.
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha se kjo ishte hera e 21-të që opozitari rus është vendosur në izolim që kur është dërguar në burgun IK-6, 250 kilometra në lindje të Moskës, në gusht të vitit 2022.
Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, më herët gjatë këtij viti u dënua me 19 vjet burgim dhe u dërgua në një burg famëkeq rus. Ai u gjet fajtor për krijimin e një organizate terroriste.
Më herët gjatë këtij muaji, tre nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, përderisa ekipi i tij paralajmëroi se autoritetet ruse duan që të kufizojnë edhe më shumë komunikimin e Navalnyt me botën jashtë.
Akuzat ndaj Navalnyt gjerësisht shihen si hakmarrje për përpjekjet e tij për të ekspozuar atë që ai e përshkruan si paligjshmëri, korrupsion dhe represion nga Putini dhe sistemi i tij politik. Ai edhe më herët ishte burgosur dhe gjendet në burg që nga viti 2021, kur u arrestua pasi u kthye nga Gjermani, ku ishte trajtuar për helmim, për të cilin e ka fajësuar Kremlinin.
Marrë nga REL
antonio guterres SHBA- Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në New York është diskutuar p&eum...
Policia kanadeze KANADA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ontario, Kanada ku një 44 vjeçar vrau 4 persona, mes të ci...
Sulm nga deti GAZA- Një përpjekje e Hamasit për të pushtuar nga deti u zmbraps nga ushtria izraelite në...
Fëmija GAZA- Dëshmia e një kirurgu për skenat që ndodhin në një spital në Gaza mes konflikteve...
Pamje nga aksidenti KOSOVË- KFOR-i ka konfirmuar se viktimë e aksidentit mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, në...
Tom Tugendhat BRITANI E MADHE- Më shumë nga debati i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork tani, dh...
Nawaz Sharif PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif lirohet me kusht pasi ishte dënuar me 14 vjet burg për korrupsion. Ky vendim i...
xhelala svecla KOSOVË-Ka kaluar një muaj që kur një grup terrorist serb organizoi një sulm të armatosur në Banjskë ...
Aeroporti ZVICËR- Aeroporti Ndërkombëtar i Bazelit në Zvicër është urdhëruar të evakuohet për s...
foto ilustruese KOSOVË- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti t&eu...