LIVE UPDATES
Bota

Blinken “godet” rëndë presidentin e Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë: Është në rrugën e autoritarizmit, si Vladimir Putin

Komentet e sekretarit Blinken pasuan zhvillimet e fundit në entitetin serb të Bosnjës dhe paralajmërimin e udhëheqësit të atij entiteti Milorad Dodik për shkëputjen e marrëdhënieve me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

29 Mars 2023, 23:51 Nga k.m.
Blinken “godet” rëndë presidentin e Republikës Srpska
Anthony Blinken dhe Milorad Dodik

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se politikani serb i Bosnjës, Milorad Dodik është në rrugën autoritare të presidentit rus Putin. Në një postim në rrjetet sociale, sekretari Blinken tha se këtë e dëshmojnë sulmet e tij ndaj të drejtave themelore dhe liritë e njeriut në Republikën Serbe.

Komentet e sekretarit Blinken pasuan zhvillimet e fundit në entitetin serb të Bosnjës dhe paralajmërimin e udhëheqësit të atij entiteti Milorad Dodik për shkëputjen e marrëdhënieve me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria e Republikës Serbe tha se do ta shpallë vepër penale “shpifjen”, do të miratojë ligjin mbi agjentët e huaj si dhe qasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT në institucionet arsimore të këtij entiteti. Michael Murphy, vazhdon të angazhohet “për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Më herët gjatë të mërkurës ambasada amerikane në Sarajevë shkroi se “asnjë vend, asnjë grup qytetarësh, jashtë Shteteve të Bashkuara, nuk është kujdesur më shumë, nuk ka investuar më shumë ose ka bërë më shumë për të mbështetur dhe ndihmuar popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, pavarësisht se çfarë thotë dikush tjetër. Dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republikën Serbe dhe Federatën e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u shohin veprimet e Milorad Dodikut dhe kërcënimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina, si të rrezikshme për paqen në vend dhe në rajon.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për veprimtari korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”. Moska i ka shfrytëzuar ndasitë në Bosnjë duke mbështetur politikat e Milorad Dodikut, i cili nderoi presidenti rus Putin me 9 janar të këtij viti me rastin e “ditës së Republikës Serbe”, një kremtim që është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës./VOA

anthony blinken milorad dodik

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale