LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot

Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka.

25 Shkurt 2024, 11:31 Nga M.B

 

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën
Alyaksandr Lukashenka

 

 

BJELLORUSIA- Bjellorusia po mban sot zgjedhje parlamentare dukshëm të kontrolluara dhe nën masa të larta të sigurisë në qendrat e votimit, për të cilat opozita e vendit ka bërë thirrje të bojkotohen. Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka. Vetëm katër parti, të cilat i mbështesin politikat e Lukashenkas, u lejuan të regjistrohen zyrtarisht për të garuar në këto zgjedhje: Belaya Rus, Partia Komuniste, Partia Liberal-Demokrate, si dhe Partia e Punës dhe e Drejtësisë. Rreth dhjetëra partive të tjera nuk iu pranua kërkesa për t’u regjistruar vitin e kaluar. Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlanta Tsikhanouskaya, e cila tha se iu vodh fitorja kundër Lukashenkas në zgjedhjet e vitit 2020, i ka përshkruar këto zgjedhje si “farsë” dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.

“Nuk ka njerëz në fletëvotime të cilët do të ofronin ndryshime të vërteta, sepse regjimi i ka lejuar vetëm kukullat e përshtatshme për të, të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Tsikhanouskaya në një video nga mërgimi, Lituani, ku ka ikur pas luftës brutale ndaj protestave që nisën kundër rezultatit të zgjedhjeve më 2020.

Kjo është hera e parë që mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Bjellorusi prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur Lukashenka e mori mandatin e gjashtë. Më shumë se 35.000 njerëz ishin arrestuar gjatë protestave masive disamujore, të cilat u nxitën nga zgjedhjet kontroverse. Lukashenka u tha gazetarëve pasi votoi se e ka ndër mend të garojë për president përsëri më 2025.

"Tregoni atyre [opozitës në mërgim] se do të garojë", tha Lukashenka sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTa.

Para votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë (KQZ) njoftoi për një numër rekord të votimit të hershëm, i cili nisi më 20 shkurt. Gati 48 për qind e votuesve të regjistruar kanë votuar deri më 24 shkurt, sipas KQZ-së. Votimi i hershëm cilësohet nga vëzhguesit si mekanizmin i përdorur nga autoritetet bjelloruse për t’i falsifikuar zgjedhjet. Opozita bjelloruse ka thënë tashmë se procesi i votimit të hershëm mundëson manipulimin e zgjedhjeve, sepse kutitë e votimit janë të pambrojtura për një periudhë pesëditore. Viasna, Qendra për të Drejtat e Njeriut, tha se shumë votues ishin detyruar të votonin herët, përfshirë studentët, ushtarët, mësimdhënësit dhe shërbyesit e tjerë civilë.

“Autoritetet po i përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për ta arritur rezultatin që u nevojitet – nga transmetimi i propagandës televizive deri te detyrimi i votuesve për ta hedhur votën herët”, tha përfaqësuesi i Viasna, Pavel Sapelka.

“Gjatë votimit ka ndalime, arrestime dhe bastisje”, shtoi ai.

Autoritetet bjelloruse e kanë rritur sigurinë nëpër rrugë dhe nëpër qendra të votimit në gjithë vendin, ndërsa policia ka kryer stërvitje sesi të përballet me votuesit të cilët mund të tentojnë t’i shkelin rregullat kufizuese të vendosura për zgjedhje. Për herë të parë, perdet janë hequr nga kabinat e votimit dhe votuesve u është ndaluar fotografimi i fletëvotimeve – një praktikë e nxitur nga aktivistët në zgjedhjet e kaluara në përpjekje për t’ua parandaluar autoriteteve manipulimin gjatë numërimit të votave. Lukashenka pretendoi këtë javë, pa dhënë asnjë dëshmi, se vendet e Perëndimit po i shqyrtojnë mënyrat se si ta kryejnë një puç dhe e urdhëroi policinë t’i shpeshtojë patrullimet e armatosura nëpër vend, në mënyrë që të sigurohet “rendi dhe ligji”. Për herë të parë, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk u lejuan t’i vëzhgojnë zgjedhjet në Bjellorusi, e cila është anëtare e OSBE-së. Pas votimit, Bjellorusia pritet ta formojë një Kuvend me 1.200 ulëse, i cili do të ketë pushtet të gjerë për të emëruar gjykatës dhe zyrtarë zgjedhorë, si dhe për të shqyrtuar ndryshime në Kushtetutë. Qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme u hapën në orën 8:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 20:00./ REL

alyaksandr lukashenka

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit