LIVE UPDATES
Bota

Si e përfytyron Izraeli të ardhmen në Gaza

Kontroll të plotë ushtarak dhe mbyllje të organizatës së OKB-së për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Çfarë dihet për planin e kryeministrit izraelit Netanjahu për të ardhmen e Gazës pas luftës?

25 Shkurt 2024, 08:24 Nga I.A
Si e përfytyron Izraeli të ardhmen në Gaza
Benjamin Netanjahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardhmen në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës kundër Hamasit militant-islamist. Organizata e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Ishte hera e parë që Netanjahu prezantoi një plan të tillë publikisht.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Sipas të dhënave izraelite në këto sulme u vranë aty 1160 vetë dhe u morën 250 vetë si pengje. Ende mbahen 130 pengje në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite, rreth 30 prej tyre duhet të jenë të vdekur.

Kush qeveris në të ardhmen në Gaza?

Ende plani izraelit për Gazën ka formulime të vagullta. Kështu aty thuhet që Gaza në të ardhmen do të administrohet "nga nëpunës lokale me përvojë profesionale". Këta "nuk duhet të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre". Por nuk përcaktohet cilët do të jenë këta nëpunës. Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Jordanin Perëndimor nuk përmendet shprehimisht në letër. Por as nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në një administrim të ardhshëm të Rripit të Gazës.

Kontroll sigurie nga ushtria izraelite

Sipas të dhënave në media, konkretisht të gazetave, Times of Israel dhe Hareetz, në të ardhmen ushtria izraelite duhet të ketë "kontroll të plotë të sigurisë" për të gjithë rripin bregdetar. Kjo do të thotë që të shkatërrohen të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite, sipas planit, do të mund të operojë në çdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë "liri të pakufizuar" për misionet e saj.

Edhe nga një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, Izraeli premton sipas mediave një kontroll më të mirë të sigurisë. Vëzhgues megjithatë shprehen me dyshim, nëse Izraeli  mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës. Sipas Haaretz plani parashikon, që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës. Përveç kësaj Izraeli do të operojë edhe në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe të pengojë kontrabandën për në Gaza.

Fund për UNRWA?

Një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Kryeministri izraelit e akuzon këtë organizatë, se është infiltruar nga Hamasi. Sipas akuzave izraelite, disa punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulmin e gjerë të Hamasit kundër Izraelit. OKB i ka liruar nga detyra punonjësit e fajësuar, dhe ka filluar hetime të brendshme. Si reagim ndaj kësaj, një sërë vendesh, mes tyre, SHBA dhe Gjermania ndërprenë ndihmat për këtë organizatë.

Refuzim i kërkesave të ekstremistëve

Nentanjahu nuk i plotësoi kërkesat e ekstremistëve të djathtë në kabinetin e tij. Këta kishin kërkuar ndër të tjera, që Rripi i Gazës të përdoret për vendosjen e kolonëve izraelitë. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ministër për Sigurinë kishin kërkuar që popullsia palestineze të vendoset jashtë Rripit të Gazës.

Netanjahu e kishte hedhur poshtë që në janar idenë e ngritjes së ngulimeve izraelite në Gaza. Edhe ministri i Jashtëm amerikan, Blinken e kishte kritikuar këtë deklaratë. Zgjerimi i ngulimeve në rajonet palestineze pengon paqen, ishte shprehur Blinken.

Izraeli jo për zgjidhjen me dy shtete

Netanjahu refuzon zgjidhjen me dy shtete të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë ai del kundër objektivave që ndjek SHBA. Shtetet e Bashkuara janë për Autoritetin Autonom Palestinez të presidentit Mahmud Abas, që duhet të marrë sërish kontrollin mbi Rripin e Gazës. Një zëdhënës i këtij autoriteti autonomWe hodhi poshtë planin e Netanjahut. "Rripi i Gazës do të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve palestinez, Wafa. Nëse do stabilitet dhe siguri në rajon, Izraeli duhet t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe ta njohë një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi.

Marrë nga DW

benjamin netanjahu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës