LIVE UPDATES
Bota

Biznesmenët serbë ankohen për kushtet ekonomike në Kosovë

Sipas tyre, parakusht për fuqizimin ekonomik është qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.

25 Shkurt 2024, 14:16 Nga Sandra Cvetkoviq
Biznesmenët serbë ankohen për kushtet ekonomike në
Një burrë shihet duke ecur në sheshin kryesor në Mitrovicë të Veriut.

KOSOVA- Derisa Qeveria e Kosovës paralajmëron vende të reja pune për pjesëtarët e komunitetit serb, investime në infrastrukturë dhe forma të tjera të mbështetjes, me qëllim fuqizimin e tyre ekonomik, disa biznesmenë serbë shprehen skeptikë në këtë drejtim. Vitomir Jaqimoviç nga Leposaviçi dhe Dushko Guxhiq nga Graçanica thonë për Radion Evropa e Lirë se ajo që Qeveria e Kosovës u ofron serbëve, nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, parakusht për fuqizimin ekonomik është qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve. Në mes të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia për, siç tha, arsye sigurie. Kjo ndodhi pasi tre policë të Kosovës, u arrestuan nga forcat serbe. Edhe pse policët u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, ndalesa mbeti në fuqi. Duke e komentuar këtë çështje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se masa e tillë është marrë për shkak se “ekziston rreziku që krahas mallrave, në Kosovë të futen edhe armë”. Përndryshe, “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë” ishte temë e një tryeze të rrumbullakët, që u organizua këtë javë nga Qendra për Dialog Humanitar në Prishtinë.

Në këtë tryezë, Bislimi tha se Qeveria e Kosovës ofron mbështetje për kompanitë apo sipërmarrësit e vegjël përmes punësimit të punëtorëve, gjegjësisht përmes subvencioneve për pagesën e pagave mujore. Ai tha se në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok - Qeveria e Kosovës do të mbështesë dy mijë vende të reja pune në sektorin privat.

“Deri në 70 për qind e pagës ose me rreth 350 euro do të subvencionohen për gjashtë muaj. Reagimet që morëm nga veriu, janë shumë të mira. Sipas parashikimeve të deritashme, nevojiten rreth 2.000 vende të reja pune. Nëse ka nevojë, kjo masë mund të zgjerohet edhe me 2.000 të tjera. Ajo mund të aplikohet edhe në komunat tjera me shumicë serbe”, tha Bislimi.

Përveç katër komunave në veri, janë edhe gjashtë komuna të tjera me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër: Graçanica, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe Novobërda. Bislimi u shpreh i bindur se “formalizimi i ekonomisë” do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të serbëve, përkatësisht në regjistrimin e bizneseve, në luftën kundër kontrabandës dhe në mjetet buxhetore të Qeverisë për realizimin e projekteve infrastrukturore. Jaqimoviç nga Leposaviçi thotë se pozita e biznesmenëve serbë është shumë e keqe dhe se gjithçka bëhet “për mbijetesë”. Subvencionet e Qeverisë së Kosovës, sipas tij, nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të kufizuara në punësimin e punëtorëve.

“Punësimi i një apo dy punëtorëve nuk mjafton për aktivitetet ekonomike. Duhet të zgjidhet në një mënyrë tjetër, që malli të hyjë dhe të dalë normalisht”, thotë ky biznesmen shumëvjeçar, duke aluduar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

“Unë nuk shoh që dikush është përfshirë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Qeveria e Kosovës mund të ndihmojë nëse i ndryshon vendimet e saj, duke lejuar qarkullimin e mallrave. Mallrat nga Serbia nuk mund të vijnë”, thotë Jaqimoviç për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, nuk do të ketë zhvillim ekonomik “derisa politika të ndërhyjë në punën e biznesmenëve”. Guxhiç, biznesmen nga territori i komunës së Graçanicës, beson se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron sinqerisht të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të serbëve. Sipas tij, këtij komuniteti i sigurohet minimumi - “vetëm ajo që duhet”.

“Ajo [Qeveria e Kosovës] mund të bëjë shumë, por nuk do. Thjesht, ajo nuk do që të na ndihmojnë”, thotë ai. Guxhiç merret me prodhimin e lëngjeve dhe reçelit, që kryesisht shiten në tregun e Kosovës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se biznesin e ka filluar para rreth shtatë vjetësh, falë organizatave ndërkombëtare joqeveritare. Ai thotë se asnjëherë nuk ka marrë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Por, sipas tij, biznesmenët serbë nuk dëgjohen as në Qeverinë e Serbisë. Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, tha se vitin e kaluar, për herë të parë, është realizuar një program zhvillimor ekonomik, përmes të cilit janë investuar rreth tre milionë euro në ekonominë e zonave ku jetojnë serbë. Ai përmendi edhe strategjinë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë, e cila u miratua nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2023. Sipas tij, kjo strategji do të fillojë të zbatohet këtë vit dhe buxheti i planifikuar është rreth 32 milionë euro.

“Në ata 32 milionë euro që përmenda, është edhe programi ekonomik. Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj strategjie, është përfaqësimi proporcional i joshqiptarëve në administratën publike”, tha Rashiç.

Sipas ligjeve të Kosovës, pjesëtarët e komuniteteve pakicë duhet të përbëjnë së paku 10 për qind të të punësuarve në sektorin publik. Deri më tani, sipas Rashiqit, “askush nuk është marrë sinqerisht me këtë çështje”. Aleksandar Stojanoviç, nga Qendra për Zhvillimin e Komuniteteve Lokale, tha se Qeveria e Kosovës nuk ka komunikim me komunitetin serb, se merr vendime pa konsultime dhe se serbët ndjejnë pasiguri për shkak të kësaj.

“Më duhet të them se edhe organizatat ndërkombëtare kanë investuar shumë pak në mjediset serbe. Tani kemi nevojë për programe pak më serioze [të Qeverisë së Kosovës] që do të hapin biznese në mjediset serbe. Na duhet të ndryshojmë qasjen afatgjate”, tha ai.

Gordana Gjoriq, nga Shoqata e Grave Afariste, vlerësoi se situata e paqëndrueshme politike, bën që komuniteti shumicë shqiptar t’i bojkotojë produktet e biznesmenëve serbë.

“Më gjeni një treg më të madh, ku mund të gjeni produkte serbe. Ka bojkotim të produkteve serbe. Njerëzit tanë kanë probleme me shitjen e mallrave”, tha ajo.

Gjoriq tha se situata është “kaotike”, sepse Qeveria e Kosovës “nuk ka krijuar kushte që komuniteti serb të zhvillohet ekonomikisht”. Sipas saj, është e nevojshme që, para së gjithash, të krijohet besim mes institucioneve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës.

“Veprimet e Qeverisë aktuale janë të tmerrshme. Ajo promovon largimin [e komunitetit] dhe nuk forcon zhvillimin ekonomik. Për mua është e pakuptueshme që Qeveria merr vendime, të cilat dëmtojnë ekonominë dhe komunitetin serb”, tha Gjoriç.

Në këtë kontekst, ajo përmendi ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb me një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës.

“E gjithë kjo krijon frikë te njerëzit, ata nuk e dinë se çfarë të presin. Nuk krijon besim te njerëzit”, tha Gjoriç.

Bislimi u përgjigj duke thënë se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia është në fuqi, për arsye sigurie dhe jo ekonomike.

“Transportimi i mallrave është keqpërdorur edhe për import të armëve. Prandaj, masat janë marrë për arsye sigurie nga Ministria e Punëve të Brendshme, e jo nga Ministria e Ekonomisë”, tha ai.

Disa muaj pas ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke vrarë një polic. Pak ditë më pas, policia e Kosovës sekuestroi një arsenal të madh armësh. Prishtina zyrtare e akuzoi Beogradin për sulmin e 24 shtatorit, por ai e mohoi çdo përfshirje./ REL

kosova serbet

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit