Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Ditë më parë, ushtria amerikane ndërmori aksione ajrore hakmarrëse në Irak pas një sulmi me dron më herët nga militantët e lidhur me Iranin, që la në gjendje kritike një ushtar amerikan dhe plagosi dy të tjerë.
GAZA- Aksionet ajrore të ushtrisë amerikane të hënën në Irak synojnë që të pengojnë Teheranin dhe grupet e armatosura të mbështetura nga Irani që të ndërmarrin apo të mbështesin sulme ndaj personelit dhe interesave amerikane në rajon, tha të mërkurën Presidenti Joe Biden.
Ditë më parë, ushtria amerikane ndërmori aksione ajrore hakmarrëse në Irak pas një sulmi me dron më herët nga militantët e lidhur me Iranin, që la në gjendje kritike një ushtar amerikan dhe plagosi dy të tjerë.
Përplasja e radhës është demonstrimi i fundit se si lufta në Gazë midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme.
“Goditjet kishin për qëllim të dëmtonin dhe prishnin serinë e sulmeve të vazhdueshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve, dhe për të penguar Iranin dhe grupet e armatosura të mbështetura nga ky vend që të ndërmarrin apo mbështesin sulme të mëtejshme ndaj interesave amerikanë”, thuhet në një letër drejtuar udhëheqësve më të lartë të Kongresit amerikan nga Presidenti Biden.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të mëtejshme, sipas nevojës dhe përshtatshmërisë, për të trajtuar kërcënimet ose sulmet e mëtejshme”.
Grupet e armatosura që mbështeten nga Irani në Irak dhe Siri e kundërshtojnë fushatën e Izraelit në Gazë dhe i mbajnë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara për shkak të mbështetjes ndaj Izraelit.
Sulmet amerikane në Irak ka të ngjarë të kenë vrarë “një numër militantësh të organizatës Kataib Hezbollah” dhe shkatërruan objekte të përdorura nga grupi, njoftoi ushtria amerikane.
Uashingtoni ka thënë gjithashtu se Irani ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Irani e mohon përfshirjen në sulmet e organizatës Houthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit përfshirë kryeqytetin. Në solidaritet me palestinezët në Gaza, që nga tetori ata kanë sulmuar anijet tregtare për të cilat thonë se kanë lidhje me Izraelin.
Zyrtarët e shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi thonë se mbi 21,000 njerëz kanë vdekur në ofensivën e Izraelit që pasoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1,200 njerëz dhe u morën peng rreth 240 të tjerë. /VOA
David Kozak David Kozak, i cili vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ka rrëfyer për një vrasje të dyfisht&e...
Aksident në Turqi TURQI- Një aksiddent i shumëfishtë ka ndodhur në Turqi, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 57 të...
Deti i Kuq Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa ...
Donald Trump SHBA- Policia tha të martën se po heton kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të K...
Meksike MEKSIKË– Një delegacion amerikan i nivelit të lartë po takohet të mërkurën me presidentin meksikan. Takimi...
Foto Ilustruese SHBA- Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organiza...
foto ilustruese UASHINGTON- SHBA do t'i sigurojë Ukrainës deri në 250 milionë dollarë armë dhe pajisje, duke përfshir&eu...
foto ilustruese TEHERAN- Irani kërcënoi sot Izraelin se nëse do ta sulmojë, forcat ushtarake do të përgjigjen dhe do të ...
foto ilustruese BRITANI- Një burrë 28-vjeçar me origjinë britanike, i cili nuk është larguar kurrë nga...
albin kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën qëndrimin e ndërmjetësuesit të...