Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit.
SHBA- Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta.
OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit.
Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në Gazë dhe që po rrezikon aftësinë e punëtorëve humanitarë për të ndihmuar personat që kanë plagë të tmerrshme, të ndihmojnë në lehtësimin e urisë akute dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të rënda”.
Përmes një deklarate, OBSH-ja tha se stafi i saj të martën ka raportuar se nevoja për ushqim “vazhdon të jetë akute” në mbarë Rripin e Gazës, ndërkaq “njerëzit e uritur sërish kanë ndaluar autokolonat sot me shpresën se do të gjenin ushqime”.
“Aftësia e OBSH-së për të dërguar furnizime shëndetësore, karburante për spitalet po vështirësohet gjithnjë e më shumë për shkak të urisë dhe dëshpërimit të njerëzve që shohim rrugës për në spitale dhe në spitalet që vizitojmë”.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me luftë shkatërruese në Gazë që deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 20.000 palestinezëve.
Marrë nga REL
foto ilustruese UASHINGTON- SHBA do t'i sigurojë Ukrainës deri në 250 milionë dollarë armë dhe pajisje, duke përfshir&eu...
foto ilustruese TEHERAN- Irani kërcënoi sot Izraelin se nëse do ta sulmojë, forcat ushtarake do të përgjigjen dhe do të ...
foto ilustruese BRITANI- Një burrë 28-vjeçar me origjinë britanike, i cili nuk është larguar kurrë nga...
albin kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën qëndrimin e ndërmjetësuesit të...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa po i afrohemi mbajtjes së zgjedhjeve paraprake për kandidatin republikan për president, shumë votues ...
FRANCË- Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i konsideruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeça...
foto ilustruese ITALI- Një faturë uji e fryrë e shkaktuar nga gabimi i kompanisë i kushtoi jetën një pensionisteje 88-vje&cce...
antony blinken dhe hakan fidan TURQI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHB...
Parate IRAN- Irani dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të tregtuar në monedhat e tyre në vend të dollarit, n...
Bob Gualtieri SHBA- Dy vëllezër adoleshentë u arrestuan në Florida, pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri...