Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim.
GJERMANI- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të dielën në Gjermani fillimin e një partneriteti global mbi infrastrukturën që synon t'i kundërvihet ndikimit të Kinës në vendet e botës në zhvillim. Shtetet e Bashkuara synojnë të mobilizojnë rreth 200 miliardë dollarë, në fonde private dhe publike, gjatë pesë viteve të ardhshme, për të financuar infrastrukturën e nevojshme në vendet në zhvillim, nën një iniciativë të Grupit të Shtatëshes (G7) që synon të sfidojë projektin triliona dollarësh të Kinës "Një brez, një rrugë".
Të gjitha vendet e G7-ës do të mbledhin së bashku 600 miliardë dollarë, në kuadër të atij që Presidenti Biden e quajti Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, një partneritet i orientuar nga vlerat, me standarde të larta e transparente, me synimin për të përmbushur nevojat e mëdha të infrastrukturës të vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, pa i bllokuar ato në ciklet e borxheve. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim.
Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar
Më herët Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë. Zoti Biden bëri thirrje që koalicioni "të qëndrojë i bashkuar". Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte "se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë". Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Komentet zoti Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes (G7), ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor sot në Gjermani. Presidenti Biden dhe homologët po takohen për të diskutuar mbi çështje të energjisë, përballjen me inflacionin, duke synuar të parandalojnë, që pasojat e luftës të dëmtojnë koalicionit global që punon për të ndëshkuar Moskën.
Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se vendet e G-7-s do të ndalojnë importet e arit rus. Ari është një nga eksportet kryesore të Moskës. Me këtë masë udhëheqësit perëndimore shpresojnë ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Marrë nga VOA
Sulmet ne Ukraine UKRAINË- Rusia nisi sulme të reja me raketa të dielën ndaj dy qyteteve më të mëdha të Ukrainë...
protestuese SHBA- Skena kaotike mes protestuesve dhe policisë në Greenville, Karolina e Jugut janë kapur në video. BBC shkruan se si ak...
Eskorta e Putin RUSI- Një udhëtim i Vladimir Putin në Kremlin mbrëmjen e djeshme ka ngritur dyshime në media. Daily...
Amazon SHBA- Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan dhe Meta, i kanë thënë stafit se do të mbulojnë shpenz...
Joe Biden GJERMANI- Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në U...
Semundja X ANGLI- Rishfaqja e poliomielitit në Mbretërinë e Bashkuar është vetëm shenja më e fundit shqetësuese se ...
Kiril Petkov BULLGARI- Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov tha se do të jetë kandidati për kryeministër i partis&e...
Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky ANGLI- Kryeministi britanik Boris Johnson ka ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zerlensky për vizitë zyrta...
Lideret e G7 dhe Putin GJERMANI- Liderët gjatë takimit të G7 në Gjermani u tallën hapur me Presidentin rus Vladimir Putin ndë...
Justin Trudeau dhe Boris Johnson GJERMANI- Ata mund të mblidhen për G7-ën më të rëndësishme ndër vite, por&nb...