Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Biden, i cili iu rikthye jetës politike sepse ndjeu se mund ta mposhte Trumpin më 2020, beson se përqendrimi në mbrojtjen e demokracisë është thelbësor për të bindur votuesit që të mos e zgjedhin Trumpin sërish në postin e presidentit.
SHBA-Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se përpjekjet e Donald Trumpit për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 2024 paraqesin një kërcënim të madh për shtetin. Ai këto komente i bëri më 5 janar, një ditë para 3-vjetorit të trazirave të dhunshme në Kongresin amerikan nga mbështetësit e Trumpit, të cilët tentuan ta mbanin atë në pushtet.
Duke folur në Pensilvani, Biden tha se 6 janari i vitit 2021 ishte një moment “kur ne gati e humbëm Amerikën – i humbëm të gjitha”. Ai tha se gara presidenciale – që ka të ngjarë të jetë një përballje e re mes Bidenit dhe Trumpit, pasi ky i fundit po konsiderohet kandidati kryesor i republikanëve – ka të bëjë me atë nëse demokracia amerikane do të mbijetojë.
Biden, i cili iu rikthye jetës politike sepse ndjeu se mund ta mposhte Trumpin më 2020, beson se përqendrimi në mbrojtjen e demokracisë është thelbësor për të bindur votuesit që të mos e zgjedhin Trumpin sërish në postin e presidentit.
“Të gjithë ne e dimë se kush është Donald Trumpi”, tha Biden. “Pyetja të cilës duhet t’i përgjigjemi është se kush jemi ne?”.
Biden foli edhe për rolin e Trumpit gjatë sulmit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan, kur një turmë e mbështetësve të republikanëve sulmuan ndërtesën në kohën kur ligjvënësit po certifikonin fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale. Mbi 100 policë u sulmuan nga turma, e cila hyri në ndërtesë.
“Çfarë bëri Trumpi? Ai i cilësoi ‘patriotë’ këta kryengritës”, tha Biden, duke shtuar se “ai u premtoi se do t’i falte nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë”. Presidenti amerikan tha se Trump “lavdëroi” në vend se të dënonte dhunën politike.
Të paktën nëntë presona vdiqën në Kongres gjatë ose pas trazirave të 6 janarit të vitit 2021.
Biden tha se duke “tentuar që të rishkruajë faktet për 6 janarin, Trump po tenton ta vjedhë historinë në të njëjtën mënyrë sikurse tentoi të vidhte zgjedhjet”.
Trump, i cili përballet me 91 akuza penale, ku përfshihen edhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor presidencial, ka argumentuar se Bideni dhe demokratët e tjerë të lartë po tentojnë të minojnë demokracinë duke përdorur sistemin e drejtësisë për të penguar fushatën e rivalit të tyre kryesor.
Më 5 janar, Gjykata Supreme në SHBA u pajtua që të trajtojë rastin nëse emri i Trumpit mund të hiqet nga fletëvotimet për zgjedhjet e këtij viti për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të katër vjetëve më parë.
Të premten, Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme se ai kishte fituar zgjedhjet më 2020 dhe sërish i cilësoi si patriotë personat që sulmuan Kongresin.
Ndërkaq, gjatë fjalimit të tij, Biden foli edhe për premtimet e Trumpit për hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
“Fushata e Donald Trumpit është për të. Jo për Amerikën. Jo për ju. Fushata e Donald Trumpit është e obsesionuar me të kaluarën, jo të ardhmen”, tha presidenti amerikan.
Ai shtoi se “nuk ka konfuzion lidhur me atë se kush është Trump dhe çfarë synon të bëjë”.
Disa ditë pas trazirave të 6 janarit të vitit 2021, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Kërkimore Pew, 52 për qind e të anketuarve në moshë madhore thanë se Trumpi kishte përgjegjësi për ngjarjet. Por, në fillim të vitit 2022, sipas një sondazhi të ri, kjo shifër zbriti në 24 për qind.
Ndërkaq, në një sondazh të kryer javën e kaluar nga Universiteti i Marilendit në bashkëpunim me Washington Post, 18 për qind e mbështetësve të republikanëve thanë se protestuesit që hynë në Kongres “ishin kryesisht të dhunshëm”. Kjo shifër ka rënë nga viti 2021 kur ishte 26 për qind. Ndërkaq, 77 për qind e demokratëve dhe 54 për qind e të pavarurve, të anketuar për këtë sondazh, thanë se protestuesit ishin kryesisht të dhunshëm./ REL
Foto ilustruese RUSI-Një komentatore bukurie me shumë tatuazhe në trup, që pozon nudo në rrjet dhe admiron shamanët, ësh...
Foto ilustruese MADRID-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë...
Foto ilustruese KOREJA-Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha të artilerisë afër ishullit Jeonpeong më 6 janar...
Nga Steven Levitsky & Daniel Ziblatt “Linkiesta” Gushtin e vitit të kaluar, me rastin e debatit të parë të fushatës ...
Lloyd Austin SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në spital që nga e hëna për një problem m...
Gaza Nga Sander Gerber & Robert Wexler “The Hill” Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez përmes krijimit të 2 shteteve t&eum...
Ukraine UKRAINË- Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në baz&eum...
Ushtria serbe SERBI- Trembëdhjetë vjet pasi kaloi në një ushtri profesionale dhe bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak a...
Hasan Dakaj KOSOVË- Pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt dhe Xhavit Dakajt ditën e djeshme nga autor...
harta Nga Jose Caballero “The Conversation” Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, shkaktuan luhatjen e ndjeshme të e...