LIVE UPDATES
Bota

BE përfiton falas nga “truri i Kosovës”

Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”. Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në Vushtrri dhe se janë aftësuar si instalues elektrikë. Të dy thanë se kanë gjetur mundësi punësimi në Gjermani, me profesionin e marrë në Kosovë.

18 Shtator 2022, 13:21 Nga d.a.
BE përfiton falas nga “truri i Kosovës”
foto ilustruese

KOSOVË- Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj.

Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman.

Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”. Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në Vushtrri dhe se janë aftësuar si instalues elektrikë. Të dy thanë se kanë gjetur mundësi punësimi në Gjermani, me profesionin e marrë në Kosovë. Shkollimi fillor, i mesëm dhe universitar në institucionet publike të Kosovës është falas për çdo qytetar të vendit.

Një hulumtim që ka kryer më herët organizata joqeveritare në Kosovë “Demokracia Plus”, i titulluar “Kostoja e emigrimit të të rinjve”, ka gjetur se për shkollimin e një personi, nga niveli fillor deri në atë universitar, shteti i Kosovës ndan minimum 9.700 euro.

Në këtë shumë përfshihen disa pagesa, nisur nga shujtat ditore për nxënës të klasës së parë deri në të pestën, librat për nxënës të shkollave fillore e deri te taksat e ndryshme për studentë. Po ashtu, me Ligjin për financa publike, komunave të Kosovës çdo vit u ndahen mjete nga buxheti, që përdoren vetëm për arsim. Për vitin 2023, ky grant është planifikuar të jetë 200 milionë euro.

Lirim Krasniqi, nga organizata Germin, e cila merret me çështje të diasporës, thotë se njerëzit që emigrojnë nga Kosova në mënyrë të rregullt, “marrin me vete edhe koston financiare të shkollimit të tyre”.

Vendet e Bashkimit Evropian, në veçanti Gjermania, ku kryesisht emigrojnë qytetarët e Kosovës, përfitojnë më së shumti. Ato marrin një fuqi punëtore të kualifikuar ose relativisht të kualifikuar - në një lloj mënyre falas”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Hulumtimi i organizatës “Demokracia Plus” ka gjetur, po ashtu, se emigrimi i popullsisë i kushton Kosovës edhe me zvogëlim të bruto prodhimit të brendshëm.

“Çdo individ i aftë për punë, që emigron nga Kosova, merr me vete mesatarisht rreth 17 mijë euro në vit” që do të mund të gjeneroheshin nga “punësimi i tyre produktiv”, thuhet në hulumtim.

Kjo shumë u referohet taksave në të ardhura që ata do të paguanin, taksave në vlerën e shtuar, kontributeve për sigurime sociale e të tjera. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42.000 banorë.

Emigrimi i rregullt, sipas ASK-së, është bërë për disa arsye: bashkim familjar, martesë, gjetje e një vendi të punës, studime afatgjata e të tjera. Po sipas ASK-së, në vitin 2020 - kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit - nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000. Destinacionet më të synuara të kosovarëve janë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe SHBA-ja, Turqia dhe Kanadaja.

Ambasada gjermane në Prishtinë, në një deklaratë për REL-in në muajin mars, ka bërë të ditur se brenda vitit lëshon 5.500 viza pune për aplikimet që bëhen nga qytetarët e Kosovës.

Një raport i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, i titulluar “Profili i zgjeruar i migrimit 2013-2017”, ka nxjerrë në pah se, pas vitit 2011 e këndej, nga Kosova janë larguar kryesisht të rinj të grup-moshave 25-44 vjeç dhe me shkollim të avancuar.

Ilir Vitija, nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga kontaktet që kjo organizatë ka me të rinj, del se ata ikin për shkak të mungesës së perspektivës, shkollimit cilësor, vendeve të punës në profesionin që kanë studiuar e të tjera.

“Me lehtësi po gjejnë punë jashtë Kosovës”, thotë ai për emigrantët e rregullt. “Kanë një të ardhme më të sigurt”, sipas tij.

Kjo organizatë ka po ashtu një platformë, ku të rinjtë mund të shprehin mendimet apo shqetësimet e tyre.

“Mund të them se secili prej nesh, të paktën një herë, ka menduar ta lëshojë Kosovën. E shumë prej nesh e kemi si opsion të parë këtë zgjedhje”, shkruan një përdorues i kësaj platforme.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike thonë se ikja e popullatës nga Kosova vë në rrezik tregun e punës.

“Kuadrot tona është duke na i marrë tregu evropian. Nëse vazhdon kështu, Kosova rrezikon të mbetet pa ekspertë të fushave të ndryshme, e pa punëtorë fizikë. Kompanitë nuk mund të zhvillohen pa fuqi punëtore dhe profesionale”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Sipas tij, dy sektorë që aktualisht përballen me mungesë të madhe punëtorësh, janë: gastronomia dhe ndërtimtaria.

Nga Qeveria e Kosovës thonë për REL-in se këtë vit shkollor ka nisur mësimi dual, që mund të inkurajojë më shumë të rinj të shohin të ardhmen e tyre në Kosovë. Mësimi dual është një sistem, sipas të cilit, aftësimi në një kompani të caktuar kombinohet me lëndë në një shkollë profesionale.

Mësimi fillimisht ka nisur në një shkollë profesionale në Prishtinë me nxënës të pesë klasave të dhjeta - në drejtimet: floktari, kuzhinier/e, asistent/e i/e mikpritjes hoteliere dhe murator/e. Këto profile thuhet se u përgjigjen edhe kërkesave të tregut.

Në një fjalim të mëhershëm në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, po përpiqet të rrisë besueshmërinë në institucione.

“Mungesa e punësimit dhe sidomos e punësimit në profesionin e caktuar të të riut ka ndikuar që ata të emigrojnë nga vendi ynë”, ka thënë Kurti.

Sipas të dhënave të ASK-së, papunësia në Kosovë, vitin e kaluar, është sjellë mes 20.5 për qind dhe 25.8 për qind. Shkalla e papunësisë te të rinjtë - grup mosha 15-24 vjeç - është afro 40 për qind. Paga mesatare bruto në vitin 2021 ka qenë 484 euro.

Norma e inflacionit, sipas ASK-së, ka arritur në 13 për qind në muajin gusht, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë gushtin e vitit 2021. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri./REL/

banka botërore lirim krasniqi ilir vitija largimi i te rinjve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet