LIVE UPDATES
Bota

"Miqësia" Kinë-Rusi-Iran, DW: bashkim i autokracive?

Takimi i Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO në Samarkand tregon sidomos një gjë: anëtarët e tij thonë se e shohin veten si partnerë, por në radhë të parë ndjekin interesat e tyre.

18 Shtator 2022, 12:39 Nga d.a.
"Miqësia" Kinë-Rusi-Iran, DW: bashkim i autokracive?
Putin dhe Jinping

RUSI- Nuk duhet të ketë dyshim: Kina dhe Rusia janë shtete mike dhe do të mbeten të tilla. Një "mik të vjetër" e vlerësoi presidenti Xi Jinping gjatë takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO presidentin rus, Putin. Ky iu përgjigj, se ai shpreson për impuls të ri në partneritetin kinezo-rus. Por se si do të jetësohet miqësia mes dy fuqive të mëdha, për këtë nuk dolën shumë të dhëna konkrete nga takimi në Samarkand, Uzbekistan. Putin lëvdoi "partneritetin strategjik, gjithëpërfshirës" me Kinën, bëri fjalë për një "botë multipolare" të re, dhe dënoi "përpjekjet për një botë monopolare". Për këtë përgjegjës është SHBA, sipas presidentit rus. Putin dënoi "provokimet" e SHBA në Rrugën e Tajvanit dhe theksoi, se Rusia mbështet parimin "një Kinë".

Por Putin nuk mund të shpresonte për një pohim të pranueshëm për të në lidhje me luftën e Ukrainës. Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të demonstruar përgjegjësinë e fuqive të madhe për stabilitet dhe energji pozitive në botë të kaosit, deklaroi Jinping. Ai nuk e përmendi sulmin rus kundër Ukrainës. As në një pozicionim zyrtar kjo nuk u përmend.

"Neutralitet prorus"

Deklaratat e presidentit kinez janë shprehje e linjës së deritanishme kineze në politikën e jashtme, thotë drejtuesi i Zyrës së Pekinit të Fondacionit, Konrad Adenauar në bisedë me DW, Johan Fuhrmann. Vërtet të dy vendet në kuadër të Lojërave Olimpike në një deklaratë u shprehën kundër sundimit të perëndimit, por çfarë pason pas saj: "Pyetja që shtrohet është natyrisht, a çon një deklaratë e tillë në një aleancë apo partneritet?" Sipas Fuhrmann, "që Kina nuk synon një aleancë duket në atë që Pekini nuk përpiqet t'i mënjanojë sanksionet e perëndimit. Në të njëjtën kohë, Kina i zuri vendin Gjermanisë si importuesi më i madh i gazit rus. Kjo është problematike nga këndvështrimi perëndimor." Për politikën  që vumë re në Samarkand është futur tani nocioni i "neutralitetit prorus", thotë Fuhrmann.

Partnerë në një rajon të vështirë

Pekini ka interes të zgjerojë rrjetin e marrëdhënieve tek shtetet aziatiko-qendrore, thotë Johan Fuhrmann. "Në të njëjtën kohë duhet thënë, se bëhet fjalë për një rajon shumë konfliktuoz, vendet e të cilit nuk janë unison të bashkuara pas Kinës dhe Rusisë. Aty ka hezitim të madh." Vetëm Irani kërkon një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë. Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha në Samarkand, se vendi i tij do të neutralizojë një pjesë të madhe të sanksioneve me Rusinë përmes bashkëpunimit. "Bashkëpunimet mund të zgjerohen në sferën politike, komerciale, ekonomike dhe në teknologjinë hapësinore." Si hap për këtë Teherani shikon anëtarësimin në SCO.

Shtetet e tjera aziatiko-qendrore të SCO (Kazakistani, Kirgistani, Tadxhikistani, Uzbekistani) ndjekin një poitikë tjetër, thotë politologja, Andrea Schmitz nga Fondacioni për Shkencën dhe Politikën. Për të nuk bëhet fjalë, nëse këto vende do duhet të lidhen më shumë me Kinën apo me Rusinë, sepse që sot ato kanë lidhje të ngushta. Kina është ndërkohë kredidhënësja më e madhe e këtyre shteteve. Sipas Schmitz bëhet fjalë për asimetrinë e bashkëpunimit, që pjesërisht shkon deri në varësi. "Kjo natyrisht nuk është në interes të vendeve aziatiko-qendrore." Prandaj synimi nuk është të ndërrohen varësitë me një varësi tjetër. Vendet aziatiko-qendrore përpiqen të diversifikojnë marrëdhëniet e jashtme dhe ato ekonomike për të mbajtur marrëdhënie pragmatike e të shumëanshme me shumë partnerë. "Qëllimi i tyre nuk është të dorëzohen nën strehën e një aktori hegjemonial." I këtij mendimi është edhe eksperti, Johan Fuhrmann, që thekson që këto vende përpiqen të jenë sa më neutrale. "Por përmes luftës në Ukrainë po rritet presioni për t'u pozicionuar."/DW/

johan fuhrmann xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet