LIVE UPDATES
Bota

BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023

Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

24 Dhjetor 2022, 15:58 Nga I.A
BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e
Bruksel

BRUKSEL- Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing  për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.

Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo.

Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021 është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

E pyetur nëse kanë marrë garanci nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se kjo marrëveshje e nënshkruar në Tiranë do të zbatohet, Muletier ka thënë se një gjë e tillë është përcaktuar qysh kur liderët e Ballkanit Perëndimor kishin nënshkruar Deklaratën për Mbështetjen e Axhendës Dixhitale të  Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 e ku përcaktohet prioriteti i uljes së tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi përfundimtar i procesit është ulja e çmimeve të roaming me BE-në në nivelin afër atij të brendshëm, duke kontribuar në uljen e tarifave të roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

“Ulja e tarifave shtesë të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm në bazë të Marrëveshjeve Tregtare Vullnetare nga operatorët, sipas modeleve të biznesit të kompanive, interesave komerciale dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe tregtisë në fuqi”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Muletier tutje ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Deklaratën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor e ku janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.

Uljet e para të rëndësishme të çmimeve të roaming-ut që do të fillojnë më 1 tetor 2023 do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se kjo është një nismë vullnetare e operatorëve të telekomunikacionit, ajo do të zbatohet prej tyre. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomit me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Muletier.

zoi muletier

Sondazh

Poll
Bota 24 Dhjetor 2022, 14:58 I.A

Sulmi në Paris, autori: Jam rracist

Pamje nga ngjarja FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i c...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më