24 Dhjetor 2022, 11:24
Nga k.m.
Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.
"Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri", tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm.
Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, ku tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.
"Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, tha ai.
Vizita e Zelenskyyt në SHBA më 21 dhjetor ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ai tha se ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare.
Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.
Biden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën - në vlerë prej 1.85 miliard dollarësh - e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.
Zelenskyy tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re. Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë. Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike./REL
volodymyr zelenskyy
Bota
24 Dhjetor 2022, 10:54
k.m.
Foto ilustruese
EUROPË- Në të njëjtën kohë që Amerika e Veriut ndikohet nga vlera jashtëzakonisht të ulët...
Bota
24 Dhjetor 2022, 10:32
k.m.
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, n...
Bota
24 Dhjetor 2022, 09:35
k.m.
Donald Trump
Këto paralajmërime ishin bërë nga anëtarët e kabinetit, zyrtarët e fushatës dhe madje nga anëtar&...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:52
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- Dy ushtarë belgë të forcave ajrore u arrestuan në zemër të Brukselit. Dëshmitarët ok...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:39
k.m.
Foto ilustruese
Kongresi i dha miratimin përfundimtar të premten legjislacionit që ndryshon ligjin që rregullon certifikimin e një...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:25
k.m.
Pamje nga SHBA
SHBA- Stuhia e dimrit që parashikuesit e quajtën 'Elliott' u intensifikua në një ciklon pranë Liqeneve të M&eu...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:16
k.m.
Foto ilustruese
PEKIN- Gjysmë milion njerëz në ditë po infektohen me COVID-19 në një qytet të vetëm...
Bota
24 Dhjetor 2022, 07:51
d.a.
Rusi
RUSI- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit n&e...
Bota
24 Dhjetor 2022, 07:31
d.a.
Stuhi ne SHBA
SHBA- Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën në stuhinë që ka përfshirë SHBA në...
Bota
24 Dhjetor 2022, 07:14
d.a.
kongresi amerikan
SHBA- Kongresi i dha miratimin përfundimtar të premten legjislacionit që ndryshon ligjin që rregullon certifikimin e ...