LIVE UPDATES
Bota

Emigrimi i madh dhe papunësia në Turqi, gjithnjë e më shumë të rinj turq mësojnë gjermanisht

Në Turqi po rritet interesi për gjuhën gjermane. Shkollat me emër i dërgojnë më shumë se tre të katërtat e nxënësve të tyre në Gjermani.

15 Shtator 2025, 08:42 Nga I.A
Emigrimi i madh dhe papunësia në Turqi, gjithnjë e më
Foto Ilustruese

TURQI- Gjermania është partnerja më e rëndësishme tregtare e Turqisë, mbi tre milionë njerëz me prejardhje turke jetojnë në Gjermani, në vend ka shkolla dhe universitete gjermanishtfolëse - të gjitha këto lidhje të ngushta me Gjermaninë e kanë bërë prej kohësh gjuhën gjermane popullore në Turqi. E ky popullaritet vazhdon të rritet dita-ditës. Trendi reflektohet mbi të gjitha në preferencat gjuhësore të të rinjve. Ndërsa anglishtja mbetet zgjedhja e parë, kërkesa për gjermanishten tani po rritet me shpejtësi si në shkolla, universitete dhe kurset e gjuhës. Gjimnazet me emër po përjetojnë një kërkesë në rritje për programet e gjuhës gjermane.

Shumë kurse gjermane në Institutin Goethe në Turqi janë të rezervuara plotësisht. 35 shkolla publike në Turqi kanë si lëndë mësimi gjermanishten. Megjithatë, aplikantët zakonisht duhet të jenë tek tre përqindëshi i më të mirëve.

"Turqia humb gati 80% të studentëve tek Gjermania"

Interesi në rritje për gjuhën gjermane është aktualisht i dukshëm edhe në universitetet turke. Provimi i pranimit bazohet në një sistem pikësh: sa më shumë pikë, aq më popullor është programi i diplomimit. Pikët e dhëna për programet gjermane po rriten si në shkollat ​​e mesme ashtu edhe në universitete.

Duket se, Gjermania po luan një rol gjithnjë e më të madh në planet e ardhshme të të rinjve. Shkollat ​​e njohura tani konsiderohen si një trampolinë për të studiuar në Gjermani. "Në të kaluarën, shkollat ​​e mesme elitare dërgonin deri në 80 përqind të të diplomuarve të tyre në universitetet turke. Sot, pothuajse po kaq shkojnë në Gjermani, e madje nga disa shkolla të mesme madje të gjithë maturantët", shpjegon eksperti turk i arsimit Salim Ünsal.

Sipas një raporti të përbashkët nga Goethe-Institut, DAAD dhe DW, kërkesa për gjermanishten po rritet në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, ka një mungesë të madhe mësuesish të gjermanishres në shumë vende. Edhe në Turqi, oferta nuk e përmbush dot kërkesën.

27 vjeçari Fatih Kalkan erdhi në Gjermani në fillim të vitit për të ndjekur studimet master. Ai thotë se kishte dëgjuar  që herët "nga miqtë dhe familja e tij se është e rëndësishme të jesh në gjendje të flasësh gjermanisht". Prandaj filloi të mësonte gjuhën gjermane që në Turqi. Meqenëse të gjitha kurset me prezencë, veçanërisht ato në Goethe-Institut, ishin të rezervuara plotësisht, Kalkan u detyrua të zgjidhte një kurs online.

Shanse të pakta punësimi në Turqi

Fatih tani po studion në Leipzig dhe vazhdon të mësojë gjermanisht. "Në fakt doja ta ndërtoja karrierën time në Turqi. Por për shkak të mundësive më të mira për zhvillim profesional jashtë vendit, vendosa të shkoj në Gjermani dhe Austri", thotë Kalkan. Situata e vështirë ekonomike luan një rol të madh për shumë të rinj turq. Sidomos të rinjtë i shohin njohurinë e gjuhës gjermane si kartëvizitë për studime universitare ose si një shans të mirë për të hyrë në tregun e punës në Gjermani. Përveç perspektivave më të mira të karrierës, situata e vështirë në tregun turk të punës, fuqia e ulët blerëse, kushtet stresuese të punës po çojnë gjithashtu në rritjen e emigrimit, thotë eksperti i gjuhës Ünsal.

Situata e vështirë ekonomike luan një rol të madh që shumë të rinj turq mësojnë gjermanishtFotografi: DHA
Naz Kiraz, një 18-vjeçare turke, aktualisht jeton në Düsseldorf. Situata në Turqi ka luajur rol në vendimin e saj për të ardhur në Gjermani: "Mundësitë e karrierës në Turqi janë dukshëm të kufizuara. Nëse nuk ndjek një universitet shumë të mirë, rreziku i të mbeturit i papunë është shumë i lartë. Studimi jashtë vendit ishte çelësi për hapjen e mundësive të reja për mua."

Në një intervistë me DW, ajo e përshkruan gjermanishten si "një gjuhë globale shumë të respektuar" dhe shton: "Fillova të mësoj gjermanisht, sepse besoj se do të hapë mundësinë e studimit në Gjermani dhe do të përmirësojë perspektivat e mia të karrierës në Turqi. Kur bëhet fjalë për ofertat e punës, gjuhët që flisni janë po aq të rëndësishme sa përvoja." Ajo përfundoi nivelin B1 në Turqi dhe vazhdon të mësojë gjermanisht. Naz Kiraz planifikon të studiojë shkencat inxhinierike.

Liria e shprehjes faktor tjetër në vendimin për studime jashtë vendit

Një motiv tjetër për të studiuar jashtë vendit është edhe situata e lirisë së shprehjes në Turqi. Liritë akademike që kishte e bindën avokatin Sümer Alaz të qëndronte në Gjermani pas studimit master. Rreth tetë vjet më parë, ai filloi studimet e masterit në Marburg. Sümeri kishte mësuar gjermanisht privatisht në vendlindje. Tani, avokati punon për një organizatë joqeveritare në Berlin dhe ndjek doktoraturën për të drejtën kushtetuese. Ai është mirënjohës që ka mbërritur fillimisht në Marburg: "Në Berlin, mund të bësh gjithçka me anglisht dhe turqisht. Në Marburg, studentët e huaj flisnin edhe gjermanisht, kështu që u motivova të përmirësoja gjermanishten time."

Sümer Alaz shpjegon preferencën e tij për traditën intelektuale të gjuhës gjermane si më poshtë: "Gjermanishtja është një gjuhë universalisht e vlefshme që është e rëndësishme jo vetëm në drejtësi, por edhe në shumë fusha të tjera. Gjermanishtja është një nga gjuhët e pakta që ka në nivel mjaft të lartë akademik."/DW

goethe-institut gjermania 

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale