LIVE UPDATES
Bota

BE-ja miraton sanksione të reja dhe zotohet për presion shtesë ndaj Moskës

Pakoja e sanksioneve është miratuar të shtunën, një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të luftës.

25 Shkurt 2023, 15:14 Nga DOSJA
BE-ja miraton sanksione të reja dhe zotohet për presion shtesë
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është zotuar se do të rrisë presionin ndaj Moskës “derisa të çlirohet Ukraina”, teksa ka miratuar pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë. Pakoja e sanksioneve është miratuar të shtunën, një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të luftës.

“I kemi zgjeruar sanksionet më shumë se kurrë – duke prekur arsenalin e luftës së Rusisë dhe duke rënduar në ekonominë e saj”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter, duke shtuar se blloku evropian është duke rritur presionin ndaj atyre që tentojnë të anashkalojnë sanksionet e BE-së.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka paralajmëruar se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Borell ka thënë se sanksionet e fundit kanë goditur sektorin bankar, qasjen e Moskës në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake dhe në teknologjinë e avancuar.

Në paketën e re përfshihen sistemet e armatimit, përfshirë dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara.

Në listë janë shtuar edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.

Kufizimet tjera janë vënë në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike. Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së do të duhet të miratojnë këto sanksione, ashtu që të zbatohen. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë të shtunën se ushtria ka zmbrapsur 70 sulme të ushtrisë ruse në drejtim të qyteteve ukrainase, Kupiansk, Liman, Bahmut dhe Avdivka në lindje. Më 25 shkurt, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se Rusia duket se ka mbetur me sasi të vogla të dronëve iranianë dhe mëton të furnizohet me ta.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

bashkimi evropian lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari