LIVE UPDATES
Bota

BE e prerë: Nëse Serbia nuk ka progres në normalizimin me Kosovën, nuk ka progres në negociatat e anëtarësimit

Zyrtarë të BE: Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës shkelje e Marrëveshjes së Ohrit. Një raport i kreut të diplomacisë së BE lidhur me masat e sanksionuese ndaj Kosovës pritet së shpejti.

15 Qershor 2024, 12:48 Nga r.ll
BE e prerë: Nëse Serbia nuk ka progres në normalizimin me
peter stano

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha, se "qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

"Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano. Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht e ka ndryshuar kapitullin e 35, ku në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, normalizimi  i raporteve me Kosovën është përfshirë si kusht.

Këto deklarata zyrtarë BE-ja i bën pasi ambasadori i SHBA-së në Serbi,  Christopher Hill, në të përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja "formale eKosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”.

Por në lidhje me deklarimet e Christopher Hill, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, duke cituar kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, shkroi se "është i paimagjinueshëm anëtarësimi në BE pa njohje reciproke”. Kancelari Scholz, këtë deklaratë e kishte bërë  gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022.

"Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, shkroi Rohde në platformën X.

"Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse, është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte deklaruar Olaf  Scholz më 2022.

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanain, Manuel Sarazin, zhvilloi të premten një bisede telefonike me presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku sipas këtij të fundit është folur edhe për "për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe për situatën në rajon”. Vuçiç  shkroi në Instagram siç thotë se " ka pasur një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me Sarrazin për ‘marrëveshjet e pazbatuara', nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë, ato që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë, posaçërisht themelimin e Asociacionit me shumicë serbe”. Vuçiq thotë, se "përsërita se Gjermania dhe komuniteti ndërkombëtar në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal. Por, mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”.

Por, kur është fjala tek zbatimi i marrëveshjeve, Bashkimi Evropian, për herë të parë e qortoi Serbinë se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke  lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ndonëse marrëveshja e ndalon një gjë të tillë.

"Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshin edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve që më vonë u bë e njohur si "Marrëveshja e Ohrit', marrëveshje kjo që ka mbetur e pa zbatuar në tërësinë e saj. Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë nën sanksione Kosovën për shkak të - siç thuhet -"veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës në veri të vendit”, Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrel, pritet të paraqesë një raport lidhur me heqjen ose jo të këtyre masave ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës që njëherësh është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha para një komisioni parlamentar se "ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian”.

"Raporti i Borrellit është parakusht për trajtimin në Këshillin e Europës, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Besnik Bislimi./DW

serbi kosove be peter stano

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër