LIVE UPDATES
Bota

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars.

22 Mars 2023, 09:33 Nga a.l
BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Takimi në Ohër

KOSOVË- Shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo është ligjërisht e obligueshme. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.

Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell. Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.

Marrëveshjet e Ohrit

Në takimin e Ohrit, që u mbajt më 18 mars, nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, ranë dakord me aneksin e  zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja që u publikua nga Bashkimi Evropian me 27 shkurt në Bruksel, ka 11 nene, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili nuk  pëlqen ta quaj Asociacion, thotë se Kosova “do të udhëhiqet prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim”.

Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit jo-shumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë.

Shtimi i presionit

Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtarë që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bëjnë edhe SHBA-të. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet të fillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t’i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjë punën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet të fillojë mr njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe simboleve kombëtare.

Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë më gazetarë në distancë.

Ne besojmë se duhet të jetë një (Asociacion) që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës. Por duhet të jetë edhe një Asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Gabriel Escobar. Ai e bëri të qartë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë në Ohër për zbatimin e marrëveshjes është obligim ligjor, ndonëse nuk kishte nënshkrime.

Zbatimi është obligim ligjor

Dua ta bëjë të qartë.Ky është detyrim ligjor për të cilin Serbia është pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth nënshkrimit është përqendrim ndaj diçkaje që nuk ka ndikim në faktin se e kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje, ne e trajtojmë të tillë, të dyja palët hynë në të me seriozitet dhe Bashkimi Evropian e konfirmoi se është e tillë në sytë e tij”, theksoi emisari amerikan Gabriel Escobar. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por vetëm deri te vijat e saja të kuqe.

Vijat e kuqe të Serbisë
Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiç në Bruksel, gjatë një konference donatorësh, pas tërmetit që ka goditur Turqinë. Sipas tij, marrëveshja e Ohrit, “është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq”.

Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për çështjet e statusit”, u shpreh Daçiç.

Sidoqoftë, plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 mars u pajtuan për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Pikërisht për këtë partitë opozitare në Kosovë, ftuan për të enjten në seancë parlamentare kryeministrin Kurti, të raportojë për marrëveshjen për të cilën opozita thotë se do të dëmtojë për një periudhë të gjatë proceset integruese të vendit./DW

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez