LIVE UPDATES
Bota

Misteri i avionit të pestë të “11 shtatorit”- Dyshimet e ekuipazhit: Një burrë i veshur me burka në klasin e parë, arabët kërkonin që avioni të ngrihej

Ata ngrenë pyetje se pse një burrë i veshur me burka ishte ulur në klasin e parë bashkë një grup prej 3 arabësh të tjerë.

22 Mars 2023, 09:21 Nga A.B
Misteri i avionit të pestë të “11 shtatorit”-
Sulmi

SHBA- Një dokumentar i ri ka ngritur pyetje mistike për 'avionin e pestë' të 11 shtatorit. Piloti dhe tre anëtarët e ekuipazhit të United Flight 23 i thanë TMZ, se ata besojnë që avioni i tyre ishte menduar të përdorej në sulme, raporton 'DailyMail'.

Ata ngrenë pyetje se pse një burrë i veshur me burka ishte ulur në klasin e parë bashkë një grup prej 3 arabësh të tjerë. Nuk kishte asnjeri tjetër në hapësirën e tyre të veçantë. Njëri prej këtyre pasagjerëve u ankua kur ngritja e avionit po vonohej duke kërkuar që avioni të çohej në ajër. “United 23” po qëndronte në pistën e aeroportit “JFK” të Nju Jorkut në pritje për të fluturuar për në Los Anxhelos. Por në orën 9 të mëngjesit të gjitha fluturimet u ndaluan pasi një avion i dytë goditi Qendrën Botërore të Tregtisë.

Pasi avioni u evakuua, FBI shkoi në bord për të hetuar. Ata gjetën 4 kapakë në dyshemenë e kabinës kryesore të hapura pavarësisht se ekuipazhi thotë se i la të mbyllura dhe se avioni ishte i mbyllur. Më vonë, në një aeroplan ngjitur u zbuluan një palë prerëse kutish.

FBI-ja refuzoi të zbulonte nëse ndonjë nga pasagjerët ishte hetuar pasi ata u larguan nga avioni. “United 23” nuk u përfshi në raportin zyrtar të Komisionit të 11 shtatorit dhe nuk pati asnjëherë arrestime të konfirmuara të atyre që ishin në bord.

1. Misteri i njeriut me burka

Stjuardesat Sandy Thorngren dhe Barbara Brockie Smaldino dëshmuan se kishin parë një burrë të veshur me burka së bashku me 3 arabë të tjerë që ishin ulur në klasin e parë. Në fillim nuk ishte askush përveç këtyre 4 personave. Në shoqërinë e burrit të veshur me burka ishte edhe dikush që dukej se ishte një truprojë. Bëhet fjalë për një person më të gjatë, me trup të palestruar, me kostum. Ai ishte ulur me një djalë të vogël që ishte rreth 6 ose 7 vjeç. Thorngren tha se asaj i bëri përshtypje personi me burka sepse “ishte shumë mbuluar dhe mezi mund t’i shihje sytë”.

2. Një nga pasagjerët arabë kërkoi të shihte kabinën

Stjuardesa Smaldino tregoi se dëgjoi arabin, i cili kishte veshur një kostum duke folur me stjuardesën kryesore e identifikuar vetëm si Deborah të cilës ai i kërkonte nëse djali i tij mund të shihte kabinën e pilotit.

Ai i kërkoi asaj që t’i tregonte djalit të tij të vogël kabinën, por pasagjerët nuk lejoheshin më në kabinë”- tha Smaldino. Por pavarësisht kësaj, Thorngren tha se ata ishin lejuar të shihnin kabinën.

3. Pse arabët kërkonin me ngulm ngritjen e avionit

Para nisjes, Deborah po përpiqej të rregullonte që në avion të silleshin pjata me fruta sepse të gjitha vaktet e tjera përbëheshin nga mish, të cilin arabët nuk mund ta hanin. “Njerëzit e klasit të parë nuk donin të hanin. Deborah ishte e vendosur që të merrnin ushqim sepse do të ishte një fluturim i gjatë” – rrëfen Thorngren, citon lapsi.al.

Pasagjerët u zhgënjyen nga kjo dhe këmbëngulnin se nuk kishin nevojë për ushqim, thjesht donin të ngriheshin në ajër.

4. Kush i hapi kapat pas evakuimit të aeroplanit?

Menjëherë pasi avioni i dytë u përplas në Qendrën Botërore të Tregtisë, fluturimet në JFK u ndaluan dhe aeroporti u evakuua. “United 23” u kthye në pistë dhe u dërgua përsëri pranë portave. Pasagjerët u nxorën dhe më pas ekuipazhi kaloi përmes avionit për t’u siguruar që ishte plotësisht i pastër sepse një inxhinier ishte urdhëruar të mbyllte avionin.

Rreth 20 minuta më vonë, FBI hyri në aeroplan dhe zbuloi se 4 kapëse në dyshemenë e kabinës ishin të hapura. Çelësat çuan në një ndarje për pajisjet elektronike të avionit. Brenda kësaj ndarjeje kishte një çelës tjetër poshtë në dysheme, i cili lejon hyrjen e avionit në pistë. Porser Deborah tha se ajo ishte e habitur kur FBI-ja e pyeti për kapakët e hapur.

Kur më thanë se kapakët ishin të hapura, nuk mund të merrja frymë. Unë u përpoqa të kuptoja se si mund të hapeshin ato kapëse nëse nuk ishte dikush poshtë në zonën e elektronikës. Ata e hapën pasi ne u larguam nga avioni” – tha ajo.

5. Pse u gjetën prerëse në klasin e parë të avionit

FBI zbuloi një palë prerëse kutish në ndarjen e sediljeve të avionit që ishte ngjitur me “United 23” në terminal. Numri i bishtit të avionit kishte vetëm një shifër ndryshim, gjë që bën pilotin Mannello të dyshojë se tehet ishin të destinuara për avionin e tij, por ishin vendosur gabim në avionin ngjitur.

“Nëse dikush në terren ka bashkëpunuar me ta, ata thjesht bënë një gabim dhe vendosën prerësen e kutive në aeroplanin e gabuar. Unë besoj se ato prerëse ishin të destinuara për aeroplanin tim, jo për atë pranë meje. Është e vetmja gjë që më bën të mendoj se ka një mundësi që dikush po planifikonte të përdorte aeroplanin tonë si armë të shkatërrimit në masë” – thotë piloti Mannello.

6. Çfarë ndodhi me udhëtarët?

Ekuipazhi u kthye në hotelin e tyre atë natë dhe u intervistua në dhomat e tyre individualisht nga FBI të nesërmen. Ata u dërguan më vonë për të parë një formacion në Autoritetin Portual, por asnjëri prej tyre nuk mundi të identifikonte personat.

Stjuardesa Thorngren tha se ajo i tha FBI-së për dyshimet e saj për 4 personat në klasën e parë dhe njeriun që vetëm djersiste. Piloti Mannello tha se gjatë intervistës së tij me FBI, ata i thanë se kishin 7 persona në radarin e tyre. FBI nuk dha detaje rreth 4 personave në klasën e parë, por Mannello kujtoi se agjenti u referohej të gjithëve si “arabë”.

avioni i 11 shtatorit

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?