LIVE UPDATES
Bota

Thaçi në Hagë, këshilltari i Erdogan: Të gjykohet i lirë në Turqi, dalim garantë

Në një intervistë për KlanKosova, Demiri u shpreh se që në javët e para kur Thaçi u arrestua dhe shoqërua në Hagë, Turqia ka bërë gati dokumentet duke garantuar lirimin e Thaçit dhe mbajtjen e tij mysafir në Turqi. Për këtë, ai tha se kanë biseduar dhe me autoritetet në Kosovë, dhe kanë qenë të dyja shtetet të koordinuara në mënyrë që gjykimi i Thaçit të vazhdonte në liri, por që për këtë nuk morën një përgjigje nga Haga.

1 Nëntor 2022, 20:18 Nga I.A
Thaçi në Hagë, këshilltari i Erdogan: Të gjykohet i
Sabri Demiri

TURQI-  Kryekëshilltari i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shqiptari Sabri Demiri ka deklaruar se Turqia ka qenë nga shtetet e para që ka ofruar garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga paraburgimi në Hagë. Në një intervistë për KlanKosova, Demiri u shpreh se që në javët e para kur Thaçi u arrestua dhe shoqërua në Hagë, Turqia ka bërë gati dokumentet duke garantuar lirimin e Thaçit dhe mbajtjen e tij mysafir në Turqi. Për këtë, ai tha se kanë biseduar dhe me autoritetet në Kosovë, dhe kanë qenë të dyja shtetet të koordinuara në mënyrë që gjykimi i Thaçit të vazhdonte në liri, por që për këtë nuk morën një përgjigje nga Haga. Duke folur për mundësitë që Presidenti Erdogan të vizitojë Thaçin në Hagë, ai tha se nuk mund të japë garanci për këtë, ndërkohë që tregoi se gjatë një bisede telefonike që kishte bërë me ish-Presidentin e Kosovës, ky i fundit shprehu falenderimin për Erdogan. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Cili është qëndrimi i Turqisë për Gjykatës Speciale?  

Demiri: Qëndrimi i Turqisë ka qenë gjithmonë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike. Por ne nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor. Ne kemi dërguar garanci në Hagë që nëse bie një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri të Thaçit ta kemi mysafir në Turqi. 

Pyetje: Pra ju keni garantuar për lirimin dhe gjykimin e Thaçit në liri. Cila ka qenë përgjigja e tyre?

Demiri: Prej tyre nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Kjo ka qenë në fillim, dy-tre muaj pasi filloi procesi atëherë. Ishin disa shtete që e shprehën këtë dëshirë, ne ishim nga të parët që shprehëm këtë. Dhe filluam me Minisrinë e Jashtme me kërkesën dhe e dorëzuam atë. Nuk mund të them për datë konkrete, por ishim një nga shtetet e para që e ofruan këtë. 

Pyetje: A ka pasur bashkëpunim në këtë proces me autoritetet kosovare. Duke qene se keni ofruar garanci për kreun e shtetit. 

Demiri: Po, kemi pasur kontakte me institucionet e Kosovës dhe kanë qenë të informuar në Kosovë të gjithë.

Pyetje: Cila ka qenë ndihma e Kosovës në këtë proces?

Demiri: Nuk mund të them diçka të saktë të lidhur me këtë.

Pyetje: Komunikimi me kë ka qenë? 

Demiri: Komunikimi ka qenë me Ministrinë e Jashtme, për shkak se unë kam ndjekur në momentin që kam marrë lejen nga President në lidhje me këtë kërkesë. Dhe më pas është marrë Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme. 

Pyetje: Sa janë gjasat që Erdogan të viziojë ish-Presidentin Thaçi në Hagë?

Demiri: Nuk mund të them për këtë.

Pyetje: A ka pasur ndonjë komunikim direkt me Thaçin, nga presidenca apo nga Presidenti Erdogan?

Demiri: Ka pasur një telefonat, por e ka pasur me mua dhe ka shprehur dëshirën që ta përshëndes dhe falenderojë Presidentin Erdogan. 

Thaçi dhe të tjerët ka mbi dy vite që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Mbi ta rëndojnë akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë Speciale për krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

rexhep taip erdogan sabri demiri hashim thaçi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës