LIVE UPDATES
Bota

Banka Qendrore Evropiane blen me miliarda euro, obligacione të Italisë, Spanjës, Portugalisë e Greqisë

Agjencia e lajmeve Bloomberg dhe Tagesschau, shërbimi i lajmeve i televizionit publik gjerman ARD, bëjnë të ditur se Banka Qendrore Evropiane ka shpenzuar miliarda euro për të blerë obligacione të Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë. Blerjet neto të obligacioneve nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia kapin shumën 17,3 miliardë euro, bëhet e ditur.

4 Gusht 2022, 08:25 Nga A.B

Banka Qendrore Evropiane blen me miliarda euro, obligacione të

Bloomberg e Tagesschau thonë se miliardat janë përdorur për obligacione të Italisë, Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ekspertët konstatojnë pakësim të fondeve të Gjermanisë e shteteve të tjera, shkruan Auron Dodi në Deutsche Welle.

Agjencia e lajmeve Bloomberg dhe Tagesschau, shërbimi i lajmeve i televizionit publik gjerman ARD, bëjnë të ditur se Banka Qendrore Evropiane ka shpenzuar miliarda euro për të blerë obligacione të Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë. Blerjet neto të obligacioneve nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia kapin shumën 17,3 miliardë euro, bëhet e ditur.

Analistë të bankës gjermane Commerzbank i thanë Tagesschau se ky hap ka synuar t'u sinjalizojë tregjeve se Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të ndërhyjë, kur është e nevojshme. Një rrethanë e tillë është p.sh. rritja në treg e primit të riskut për obligacionet e Italisë, krahasuar me ato të Gjermanisë. Rritja e madhe e dallimit midis primeve të obligacioneve të këtyre dy vendeve është njëri nga kriteret e aktivizimit të BQE.

Fakti që dallimi në primin për riskun për obligacionet e Italisë dhe Gjermanisë ra javët e fundit në 2,1 përqind nga 2,5 përqind sa ishte, u sugjeron analistëve se BQE ka ndërhyrë në treg. Këtë e sugjeron sipas Bloomberg-ut edhe pakësimi në korrik, me 18,9 miliardë euro i fondeve të maturuara të programit të pandemisë, nga obligacionet në euro në banka të Gjermanisë, Francës dhe Holandës. Bloombergu u referohet statiskave të dy muajve të fundit të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane.

Shtete donatore dhe shtete marrëse

Me ngritjen e Fondit të rindërtimit të pandemisë, të programit të pandemisë, për ta organizuar blerjen e obligacioneve, sipas Bloomberg-ut eurozona u nda në tre kategori: në donatorë, ku përfshihet Gjermania, Franca dhe Holanda; në marrës, që janë Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia dhe në të ashtuquajturit neutralë.

Për ta mbajtur monedhën e euros stabile, Banka Qendrore Evropiane ka ndërtuar vija mbrojtjeje. Vija e parë e mbrojtjes është PEPP (Pandemic Emergency Purchase Programme), programi i blerjeve emergjente për shkak të pandemisë. Ky instrument mendohet se është përdorur edhe në këtë rast.

Në qershor, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde thirri një mbledhje urgjente, pas rritjes së dallimit në riskun për obligacionet midis Italisë dhe Gjermanisë.

Në mbledhje Lagarde paraqiti edhe një instrument të ri kundër fragmentimit në eurozonë: TPI, Transmission Protection Instrument. Me këtë instrument mund të bëhen blerje të qëllimshme dhe pa kufi të obligacioneve të vendeve të zhytura në borxhe, gjë që i ul shpenzimet për financimin e borxheve nga këto shtete. "TPI ofron mundësi për ta qetësuar tregun, që edhe vendet e zhytura në borxhe t'i përballojnë normat e larta referuese të interesit", i tha tagesschau-t Antje Praefcke nga Commerzbank.

Qëndrime "tolerante" nga Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane

Që një vend të ketë të drejtë të shfrytëzojë këtë instrument krize, ai duhet të ndjekë një politikë në parim solide financiare buxhetore si dhe një politikë makroekonomike të qëndrueshme. Ekspertë gjermanë kritikojnë se këto kritere janë shumë të përgjithshme.

Meqenëse Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane aktualisht dominohet nga "pëllumbat" (= mbështetës të politikës jo të rreptë financiare, në dallim nga "skifterët"), ndër ta përfaqësues të vendeve të zhytura në borxhe, pritet një qëndrim tolerant ndaj një kërkese nga një shtet për ta shfrytëzuar këtë instrument krize. Vende si Italiamund ta shfrytëzojnë shpejt këtë instrument, pasi dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi i ka turbulluar tregjet e bondeve./DW

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime