Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendimi vjen pas një ankese të bërë më 2016 nga një shtetase franceze e lindur më 1977, avokati i së cilës tha se ajo nuk dëshiron që t’i publikohet emri.
FRANCË- Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur ia ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo vijonte mësimet në një shkollë, thuhet në vendimin e një komiteti të Kombeve të Bashkuara. Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së tha se me këtë rast Franca ka shkelur Paktin ndërkombëtar për të drejta civile dhe politike.
Vendimi vjen pas një ankese të bërë më 2016 nga një shtetase franceze e lindur më 1977, avokati i së cilës tha se ajo nuk dëshiron që t’i publikohet emri. Kjo grua kishte qenë duke ndjekur një kurs profesional për të rritur më 2010 dhe kishte kaluar intervistën dhe testin pranues.
Por, drejtori i shkollës së mesme Langevin Wallon, që gjendet në periferi të Parisit, kishte refuzuar që ta linte të hynte në shkollë për shkak të një ndalese që kishte të bënte me veshjen e simboleve fetare në institucionet publike të arsimit.
Komiteti i OKB-së tha se “ndalimi që iu bë asaj që të marrë pjesë në kurs për shkak të shamisë përbën një kufizim të lirisë së saj fetare dhe është në kundërshtim me traktatin”. Ky vendim i komitetit ishte miratuar në mars, por vetëm më 3 gusht iu dorëzua avokatit të ankueses.
“Ky është një vendim i rëndësishëm që tregon se Franca ka punë për të bërë në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe në rastin konkret në respektimin e minoriteteve fetare, veçanërisht të komunitetit mysliman”, tha për AFP-në, Sefen Guez, avokati i gruas që iu ndalua ndjekja e kursit për shkak të shamisë.
Marrë nga REL
Peter Kalmus SHBA- Peter Kalmus, një shkencëtar i NASA-s, u arrestua në Chase Bank pasi u mbyll në një hyr...
Anibal Torres PERU- Kryeministri i Perusë, Anibal Torres ka dhënë dorëheqjen, mes një hetimi të zgjeruar penal të fokusu...
FBI SHBA- Deri të dielën, kreu i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahri ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë...
Senati Amerikan SHBA- Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NA...
Fermeret TAJLANDË- Mes shqetësimeve për mungesën e grurit për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët n&eum...
Kondicioneret SPANJË- Qeveria spanjolle ka rënë dakord të prezantojë masa urgjente për të kursyer energji për shkak...
Ushtaret ARMENI- Armenia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë “v...
Nagorno Karabakh ARMENI- Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanas rifilluan të mërkurën në rajonin separatist të Nag...
Foto ilustruese KIEV- Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë. Këtë e ko...
Bozhidar Deliç SERBI- Bozhidar Deliç, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, q&eum...