LIVE UPDATES
Bota

Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

Është e vështirë të arrish të flasësh me një nga refugjatët që mbërrijnë në ishull pikërisht sepse ata dëbohen.

3 Shkurt 2024, 19:27 Nga M.B
Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një
Foto ilustruese

GREQIA- Ishulli grek i Samosit, është skenë e një realiteti të zymtë për disa nga azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e tij por kthehen mbrapsht me forcë në Turqi. Korrespondenti i rrjetit PBS Malcolm Brabant, shkoi në Samos për të dokumentuar kushtet e tmerrshme të jetesës brenda kampit të mbipopulluar të refugjatëve në këtë ishull dhe për të hedhur dritë mbi mënyrën se si trajtohen ata nga autoritetet greke. Nga ishulli grek i Samosit mund të shihen në sfond malet që i takojnë Turqisë. Pamjet e bukura fshehin një realitet të hidhur. Është e vështirë të arrish të flasësh me një nga refugjatët që mbërrijnë në ishull dhe kthehen mbrapsht, pikërisht sepse ata dëbohen. Por gazetari i PBS-it, arriti të flasë me njërën prej tyre e cila ka ardhur nga Afrika Qendrore. Ai tregon se si shkoi ta takojë gruan që u dërgua mbrapsht në Turqi por arriti të rikthehet përsëri në Samos përmes detit Egje. Gazetari Malcolm Brabant e takoi atë pranë kampit të refugjatëve në Samos, që ka kushte të mjerueshme dhe ruhet nga policia e cila është mosbesuese ndaj gazetarëve dhe kamerave. Azilkërkuesja që ka ikur nga konflikti në vendin e saj, nuk dëshiron të identifikohet, nga frika e pasojave.

“Na çuan në një rrugë mes maleve , derisa arritëm në një port ku pamë një varkë të madhe. Aty e kuptuam që po na kthenin në Turqi. Na hipën në barkë. Kishte shumë dallgë. Na detyruam të vishnim jelekë shpëtimi dhe na thanë se do të na godisnin sërish nëse nuk hipnim në varkë. Na hodhën kuti të vogla me portokalle. Në atë kohë erdhën forc nga Turqia për të na shpëtuar”, thotë ajo.

Kthimi i tyre mbrapsht u bë nën petkun e errësirës. Gruaja dhe migrantët e tjerë u dërguan në lindje të ishullit Lesbos dhe u braktisën pranë ujërave turke.

“Ishim në varkë për një kohë të gjatë. Kishte shumë dallgë. Njerëzit bërtisnin. U frikësova. Nuk mund të flisja, isha e dehidratuar. Ata na keqtrajtuan dhe shkelën të drejtat tona njerëzore. Kisha menduar se po të vinim në vendin e tyre për të kërkuar azil, do të na dëgjoni. Por ata e vranë atë shpresë.”

Ish-oficeri i ushtrisë britanike Nick Waters është analist dixhital i faqes Bellingcat që përdor informacione publike nga interneti për të ekspozuar shkelje ndërkombëtare.

“Është e pamundur që të kalosh Egjeun me këto gomone të vogla shpëtimi”.

Avokati Dimitris Choulis nga Samos përfaqëson azilkërkuesit. Ai akuzon Greqinë se po kryen shkelje në emër të Bashkimit Evropian.

“I lanë pa ujë, me foshnjat me vete, duke u rrezikuar jetën. Roja jonë Bregdetare Greke i kryen këto krime”, thotë ai.

“Më duhet të them se mund ta prisnim një gjë të tillë nga një qeveri si ajo e Rusisë, për shembull, por jo nga qeveria e një vendi evropian”, thotë analisti Waters.

Azilkërkuesit janë të vetëdijshëm për qëndrimin e Greqisë, por nuk stepen nga kërcënimi i kthimit mbrapsht ose nga kushtet e vështira në ishujt grekë. Gazetari i PBS-it shkon më pas për të folur me një të ri palestinez i quajtur Mohammed. 25 vjeçari, mesa duket ka notuar gjatë fundjavës nga Turqia në Samos. Por meqenëse është fundjavë, ai nuk mund të regjistrohet zyrtarisht nga autoritetet. Dhe ai ka frikë se mund të dërgohet mbrapsht. Mohammedi, një specialist i telekomit nga Gaza, notoi tetë orë rresht. Ai tregon pickimet e insekteve që pësoi ndërsa fshihej në pyll.

“Kam dëgjuar nga shumë njerëz dhe miq të mi se rojet bregdetare greke i kapin, i fusin përsëri në anije dhe i kthejnë në ujërat turke. Nuk i lejojnë të kërkojnë azil dhe nuk ua respektojnë të drejtat ligjore.”

Muhamedi ndenji i fshehur deri kur filloi java dhe nën mbrojtjen e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, u regjistrua zyrtarisht dhe u pranua në kampin e refugjatëve. Nga i njëjti kamp gruaja nga Afrika Qendrore i bën thirrje Bashkimit Evropian ta detyrojë Greqinë që t'u përmbahet parimeve bazë të BE-së.

“Gjërat duhet të ndryshojnë. Duhen bërë përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Ujërat janë të rrezikshme. Është e vështirë. Ata duhet të na dëgjojnë, duhet të na pranojnë, në vend që të na hedhin në det”.

Ajo nuk ka ku të kthehet. Prindërit ia kanë vrarë dhe shtëpia e saj është shkatërruar. Azili është shpresa e saj e vetme, por nuk është një garanci./ VOA

azilkerkues greqia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj