LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA-s: Kundërpërgjigja amerikane ndaj Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka patur rreth 40 të vrarë në objektet e goditura.

3 Shkurt 2024, 17:20 Nga N.F
Analiza e VOA-s: Kundërpërgjigja amerikane ndaj Gardës
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Irak dhe Siri ndaj forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake që i mbështesin, në kundërpërgjigje për vdekjet e tre ushtarakëve amerikanë nga sulmi me dron të dielën në një bazë amerikane në Jordani. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka patur rreth 40 të vrarë në objektet e goditura. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, sulmet ajrore filluan pak pasi presidenti Joe Biden mori pjesën në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover, për pritjen në atdhe të trupave të ushtarakëve të vrarë amerikanë.

Duke përdorur avionë bombardues me rreze të gjatë, ushtria amerikane goditi të premten në tre vendndodhje të ndryshme në Irak dhe katër në Siri. Sulmet u urdhëruan si kundërpërgjigje nga presidenti Joe Biden. U goditën në total rreth 85 objektiva të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe grupet paraushtarake që e mbështesin.

Këto nuk do të jenë sulmet e fundit, tha të premten nëpërmjet telefonit gjeneral lietnant Douglas Sims, drejtor i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm.

“Në këto momente, të gjithë avionët janë kthyer të padëmtuar. Nuk do të jap detaje të tjera për kohën se kur do të bëhen sulmet e tjera”, tha ai.

Ndër objektivat ishin qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe dronëve, objekte të logjistikës dhe furnizimit me municione për grupet paraushtarake dhe sponsorët e tyre nga Garda Revolucionare e Iranit. Më pak se tre orë përpara sulmeve ajrore, presidenti Biden dhe zonja e parë Jill Biden morën pjesë në ceremoninë solemne për pritjen në atdhe të trupave të tre ushtarakëve të vrarë amerikanë. Ata u vranë të dielën nga një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani. Shtetet e Bashkuara fajësuan për sulmin “Rezistencën Islamike në Irak”, një organizatë mëmë për grupet e mbështetura nga Irani.

Koha e përzgjedhur për sulmet ajrore amerikane u përcaktua kryesisht nga moti, i tha Zërit të Amerikës nëpërmjet telefonit zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Nuk pati absolutisht asnjë lidhje me kohën e ceremonisë solemne sot në bazën ajrore Dover”, tha zoti Kirby.

Në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover në Dellauer, morën pjesë familjarët e të rënëve, drejtuesit ushtarakë, ndër ta edhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, si dhe ligjvënësit e shtetit Xhorxhia nga ku ishin të tre ushtarakët e ndjerë: rreshteri William Jerome Rivers, rreshterja Kennedy Ladon Sander dhe rreshterja Breonna Alexsondria Moffett. Presidenti Biden foli më herët gjatë javës me familjarët e tyre.

“Do të doja të mos më duhej ta bëja këtë telefonatë. E di se nuk ekziston diçka që mund të thuhet apo mund të bëhet për ta lehtësuar dhimbjen. E kam përjetuar vetë”, u tha presidenti Biden nëpërmjet telefonit prindërve Oneida Oliver Sanders dhe Shawn Sanders.

Me mijëra ushtarakë amerikanë të vrarë jashtë vendit ndër vite, jo në të gjitha ceremonitë solemne kanë marrë pjesë presidentët. Kjo është ceremonia e dytë e tillë për presidentin Biden. Në gusht të vitit 2021, ai mori pjesë në ceremoninë për 13 ushtarakët e vrarë në Kabul gjatë tërheqjes nga Afganistani të forcave amerikane. Dhe tashmë presidenti përballet me luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë që rrezikon të zgjerohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

“Mendoj se shumë vende në rajon po presin se ç’do të ndodhë. Nuk mendoj se ndokush dëshiron ta shndërrojë në një konflikt të përgjithshëm ku secili duhet të marrë një anë”, tha James Robbins, nga Instituti i Politikave Botërore.

Ndërkohë presidenti Biden dhe zyrtarët amerikanë thonë në mënyrë të përsëritur se: Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Iranin.

Marrë nga VOA

shba irak siri garda revolucionare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj