LIVE UPDATES
Bota

Autoriteti tatimor i Indisë kontrollon sërish zyrat e BBC në Nju Deli dhe Mumbai

Kontrollet filluan disa javë pas fillimit të transmetimit të një dokumentari mbi trazirat që përfshinë shtetin perëndimor të Guajaratit në 2002, ku u vranë të paktën një mijë persona, kryesisht myslimanë. Trazirat ndodhën në kohën kur kryeministri aktual Narendra Mondi ishte guvernator i këtij shteti të Indisë.

15 Shkurt 2023, 22:59 Nga k.m.
Autoriteti tatimor i Indisë kontrollon sërish zyrat e BBC në Nju
Foto ilustruese

Zyrtarët indianë të tatimeve të mërkurën kontrolluan për të dytën ditë radhazi zyrat e Korporatës Britanike të Transmetimit, BBC në Nju Deli dhe Mumbai. Veprimi, të cilin qeveria e ka quajtur kontroll tatimor, është kritikuar ashpër nga partitë opozitare, organizatat globale dhe ato indiane mediatike, duke e konsideruar atë një përpjekje për të shuar zërat e pakënaqur dhe për të frikësuar median.

Kontrollet filluan disa javë pas fillimit të transmetimit të një dokumentari mbi trazirat që përfshinë shtetin perëndimor të Guajaratit në 2002, ku u vranë të paktën një mijë persona, kryesisht myslimanë. Trazirat ndodhën në kohën kur kryeministri aktual Narendra Mondi ishte guvernator i këtij shteti të Indisë.

Dokumentari me dy pjesë “India: Pyetjet rreth Modit”, i cili ngriti shumë çështje rreth veprimeve të Modi dhe pretendon se ai ishte “përgjegjës” për “kulturën e pandëshkueshmërisë” që i hapi rrugën dhunës, u denoncua nga ministria e jashtme e Indisë, e cila e quajti atë “propagandë”. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Indisë thuhet se “dokumentari ishte i anshëm, atij i mungonte objektiviteti dhe ai paraqiste një vazhdimësi të qartë të mentalitetit kolonialist” të mbulimit të ngjarjeve.

BBC ka thënë se për realizimin e dokumentarit janë bërë “hulumtime rigoroze”. Ai nuk është transmetuar në Indi dhe qeveria ka bllokuar të gjitha videot dhe publikimet e tij në Twitter përmes aktivizimit të kompetencave emergjente bazuar në ligjin e informacionit elektronik. Në javët e fundit, anëtarë të partisë Bharatiya Janata në pushtet, që drejtohet nga Modi, kanë akuzuar BBC-në për vendosje në shënjestër të Indisë në një kohë kur statusi i saj global është në rritje.

Kontrolli, që nisi të martën, vazhdoi gjatë natës deri të mërkurën. Departamenti i Tatimit mbi të Ardhurat nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por ‘Press Trust of India’, agjencia më e madhe e lajmeve në vend, njoftoi se zyrtarët po merrnin kopje të të dhënave elektronike e financiare. BBC ka bërë të ditur se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.

Këshilltari i lartë i ministrisë së Informacionit dhe Transmetimeve Kanchan Gupta tha për kanalin televiziv ‘Times Now’ se kontrolli nuk kishte si qëllim hakmarrjen ndaj trasmetuesit britanik. Disa nga mediat vendase kanë cituar burime të paidentifikuara që thonë se BBC ishte në "mospërputhje të qëllimshme" me rregulloret. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se Uashingtoni ishte në dijeni të këtyre zhvillimeve, por tha se nuk ishte në gjendje të ofronte një gjykim mbi çështjen. Megjithatë Price shtoi se "ne (SHBA) mbështesim rëndësinë e një shtypi të lirë në mbarë botën".

"Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe lirisë së fesë ose besimit, si të drejta të njeriut që kontribuojnë në forcimin e demokracive në mbarë botën", u tha Price gazetarëve të martën.

Që nga fillimi i kontrollit, ka pasur një seri kritikash në lidhje me veprimet kundër transmetuesit publik britanik. Disa kritika kanë vënë në dukje se autoritetet indiane kanë përdorur kontrollet tatimore, si pretekst për të shënjestruar organet kritike mediatike.

Në një editorial të së mërkurës, gazeta ‘Indian Express’ shkruante se duke pasur parasysh trajtimin që qeveria Modi u bën mediave kritike dhe shoqërisë civile, veprimi i fundit ndaj ‘BBC-së’ ngjan me një ngacmim dhe një përpjekje për frikësim. Në një deklaratë të martën të Klubit të Shtypit të Indisë thuhej se kontrolli duket të jetë një "rast i qartë i hakmarrjes, që vjen brenda disa javësh nga shfaqja e dokumentarit në BBC". Në deklaratë thuhej gjithashtu se "kjo gjë do të dëmtojë reputacionin dhe imazhin e Indisë si demokracia më e madhe në botë". Sipas organizatës Reporterë pa Kufij, India shënoi rënie në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022, nga vendi 142 që ishte një vit më parë, tashmë renditet në vendin e 150./VOA

indi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më