Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Albin Kurti tha se nuk ka asnjë kontakt direkt me Vuçiç dhe se ky i fundit është vetëdijshëm për të gjitha krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për marrëdhënien e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Albin Kurti tha se nuk ka asnjë kontakt direkt me Vuçiç dhe se ky i fundit është vetëdijshëm për të gjitha krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.
"S'kam marrëdhënie me Vuçiç, nuk jemi dy vende mike. Bisedojmë anglisht ne. Është i ndërgjegjshëm për krimet, unë e di që ai e di. Por e ka ndërtuar politikën dhe karrierën e tij në mospranimin e krimeve. Nuk e marr personalisht fare. Ai është president i një shteti armiqësor,"-tha Albin Kurti.
PJESË NGA INTERVISTA:
Blendi Fevziu: Si janë raportet tuaja me zotin Vuçiç?
Albin Kurti: Ne nuk kemi raporte të cilat janë të pandërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në diskutimet që bëjmë.
Blendi Fevziu: Nuk keni kontakte të drejtpërdrejta?
Albin Kurti: Jo, jo!
Blendi Fevziu: Fare?
Albin Kurti: Nuk jemi shtete mike ne. (Qesh)
Blendi Fevziu: Jo, jo e di por edhe kur bisedoni…
Albin Kurti: Bisedojmë në anglisht.
Blendi Fevziu: A është Vuçiç i ndërgjegjshëm për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë?
Albin Kurti: Unë e di që ai e di, por ai e ka ndërtuar politikën dhe karrierën e tij në mospranimin e krimeve që i kanë kryer serbët në Kosovë, kur ai ishte dhe ministër i Informatave në qeverinë e Millosheviçit.
Blendi Fevziu: Ku buron kjo fuqia e Vuçiçit që po e dominon Serbinë prej kohësh?
Albin Kurti: Unë besoj që buron nga shteti serb, i cili edhe e krijoi Jugosllavinë edhe e shkatërroi, për të njëjtin qëllim. Që ta krijojë Serbinë e Madhe. Nëse shihni 150 vitet e fundit në Ballkan nuk ka luftë pa Serbinë, po nuk ka paqe pa shqiptarët.
Siyuan Zhuji KINË- Siyuan Zhuji, një artist multidisiplinar që dokumentoi jetën gjatë pandemisë në Kinë, ë...
Elon Musk SHBA- Elon Musk bleu Twitter dhe aktualisht është CEO i kompanisë, por ai tashmë po përgatitet të lirojë ...
Itinerari i balonës SHBA- Amerika e kishte gjurmuar balonën kineze të spiunazhit që kur u lëshua nga toka nga ishulli Hainan n&eum...
Ohio SHBA- Një tren që transportonte kimikate ka dalë nga shinat në Ohio të SHBA-së dhe ka shpërthyer në flakë...
Studimi SHBA- Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojnë se organizatat mediatike kombëtare, synojnë t&...
Ushtar rus RUSI- Një rekrut 20-vjeçar i identifikuar me emrin Sergei Grindin vrau veten në një njësi ushtarake pran&e...
Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA- Departamenti i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Kin&eum...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij dhe Kina së shpejti do të mbajnë një së...
Vladimir Putin SERBI- Presidenti rus Vladimir Putin nisi planet me bindjen se do të pushtonte Ukrainën sa më shpejt, por parashikimet dol&eu...
Ben Cardin RUSI- Një grup senatorësh demokratë dhe republikanë thanë të mërkurën se do të përpiqeshi...