LIVE UPDATES
Bota

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë në Kosovë

E pandryshuar nga viti 2011, vlera e saj aktualisht është 130-170 euro. Sipas udhëheqësve qeveritarë, vendimi i ri do t’i prekë rreth 150.000 punonjës, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat. Por, as kjo shumë, sipas ekspertëve të ekonomisë, “nuk e mbush shportën e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”.

9 Shtator 2024, 17:26 Nga N.F
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
Foto ilustruese

KOSOVË- “Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”... Kështu nis rrëfimin Sejdi Salihu, i cili si punonjës teknik në një shkollë fillore të Prishtinës, thotë se paguhet 274 euro në muaj. Prej tyre, mbi 100 euro i duhen për shpenzimet komunale të familjes së tij 4-anëtarëshe.

“Jemi mësuar të heqim, gjithmonë... Po shpresojmë të bëhet më mirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Në fund të gushtit, Qeveria e Kosovës mori vendim që paga minimale në vend të jetë 350 euro, nisur nga 1 tetori i këtij viti.

E pandryshuar nga viti 2011, vlera e saj aktualisht është 130-170 euro. Sipas udhëheqësve qeveritarë, vendimi i ri do t’i prekë rreth 150.000 punonjës, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat. Por, as kjo shumë, sipas ekspertëve të ekonomisë, “nuk e mbush shportën e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”.

Kritika kanë edhe sindikalistët e sektorit privat, të cilët thonë se Qeveria nuk është konsultuar me ta për vlerën e pagës minimale dhe vendimin për të e konsiderojnë si “fushatë zgjedhore”, përpara zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Salihu thotë se nuk pret që kjo rritje e pagës minimale ta rrisë edhe mirëqenien e familjes së tij. Bashkëshortja e tij bën punë të ngjashme si ai, por në një shkollë tjetër, dhe merr, po ashtu, rreth 270 euro në muaj.

“[Rritja e pagës minimale] ndoshta ndikon pak, por shumë pak ose fare. Shpenzimet janë shumë të mëdha. Fëmijët po kërkojnë... jeta vazhdimisht kërkon të holla”, thotë 53-vjeçari.

Ai tregon se për shërbimet komunale, përfshirë energjinë elektrike dhe komunikimet, familjes së tij i duhen më shumë se 100 euro në muaj, ndërsa për ushqime më shumë se 300.

“Nëse blen miellin, sheqerin, kripën, vajin, groshën, patatet, makaronat, vezët, ndonjëherë mish apo suxhuk, pra, më rrallë - sërish pa i shpenzuar deri në 10 euro në cikërrima të tjera, është e pamundur... Kur vjen vjeshta, po duhen drurët, turshitë...”, thotë Salihu.

“Po të mos ishte ndihma e mërgatës, mbetesh pykë”, shton ai, duke treguar se vëllai që jeton në Perëndim, e ndihmon muaj për muaj.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se vendimi për pagën minimale ka ngritur disa dilema ligjore, pasi Qeveria e Kosovës, siç është thënë, nuk është konsultuar me përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve për vlerën e saj, ashtu siç e kërkon ligji.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, përsërit se paga minimale është caktuar nga Qeveria, pa u konsultuar dhe pa i njoftuar sindikalistët. Sipas tij, bazuar në koston e jetesës në Kosovë, paga minimale do të duhej të ishte rreth 700 euro, porse sindikalistët kanë sugjeruar që ajo të jetë së paku 500 euro. Ai thotë se shuma prej 350 eurosh nënkupton që një familje 4-anëtarëshe të shpenzojë më pak se 12 euro në ditë.

“Kjo i bie që për çdo kokë të familjes të ketë 2.70 ose 2.80 euro”, thotë Azemi - shumë kjo që, sipas tij, nuk krijon as bazë minimale sociale për njerëzit.

Azemi thotë se sindikatat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale që nga fillimi i mandatit të Qeverisë aktuale, në vitin 2021, por thekson se ky hap është ndërmarrë gati në fund të mandatit, përkatësisht pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të ardhshme.

“Unë nuk e kam quajtur pagë minimale, por pagë parazgjedhore, sepse kjo është një pagë përmes së cilës [Qeveria] dëshiron të marrë vota. Përndryshe, gjendjen sociale të punëtorëve, nuk e ndryshon”, thotë Azemi.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila përfaqëson bizneset private, thotë se shumica e bizneseve e tejkalojnë nivelin e pagës minimale, të caktuar së fundmi nga Qeveria. Nën atë minimale, sipas tij, janë vetëm pagat që japin bizneset private që ndërlidhen me sektorin publik, ku ofrojnë shërbime teknike dhe paguhen nga institucionet publike.

“Po të na jepej mundësia, ne, si sektor privat, mbase brenda mundësive që i kemi, do të propozonim një nivel tjetër më të madh të pagës. Por, ka qenë tërësisht mungesë e konsultimit dhe informimit të sektorit privat”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se zotimi i Qeverisë, se paga minimale prej 350 eurosh do të lirohet nga tatimi për të ardhurat personale, kërkon ndryshime ligjore, të cilat është sfidë të arrihen deri më 1 tetor.

Në anën tjetër, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se paga minimale duhet të lëvizë varësisht inflacionit. Që nga shpërthimi i luftës gjithëpërfshirëse në Ukrainë, në vitin 2022, inflacioni gjetiu në botë ka shënuar rritje.

Ndonëse gjatë vitit të fundit ka qenë më stabil, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në korrik të këtij viti çmimet e konsumit kanë shënuar rritje për 2.2 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Mendoj se paga minimale, për të siguruar një jetesë të dinjitetshme, duhet të jetë së paku 450 euro dhe në vitet e ardhshme të bëhet indeksimi i saj me rritjen e inflacionit”, thotë Bektashi.

Sipas tij, me 350 euro “nuk mbushet shporta e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”. Ai nuk pret që kjo vlerë e pagës minimale të ndikojë në ngritjen e çmimeve në treg.

“Unë nuk besoj se kjo ngritje ose vlera që do të paguhet për rritjen e pagës minimale, do të ndikojë në sasinë e eurove në qarkullim. Fundja, inflacioni te ne nuk buron nga prodhimi vendor, por është inflacion i importuar”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, Agjencia e Statistikave nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit. Por, çmimet e produkteve bazë, gjatë dy vjetëve të fundit, janë rritur vazhdimisht. Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve, që mezi ia dalin t’i përmbushin nevojat mujore. Paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro, ndërsa shkalla e papunësisë sillet në rreth 10 për qind./ REL

kosove nevoja bazike paga minimale

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit