LIVE UPDATES
Bota

Ankohen fermerët në Kosovë, kushtet klimatike dhe rritja e çmimeve të plehut artificial, ulin cilësinë e grurit

Sipas përfaqësuesve të bujqve dhe mullisëve, faktorët që kanë ndikuar në cilësi më të dobët të grurit janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe plehërimi jo i duhur, për shkak të, siç thonë, rritjes së çmimit të plehut artificialÇmimi i këtij produkti është rritur shumëfish, në vazhdën e shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera.

15 Korrik 2022, 09:41 Nga e.k
Ankohen fermerët në Kosovë, kushtet klimatike dhe rritja e
Foto ilustruese

KOSOVË- Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i siguruar nga sezoni i sivjetmë i korrje-shirjeve, nuk do ta ketë as cilësinë e duhur.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se cilësia aktuale e grurit nuk jep garanci për përpunimin e të gjitha produkteve nga mielli.

“Kur themi se çka i mungon grurit, ndoshta është herët të flasim pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve… Nuk i mungon shumë, por nuk do të japë një cilësi të mjaftueshme për t’u përpunuar. Për përpunimin e bukës ndoshta nuk do të jetë problem, sepse për bukë ne vazhdimisht importojmë grurë, si përforcues të kualitetit… Por, për disa industri të tjera ushqimore do të jetë problem”, thotë Zejnullahu për Radion Evropa e Lirë.

Ai përmend biskotat, pastat, petët për byrek si produkte që mund të pësojnë nga cilësia më e dobët e grurit.

Të pakënaqur me cilësinë janë edhe vetë prodhuesit.

“Gruri, sivjet, nuk ka ‘zemër’, nuk e ka atë pjesën ushqyese”, thotë Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës.

“Buka kërkon grurin e kualitetit të lartë”, shton ai.

Barometër për cilësinë e grurit është pesha e hektolitrit. Sa më e lartë të jetë pesha e hektolitrit në grurë, aq më e madhe është sasia e lëndës së thatë dhe rendimenti i miellit.

Në kushte normale, kjo vlerë duhet të jetë mbi 75 në një kilogram grurë. Kjo vlerë përcaktohet me peshore të posaçme, të cilën e posedon çdo fabrikë e miellit.

“Pesha e hektolitrit sivjet është deri në 75, kurse vitin e kaluar ka qenë deri në 82”, thotë për Radion Evropa e Lirë Musa Gashi, pronar i fabrikës së miellit “Grunori”, në qytetin e Skenderajt.

Sipas tij, cilësia e grurit “nuk është shqetësuese”.

Korrje-shirjet, të kushtueshme e të pamjaftueshme
Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, konfirmon se kultura e grurit, sivjet, nuk i ka parametrat standardë, por thotë se mund të përdoret për prodhimin e miellit, respektivisht gatim të bukës.

“Normalisht se nën 65 [pesha e hektolitrit] nuk dedikohet për industrinë e blojës, porse sondazhet e realizuara për grurin sivjet janë të gjitha mbi 70”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas përfaqësuesve të bujqve dhe mullisëve, faktorët që kanë ndikuar në cilësi më të dobët të grurit janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe plehërimi jo i duhur, për shkak të, siç thonë, rritjes së çmimit të plehut artificialÇmimi i këtij produkti është rritur shumëfish, në vazhdën e shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera.

Gruri duhet të plehërohet domosdo dy herë. Këtë vit, 100 kilogramë pleh artificial kanë arritur në 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë kushtuar 32 euro. Për një hektar tokë nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, përkatësisht Programit për pagesat direkte 2021, për një hektar sipërfaqe të kultivuar me grurë, fermerët e Kosovës janë subvencionuar me 75 euro.

Në kuadër të Programit të pagesave direkte për vitin 2022, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, është zotuar se do t’i subvencionojë fermerët edhe për mbjelljet vjeshtore të kulturës së grurit.Subvencionet sivjet kapin vlerën e 474 eurove për hektar, përfshirë këtu shpenzimet për pleh dhe naftë.

Por, përveç cilësisë së diskutueshme, fermerët në Kosovë kanë paralajmëruar se edhe sasia e grurit, që do të sigurohet sivjet nga korrje-shirjet, nuk do të jetë e mjaftueshme për nevojat e popullatës.Sipas tyre, nevojat do të plotësohen deri në 50 për qind.Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se presin që kërkesat e qytetarëve të plotësohen deri në 70 për qind, ndërsa për cilësinë e grurit, deri më tash, nuk kanë folur.

Nevojat e popullatës së Kosovës janë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit. Kosova, prej vitesh, nuk i plotëson ato dhe varet në masë të madhe nga importi. Serbia është vendi prej nga importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit.Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme.Por, sivjet, edhe çmimet e këtyre produkteve të importuara janë shtrenjtuar dukshëm, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje./REL

kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit