Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me gjithë praninë e madhe policore, Puigdemont foli para mijëra ndjekësve të vet në kryeqytetin katalonas në afërsi të Parlamentit katalonas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017.
SPANJË- Ish-lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, u rikthye në Spanjë të enjten pas shtatë vjetëve në mërgim, dhe mori pjesë në një tubim në Barcelonë, duke e shtyrë policinë spanjolle ta nisë një kërkim të madh për kapjen e tij.
Me gjithë praninë e madhe policore, Puigdemont foli para mijëra ndjekësve të vet në kryeqytetin katalonas në afërsi të Parlamentit katalonas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017.
“Ata mendonin se do ta festonin arrestimin tim dhe mendonin se ky ndëshkim do të na dekurajonte neve dhe juve. Epo, gabuan”, tha ai.
Pasi e përfundoi fjalimin, Puigdemont doli mbrapa skenës, dhe policia e mediat nuk ishin në gjendje ta gjenin vendndodhjen e tij më.
Një person me altoparlant i bëri thirrje turmës ta shoqëronte Puigdemontin në një marsh drejt Parlamentit të Katalonjës. Por, derisa zyrtarë të lartë të partisë Junts së Puigdemontit dhe anëtarë të partisë së moderuar separatiste, Esquerra Republicana de Catalunya, marshuan drejt ndërtesës parlamentare, Puigdemonti u fut në një veturë të bardhë policore, e cila i takonte një zyrtar të policisë rajonale, tha një burgim i Qeverisë katalonase.
Kërkimi për liderin separatist shkaktoi rrëmujë në trafik në Barcelonë dhe në afërsi të kufirit me Francën, pasi policia vendosi postblloqe dhe i kontrolloi veturat.
Kërkimi për Puigdemontin u anulua më vonë, tha një zëdhënës i Mossos, policisë katalonase, pa shpjeguar pse.
Disa mbështetës të Puigdemontit u përleshën me policinë në përpjekje për ta thyer kordonin që rrethonte një park ku ndodhet ndërtesa e Parlamentit. Policia përdori shkopinj dhe sprej për t’i frenuar protestuesit.
Puigdemont, 61 vjeç, iku në Belgjikë para shtatë vjetëve, pas përpjekjes së dështuar për ndarjen e Katalonjës nga Spanja. Ai ka jetuar në Belgjikë prej atëherë.
Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, u mbajt një referendum, në të cilin shumica e atyre që morën pjesë, votuan për pavarësi nga Spanja.
Parlamenti në Barcelonë më pas e e shpalli rajonin autonom republikë të pavarur.
Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.
Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar./REL
ITALI- Dy nga jahtet luksoze më të famshme në botë, në pronësi po ashtu të njerëzve më të pasur në bot&...
Breshka më e madhe në botë ITALI- Breshka më e madhe e detit në botë, një Lute e species Dermochelys coriacea, u gj...
19-vjeçari VJENË- Është publikuar fotoja e 19-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut që kishte planifikuar të kryente sulmi...
pamje nga mitrovica KOSOVË- Autoritetet në Kosovë të hënën testuan qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ib...
vance, trump, harris, walz SHBA- Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për nënpresident&e...
Statuja e Marilyn Monroe SHBA- Pas vitesh polemikash dhe një beteje të stërzgjatur ligjore, një pjesë e skenës turistike...
Butch Wilmore and Sunita Williams SHBA- Kur dy astronautë amerikanë u nisën në një mision provë në Stacionin Nd&eum...
foto ilustruese SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten Zërit të Amerik&eum...
te burgosurit e liruar GJERMANI- Pas këmbimit të të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe shteteve perëndimore, disa nga të bur...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazhin e bllokut dhe partnerëve të tjerë ...