LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Trump hyn në histori me kthimin në Shtëpinë e Bardhë

Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump arriti t’i tejkalojë ndasitë brenda Partisë Republikane, sfidat ligjore nga mandati i parë në vitet 2017-2021, dhe një atentat ndaj tij.

6 Nëntor 2024, 13:02 Nga M.B
Analiza: Trump hyn në histori me kthimin në Shtëpinë e
Donald Trump

SHBA- Donald Trump do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump arriti t’i tejkalojë ndasitë brenda Partisë Republikane, sfidat ligjore nga mandati i parë në vitet 2017-2021, dhe një atentat ndaj tij. Gjatë kësaj periudhe ai u përball, gjithashtu, me ndryshimet në Partinë Demokratike, kur presidenti në largim, Joe Biden, u zëvendësua nga nënpresidentja Kamala Harris si kandidate.

Në moshën 78-vjeç, Trump është presidenti më i moshuar që i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke ia kaluar Bidenit, i cili ishte 77 vjeç kur e mposhti atë katër vjet më parë. Kur të bëjë betimin më 20 janar, Trump do të bëhet presidenti i parë amerikan që ka shërbyer si i 45-ti dhe i 47-ti president i Shteteve të Bashkuara.

Ai është, po ashtu, presidenti i parë që është përballur me dy procese gjyqësore për shkarkim dhe gjithashtu i pari që është dënuar për një krim. Para nisjes së mandatit të dytë, ai vazhdon të përballet me dy çështje penale të papërfunduara – njëra që lidhet me përpjekjet e supozuara për të penguar marrjen paqësore të pushtetit nga Bideni dhe tjetra për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. Kurse, një çështje tjetër penale, lidhur me ruajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, u hodh poshtë në korrik.

Pavarësisht këtyre sfidave, në fushatën e tij të katërt presidenciale Trump solli një bagazh përvoje dhe një bazë të fortë mbështetësish. Shumë prej ndjekësve të tij mbështetën në vazhdimësi qëndrimin e tij për të mos e pranuar humbjen e zgjedhjeve ndaj Bidenit, retorikën e ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe pretendimet se problemet e tij ligjore ishin pjesë e një “gjuetie shtrigash” të drejtuar kundër tij.

Trump, gjithashtu, kryesoi sondazhet e votuesve mbi atë se cili kandidat ishte më i besueshëm për të trajtuar çështje delikate si imigracioni dhe kostot e larta të strehimit dhe ushqimit. Ai u pa si kandidati më i përshtatshëm për të rindërtuar Amerikën, të cilësuar vazhdimisht prej tij si të mbingarkuar nga emigrantë të paligjshëm. Në fushatën e tij të vitit 2016, Trump fitoi përkrahjen e votuesve me premtimet për ta "bërë Amerikën përsëri madhështore", krijimin e marrëveshjeve më të mira tregtare dhe rritjen e buxhetit ushtarak të SHBA-së, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer respektin për SHBA-në në arenën ndërkombëtare.

Si lider, që e ka dëshmuar veten në arenën globale, Trump u pa nga votuesit e shtatë shteteve vendimtare për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, po ashtu si kandidati më i përshtatshëm për të udhëhequr vendin mes konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Kjo lidhet ngushtë me vendimet e marra të Trumpit gjatë mandatit të parë, kur largoi njëanshëm Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe inicioi një luftë tregtare me Kinën, rivalin kryesor ekonomik të SHBA-së.

Ai, gjithashtu, e tërhoqi vendin nga disa marrëveshje ndërkombëtare që i konsideronte të pafavorshme për interesat amerikane dhe ushtroi presion mbi aleatët e NATO-s për të rritur buxhetet e mbrojtjes, kërkesë kjo të cilën shumica e aleatëve e përmbushën. Në një nga marrëveshjet më të diskutuara, administrata Trump arriti një pakt me talibanët, duke vendosur kushte për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani deri në vitin 2021, çka nga kundërshtarët e Trumpit u pa si mundësi që u hapi rrugë talibanëve për ta rimarrë pushtetin.

Në anën tjetër, Trump akuzoi Bidenin dhe Harrisin për keqmenaxhim të situatës në raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, gjë që, sipas tij, forcoi Rusinë në synimet e saj për të pushtuar Ukrainën. Gjatë mandatit të parë, Trump u përpoq t’i ndryshonte marrëdhëniet e Uashingtonit me Rusinë, duke kërkuar përmirësim të marrëdhënieve me presidentin Vladimir Putin, ndërsa njëkohësisht vendosi sanksione ndëshkuese ndaj Moskës. Në këtë frymë, Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Putinin do të kontribuojë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari