LIVE UPDATES
Bota

Makina të shpejta, luanë dhe kërcënime me vdekje! Bandat e krimit të Shkupit zaptojnë TikTok-un

TikTok-u është shndërruar në vendin e parapëlqyer të bandave kriminale dikur sekrete të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit. Kërcënimet me vdekje janë veçanërisht të njohura, si dhe fotot e luanëve dhe Vito Corleone-s.

9 Tetor 2024, 20:00 Nga M.B
Makina të shpejta, luanë dhe kërcënime me vdekje! Bandat e
Foto ilustruese

SHKUP- Në korrik, fotoja e një torte u postua në një profil TikTok-u plot me përmbajtje të një kreu famëkeq të një bande të quajtur Fatlum Ajeti. Ajo shoqërohej me fjalën “Halkidiki”, duke iu referuar rajonit të njohur turistik të Greqisë veriore, dhe me mbishkrimin: “Hakmarrja është më e ëmbël se torta”.

Postimi, i cili është parë më shumë se 100,000 herë, përkoi me përvjetorin e parë të vrasjes së Orhan Bajramit dhe një burri tjetër në qytetin Hanioti të Halkidikisë, ku Bajrami besohej se kishte qenë me pushime.

Ajeti, kreu i bandës kriminale Belanoca në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, ndodhet në burg që nga prilli i vitit 2023, duke vuajtur një dënim me 11 vjet burg për trafik droge.

Por burgosja e tij nuk e ka ndalur vetëpromovimin e tij apo luftën e fjalëve me rivalët e tij në TikTok.

“Do t’ju dërgoj te shokët tuaj”, tha ai në një video të postuar në profilin e tij në TikTok në prill duke iu referuar miqve të vrarë të një rivali. “Vetëm ti, ndryshe nga ata, nuk do të kesh grua”.

Në profil shfaqen postime në të cilat Ajeti shihet në oborrin e burgut, me sandale Hugo Boss dhe duke pirë nargjile.

“Edhe në burg nuk je plotësisht i sigurt”, u përgjigj në TikTok një anëtar i një klani rival nga fshati Grcec në një video të regjistruar teksa ai ngiste makinën e tij.

Bandat e krimit të organizuar kënaqeshin duke vepruar në fshehtësi, por për disa anëtarë të “botës së krimit” të Shkupit, TikTok-u është shumë joshës.

Nëpërmjet profileve në rrjetet sociale, ata bëjnë kërcënime dhe mburren me sukseset e tyre, duke arritur në mënyrë të pashmangshme audiencën e re që është dominuese në TikTok. Kriminelët e dhunshëm në thelb janë shndërruar në influencer.

Një krim i parathënë në TikTok

Në vitin 2023, një varg vrasjesh të stilit mafioz në të cilat vdiqën katër persona vendosi në qendër të vëmendjes botën e krimit pak të njohur të Shkupit. Ishte pikërisht atëherë që aktiviteti i bandave të krimit në mediat sociale iu nënshtrua një analize më të thellë.

Në korrik 2023, vetëm pak ditë para vrasjes së Bajramit, një fotografi e Bajramit, Jeton Krivanjevës dhe Enes Isenit u postua në një llogari të mbyllur që atëherë në TikTok. Mbi fotografinë e Bajramit shkruheshin fjalët “Së shpejti”.

Dy ditë më vonë, Bajrami u qëllua për vdekje në Greqi; Krivanjeva dhe Iseni ishin vrarë disa muaj më parë, duke u prerë kështu kokat klanit të Dukjandzikut që ata besohej se drejtonin.

Shevalj Muaremi, i cili pretendohet nga policia se është lideri i klanit Grcec, është ndoshta personi më i famshëm i TikTok-ut i botës së krimit të qytetit. Një profil që përmban foto të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ka mbi 20,000 ndjekës. Një postim me foto të shumta të Muaremit është parë 1.3 milionë herë. Nuk është e qartë se kush e menaxhon llogarinë.

Një personazh i famshëm i rrjeteve sociale, pavarësisht se kërkohet nga policia për vrasje të shkallës së parë dhe trafik droge, Muaremi besohet të jetë në Dubai.

Ekziston gjithashtu një llogari në TikTok që publikon përmbajtje në lidhje me Rade Trajkovski-Shtekli, i cili i shpëtoi vdekjes kur agresorë të panjohur qëlluan ndaj tij vitin e kaluar brenda qendrës më të madhe tregtare të Shkupit.

“Kushdo që nuk do të paguajë një raketë, le të blejë një fikëse zjarri”, thuhet në një postim me një foto të Trajkovski-Shteklit. Llogaria ka 6,800 ndjekës, por është e paqartë se kush qëndron pas saj.

Makina të shpejta, orë ari

TikTok-u nuk është vetëm një forum ku figurat e krimit mund të flasin keq dhe të kërcënojnë rivalët e tyre. Mediat sociale janë bërë gjithashtu një platformë për të promovuar përfitimet e tyre të paligjshme, nga makinat e shpejta deri tek orët prej ari dhe pushimet luksoze.

Pamjet e restoranteve dhe klubeve të natës janë veçanërisht të njohura. Një video tregon anëtarët e një bande kriminale duke larë duart, me sa duket, me shampanjë.

Duke e krahasuar veten me bosin kolumbian të drogës Pablo Escobar, i cili investoi në rrugë, shkolla dhe banesa në lagjet e varfra për të marrë mbështetjen lokale, bandat e krimit të Shkupit gjithashtu duan ta paraqesin veten si personazhe të ngjashëm me Robin Hudin.

Në dhjetor të vitit të kaluar, qarkulloi një video që tregonte Krivanjevën, tashmë të vdekur, duke u dorëzuar me sa duket çelësat e një apartamenti dy jetimëve. Videoja ka më shumë se 300,000 shikime në TikTok.

Të tjerë identifikohen me personazhe filmash, veçanërisht personazhin e Marlon Brando-s, Vito Corleone-s te “Kumbari”.

Një nga vargjet më të cituara nga televizioni është marrë nga seriali britanik “Top Boy”, kur një grup droge londineze kërkojnë ndihmë kundër rivalëve të tyre shqiptarë duke u përpjekur të gjejnë pikën e tyre të dobët: “Ata nuk kanë një të tillë”. Ajeti, Muaremi, Bajrami, Krivanjeva dhe Iseni janë të gjithë shqiptarë etnikë.

Pothuajse çdo profil i monitoruar për këtë artikull ka cituar vargje kënga “Po shkoj në Kanada”, të artistit muzikor serb Slobodan Veljkovic: “Zhvatje, vrasje, të gjithë duhet të paguajnë. Ne kemi lidhje me politikën; ne kemi një politikan në lojë”.

Edhe fotot dhe emoticon-ët me luanë janë gjithashtu të njohura.

“Luani nuk shqetësohet për mendimin e deleve”, thuhet në një postim krahas një fotoje të Muaremit në llogarinë që e promovon atë.

Sipas një sondazhi të BIRN me prindër në të gjithë Ballkanin në vitin 2022, 69 për qind e të anketuarve thanë se fëmijët e tyre kishin hapur llogari në TikTok përpara se të mbushnin 13 vjeç, mosha minimale ligjore për t’u regjistruar./ BIRN

shkup

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet