LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

Rundi i dytë i negociatave për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfundoi me më pak rezultate se raundi i parë.

5 Qershor 2025, 09:56 Nga r.ll

Analiza: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët

UKRAINË- Edhe para se negociatorët ukrainas dhe rusë të takoheshin në sallën e konferencave në Pallatin e famshëm Ciragan të Stambollit, më 2 qershor, kishte pak optimizëm për përparim të madh drejt paqes. Pas vetëm rreth një ore bisedimesh, ishte e qartë se edhe kjo pritje ishte tepër optimiste. Të nesërmen, këtë e konfirmoi edhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

“Bisedimet e Stambollit nuk janë për të arritur një paqe kompromisi sipas kushteve iluzore të dikujt tjetër, por për të siguruar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neonazist”, shkroi në Telegram Medvedev, i cili tani është zyrtar i lartë në Këshillin e Sigurisë së Rusisë.

Rundi i dytë i negociatave për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfundoi me më pak rezultate se rundi i parë. Bisedimet e para, muajin e kaluar, shënuan përballjen e parë mes Kievit dhe Moskës që nga javët e para pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ukraina dërgoi një grup zyrtarësh të nivelit të lartë; Rusia dërgoi një delegacion të kryesuar nga ish-ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky. Fakti që ata ranë dakord për të shkëmbyer deri në 1.000 të burgosur lufte, u konsiderua si sukses.

Propozimet për paqe

Në prag të bisedimeve të 2 qershorit, të dyja palët pritej t’i shkëmbenin propozimet e tyre specifike për kornizën e një marrëveshjeje të paqes. Ukraina, e cila tha se ia kishte transmetuar planin e saj paraprakisht Kremlinit, kërkoi, ndër të tjera, një armëpushim 30-ditor pa kushte, shkëmbimin e të gjithë të burgosurve të luftës, si dhe kthimin e fëmijëve ukrainas që, sipas Kievit, janë rrëmbyer nga Rusia.

Ashtu si edhe më parë, Ukraina dërgoi në bisedime ministrin e saj të Mbrojtjes, Rustem Umerov. Rusia refuzoi të ndante planin e saj paraprakisht - gjë që u pa si një shenjë e keqe. Edhe udhëheqja e delegacionit rus sërish nga Medinsky u pa si një ogur i zi.

“Do të ishte gabim të pritej ndonjë përparim i menjëhershëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 3 qershor.

Kur dokumenti rus u publikua përfundimisht në agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, ai konfirmoi frikën më të madhe të vëzhguesve për kushtet që Moska i vë për paqen. Propozimi rus kërkon, mes tjerash, njohjen ndërkombëtare të Krimesë - gadishullit ukrainas që Moska e ka aneksuar në vitin 2014 - si dhe të katër rajoneve ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Pozicionet ruse dhe ukrainase në bisedimet për paqe

Rusia dhe Ukraina kanë publikuar planet e tyre për një marrëveshje armëpushimi dhe bisedime të paqes, por pozicionet e tyre për çështjet kryesore mbeten shumë larg.

Armëpushimi: Ukraina kërkon armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në tokë, det dhe ajër për të paktën 30 ditë - me mundësi vazhdimi - si parakusht për bisedimet e paqes. Rusia propozon armëpushim vetëm pasi të plotësohen kushtet e saj, si tërheqja e plotë e forcave ukrainase nga territoret që pretendon t’i ketë aneksuar, ose ndalimi i lëvizjes së tyre, përveç në rast të largimit nga ato territore.

Koncesionet territoriale: Ukraina dëshiron që çështjet territoriale të diskutohen vetëm pas armëpushimit të plotë dhe nuk pranon njohjen ndërkombëtare të fitoreve territoriale të Rusisë që nga viti 2014. Rusia kërkon njohjen ndërkombëtare të kontrollit të saj mbi Krimenë dhe rajonet e Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjes dhe Hersonit, si dhe tërheqjen e forcave ukrainase nga këto zona.

Forcat ushtarake ukrainase: Ukraina nuk pranon kufizime në madhësinë apo armatimin e ushtrisë së saj. Rusia kërkon kufizime të madhësisë së ushtrisë ukrainase, sasisë dhe llojeve të armëve, si dhe shpërbërjen e njësive “nacionaliste”.

Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti: Ukraina duhet të marrë garanci të forta sigurie dhe të mos detyrohet të jetë neutrale; ajo mund të kërkojë anëtarësim në BE dhe në NATO. Rusia kërkon që Ukraina të jetë neutrale dhe të mos bashkohet me ndonjë aleancë apo koalicion.

Teksti, madje, u referohet rajoneve kolektivisht si “Novorossiya” - ose “Rusia e Re” - që është një term historik i përdorur gjatë Perandorisë Ruse për të përshkruar tokat që tani janë ukrainase. Teksti rus i bën thirrje Ukrainës që t’i tërheqë trupat e saj nga territoret e pretenduara nga Rusia brenda 30 ditësh nga armëpushimi.

Ai, gjithashtu, kërkon nga Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, t’i çmobilizojë forcat e saj të armatosura, si dhe ta përgjysmojë ndihmën e huaj ushtarake.

“Të flasësh për kuptimin e këtij memorandumi do të kishte rëndësi vetëm nëse do të besonim se delegacioni rus, në tërësi, ka ndonjë qëllim të sinqertë lidhur me këto negociata… që edhe ai do ta përfundojë këtë luftë”, thotë Kirill Martynov, kryeredaktor i gazetës ruse në mërgim “Novaya Gazeta Europa”, për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Por, gjithçka që kemi parë deri tani, lidhet me faktin se pala ruse është e bindur se po e fiton luftën, se thjesht duhet të presë edhe pak...”, sipas tij.

Në fushëbetejë, Rusia është duke rritur ritmin e operacioneve të saj, ndërsa ofensiva e plotë pritet së shpejti. Rusia është në epërsi, me më shumë ushtarë dhe më shumë armë në dispozicion, dhe forcat e saj janë duke përparuar në disa vende. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se rajoni verilindor i Sumit mund të jetë prioritet në çdo ofensivë të ardhshme.

Kievi, gjithashtu, ka dhënë një mesazh të qartë në prag të bisedimeve, duke ndërmarrë një sulm të befasishëm me dronë ndaj disa bazave ajrore ruse, ku kanë qenë të vendosur dhjetëra bombardues strategjikë, të përdorur për sulme me raketa ndaj Ukrainës. Megjithëse Ukraina është lavdëruar për kreativitetin e saj, sidomos në luftën me dronë, ajo vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar mjaftueshëm ushtarë në vijën e parë të frontit.

Karta e egër e Shtëpisë së Bardhë

Faktori tjetër i paparashikueshëm është Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump është shprehur i paduruar me ritmin e negociatave dhe ka kërcënuar se SHBA-ja mund të tërhiqet krejtësisht nga ky proces. Por, Trump dhe këshilltarët e tij janë shprehur të zhgënjyer edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në pas një dekade përplasjesh.

Pas një bisede telefonike me Putinin këtë javë, Trump tha se ai e ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë brenda territorit rus. Aleatët republikanë të Trumpit në Senat, me mbështetjen e demokratëve, janë duke çuar përpara një legjislacion, që do t’i vendoste sanksione të reja të mëdha Moskës.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se kjo nismë po zhvillohet në koordinim të heshtur me Shtëpinë e Bardhë, edhe pse senatori republikan, Lindsey Graham, dhe ai demokrat, Richard Blumenthal, janë shprehur hapur për qëndrimet e tyre gjatë një turneu në Evropë - që ka përfshirë edhe një ndalesë në Ukrainë - javën e kaluar.

“Ajo që mësova në këtë udhëtim, ishte se ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha Graham duke iu referuar Putinit në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press.

Blumenthal i përshkroi sanksionet e propozuara në legjislacion si “shkatërruese” dhe tha se ato do ta vendosnin ekonominë e Rusisë “në një ishull tregtar”.

“Është moment kritik për Putin dhe për botën, sepse Rusia po nis një ofensivë të re”, tha ai./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj