Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BE-ja mendon se Bullgaria është e gatshme për euron dhe i hapi rrugën anëtarësimit të saj në eurozonë në vitin 2026. Por jo të gjithë janë të kënaqur në vend.
BULLGARI- Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5 përqind në rreth 2.7 përqind. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të bjerë në nivelin 1.8% .
Bullgaria plotëson kriteret e eurozonës
Sipas Bankës Qendrore Evropiane tani Bullgaria i plotëson kriteret për t'u bërë pjesë e eurozonës në katër fushat e kërkuara. Për t'u anëtarësuar në eurozonë një vend duhet të përmbushë disa kritere, në të cilat bëjnë pjesë stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, ulja e inflacionit dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Inflacioni nuk duhet të dalë jashtë kontrollit në mënyrë që të ruhen vlera e parasë dhe fuqia e saj blerëse.
Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007. Vendi i fundit që u pranua në eurozonë më 1 janar 2023 ishte Kroacia.
Anëtarësimi në eurozonë i jep Bullgarisë akses në politikën monetare dhe mbështetjet financiare të Bankës Qendrore Evropiane, duke zvogëluar rrezikun e krizave monetare.
Përdorimi i euros ul normat e interesit për kreditë qeveritare dhe të biznesit dhe eliminon rrezikun e këmbimit valutor me vendet e eurozonës, duke rritur besimin e investitorëve. Po ashtu përdorimi i euros thjeshton transaksionet ndërkufitare, duke e bërë më të lehtë tregtinë dhe turizmin me vendet e tjera të BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti euron si "simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”. Falë euros ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë do të ketë më shumë tregti me partnerët e eurozonës, më investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune me cilësi të lartë dhe të ardhura reale.
Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se BE-ja konfirmoi përparimet që bërë vendi. "Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara në rrugën e Bullgarisë drejt euros... Kjo vjen pas vitesh të tëra reformash, angazhimi dhe harmonie me partnerët tanë evropianë", shkroi ai në një postim në X.
Jo të gjithë të kënaqur me euron
Nxitja për të adoptuar euron ka shkaktuar reagime të forta negative dhe protesta pjesërisht të dhunshme në Bullgari. Protesta janë zhvilluar në Sofje dhe qytete të tjera. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e të anketuarve e kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.
Partia opozitare pro-ruse "Vazrazhdane" ka organizuar disa demonstrata kundër anëtarësimit në eurozonë.
"Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik", tha Nikolai Ivanov, dikur zyrtar i lartë tani në pension, gjatë një proteste të kohëve të fundit, duke reflektuar frikën se miratimi i euros mund të prekë kursimet dhe të dëmtojë ekonominë bullgare./DW
viktimat SHBA- Shtetet e Bashkuara po ndjekin me tronditje zhvillimet rreth vrasjes së tre motrave, Patin 9-vjeçar, Ev...
foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër Universitetit prestigj...
foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, ësht&eum...
Volodymir Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan...
pamje nga vendngjarja KANADA- Kanadaja po përballet prej disa ditësh me zjarre të fuqishme, të cilat kanë përfshirë tre...
Papa Leoni XIV dhe Vladimir Putin VATIKAN- Vatikani ka zbardhur temat e diskutimit në bisedën telefonike të zhvilluar mes Papa Leonit X...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku ironi...
Elon Musk SHBA- Elon Musk kritikoi përsëri të mërkurën projektligjin e taksave dhe shpenzimeve të presidentit amerikan D...
foto ilustruese SHBA- TikTok po i pengon përdoruesit të kërkojnë "skinnytok", një hashtag që ekspertët thonë se i ...
Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin RUSIA- Rusia në mënyrë indirekte ka “kërcënuar” Serbin&eum...