LIVE UPDATES
Bota

Analiza nga AP/ Gruri i vjedhur ukrainas që furnizon makinën e luftës së Vladimir Putinit

Përfundimet e hetimit janë mbështetur në imazhe satelitore dhe të dhëna të pajisjeve radiofonike të anijeve. Janë gjurmuar rreth 40 prej tyre, në më shumë se 50 udhëtime, duke transportuar grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në portet në Lindjen e Mesme. Moska i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të rreme e të pabaza.

3 Tetor 2022, 18:49 Nga e.k
Analiza nga AP/ Gruri i vjedhur ukrainas që furnizon makinën e
Vladimir Putin

RUSI- Një hetim i kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe programi i transmetuesit publik amerikan PBS, ‘Frontline’, ka dokumentuar një operacion të sofistikuar kontrabande, të drejtuar nga Rusia, që nëpërmjet faturash të falsifikuara e mashtrimesh, ka mundësuar vjedhjen e një sasie gruri ukrainas në vlerën e të paktën 530 milionë dollarëve.

Përfundimet e hetimit janë mbështetur në imazhe satelitore dhe të dhëna të pajisjeve radiofonike të anijeve. Janë gjurmuar rreth 40 prej tyre, në më shumë se 50 udhëtime, duke transportuar grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në portet në Lindjen e Mesme. Moska i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të rreme e të pabaza.

Vjedhja e vazhdueshme e grurit, për të cilën ekspertët ligjorë thonë se është një krim i mundshëm lufte, po kryhet nga biznesmenë të pasur dhe kompani shtetërore në Rusi dhe Siri, disa prej të cilëve tashmë përballen me sanksione financiare nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të marrësh produkte ushqimore prej popullsisë civile në një zonë të pushtuar e ta dërgosh atë në një vend tjetër, për çfarëdo lloj arsyeje, është shkelje e Konventës së katërt të Gjenevës dhe ligjeve të pushtimit“, thotë avokati i së drejtës penale ndërkombëtare David Crane.

Për të treguar se si funksionon operacioni i kontrabandës, hetimet u përqendruan në tre anije: “Mikhail Nenashev”, “Fedor” dhe “Laodicea”.

Anija “Mikhail Nenashev” u ble pak para luftës, nga një kontraktor shtetëror rus që operon në fushën e mbrojtjes. Ndaj kësaj kompanie janë vendosur sanksione pasi ka siguruar armë që janë përdorur kundër Ukrainës.

Gjatë një udhëtimi tipik në mes të qershorit, anija “Nenashev”, 170 metra e gjatë u pa me satelit duke u ngarkuar në terminalin e grurit ‘Avlita’, të kontrolluar nga Rusia, që ndodhet në Sevastopol të Krimesë. Pajisja radiofonike e anijes ishte e fikur. Ekuipazhi e hapi sinjalin sërish dy ditë më vonë, ndërsa po udhëtonte në Detin e Zi.

Anija mbërriti më 25 qershor në Dortyol të Turqisë. Pamje filmike ekskluzive të siguruara nga agjencia e lajmeve AP, e tregojnë atë dy ditë më vonë në një skelë në pronësi të firmës ‘MMK Metalurji’, një prodhuesi çeliku. Në dok, mund të shihen vinça tek shkarkojnë sasi të mëdha me grurë dhe i ngarkojnë ato më pas në kamionë.

‘MMK Metalurji’ është dega turke e ‘Magnitogorsk Iron & Steel Works’, një kompani e madhe ruse çeliku, kontrolluar nga Viktor Rashnikov, një miliarder rus me lidhje të afërta me presidentin Putin. Ndaj Viktor Rashnikovit dhe kompanisë së tij janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania, për sigurimin e financimeve e pajisjeve në mbështetje të luftës së Rusisë.

Në një email për ‘AP-në’, kompania thotë se gruri erdhi nga Rusia: “Vendi ku është marrë ngarkesa në fjalë është Porti Kavkaz, bazuar në deklaratën doganore dhe deklaratën me shkrim të kompanisë për ‘AP-në’.

Por anija ‘Nenashev’ është shumë e madhe për portin në fjalë. Trupi i saj nën ujë arrin 9.9 metra dhe nuk mund të ankorohej në portin relativisht të cekët, që sipas rregullatorit rus të transportit, mund të përballojë vetëm anije, që pjesën nën ujë nuk e kanë më të lartë se 5.3 metra.

Një imazh satelitor i 11 korrikut tregon anijen ‘Laodicea’ në pronësi siriane të lidhur në një skelë në portin Feodosia. Aparatura radiofonike e anijes ishte e fikur dhe ajo po mbushej me një substancë të bardhë nga kamionë që ndodheshin aty. Dy javë më vonë, kur mbërriti në qytetin port të Libanit në Tripoli, u tha se ajo po transportonte grurë nga një port i vogël rus në anën tjetër të Detit të Zi.

Një kopje e faturës së mallit të transportuar, siguruar nga AP ngre dyshime qe porti i origjinës së saj të ishte Kavkazi që ndodhet në Rusi. Në faturë thuhej se anija ishte e ngarkuar me 10,000 tonë elb dhe miell rus, me dërgues ‘Agro-Fregat’ dhe blerës ‘Loyal Agro Co Ltd.’, një kompani tregtimi me shumicë me qendër në Turqi.

Në faturë deklarohet se nga vjen ngarkesa, çfarë është e ku po shkon. Në rastin konkret, mendoj se fatura është falsifikuar, gjë që kemi parë ta bëjë Irani dhe Venezuela. Mendoj se edhe Rusia po bën një gjë të tillë“, thotë Analist i Rreziqeve Detare Amin Daniel, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Windward”.

Një zëdhënës i ‘Loyal Agro’ tha se kompania mori 5,000 tonë miell dhe pjesa tjetër e ngarkesës u nis drejt Tartusit në Siri. Sipas zëdhënësit të kompanisë Muhammed Cuma “për sasinë e miellit ishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe sipas tij nëse mielli do të ishte vjedhur, autoritetet libaneze nuk do ta kishin lejuar që të importohej.

Por gjasat janë që ‘Laodicea’ nuk e ka marrë ngarkesën e saj në Kavkaz, porti rus i shënuar në faturë. Trupi i anijes, i cili zhytet 8 metra nën sipërfaqen e ujit, është gjithashtu shumë i madh për portin.

‘Yayla Agro’, e cila prodhon ushqime të gatshme të rezervuara për supermarket turke, tha se bleu 8,800 tonë misër të transportuar nga anija ruse ‘Fedor’ në portin turk të ‘Bandirmas’ më 17 qershor. Ngarkesa kushtonte rreth 2.7 milionë dollarë.

Në një deklaratë për ‘AP-në’, Yayla Agro mohoi të kishte blerë ndonjëherë grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë dhe tha se fatura e ngarkesës, si dhe dokumente të tjera zyrtare tregojnë se anija ishte ngarkuar në portin e Kavkazit.

Imazhet satelitore të 12 qershorit tregojnë se anija ‘Fedor’ në pronësi ruse ishte ngarkuar në të vërtetë në Sevastopol të Krimesë. Ashtu sikurse anijet e tjera kontrabandë edhe ‘Fedor’ është shumë e madhe për t’u ankoruar në Kavkaz.

Të gjithë tregtarët e drithërave janë të shqetësuar sepse mund të mbështesin pa dashje luftën ruse duke blerë dhe shitur grurë. Dhe shumë nga këta tregtarë mallrash, janë kompani shumëkombëshe me bazë në SHBA ose Brazil, apo kompani publike. Pra, ata kanë aksionerë që mund të mos e mbështesin këtë gjë“, thotë Amin Daniel.

Imazhet satelitore dhe të dhënat e pajisjeve radiofonike tregojnë gjithashtu anije të mëdha mallrash të ankoruara në brigjet ruse tek puqen dhe anije më të vogla që transportojnë grurë nga portet e Krimesë dhe ato ruse, duke fshehur origjinën e vërtetë të ngarkesës. Këto anije të mëdha e transportojnë grurin në Egjipt, Libi, Irak dhe Arabinë Saudite.

Marrë nga VOA

vladimir putin lufta ne ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez