"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Anëtarësimi në KiE, Gërvalla: Jemi optimist që më 20 maj do të mirëpritet kërkesa jonë
Në një konferencë për shtyp ajo tha se ky është hapi më i rëndësishëm i Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë më 2008 dhe se Kosova është përgatitur për një proces të gjatë pasi nuk ka një afat të caktuar për anëtarësimin.
13 Maj 2022, 18:08Nga DOSJA
Donika Gervalla
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur rreth kërkesës për anëtarësin në Këshillin e Europës.
Në një konferencë për shtyp ajo tha se ky është hapi më i rëndësishëm i Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë më 2008 dhe se Kosova është përgatitur për një proces të gjatë pasi nuk ka një afat të caktuar për anëtarësimin.
“Jemi të përgatitur mirë, sepse kushtet dhe normat e Këshillit të Europës jemi duke i aplikuar që nga dita e parë. Kosova është ndër shtetet e pakta dhe ndoshta shteti i vetëm që në Kushtetutën e saj e ka të inkorporuar drejtpërdrejt Këshillin e Europës dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Gëzojmë një përkrahje të gjerë politike brenda Këshillit të Europës, prandaj jemi njëkohësisht të kujdesshëm dhe mirënjohës, por edhe optimistë që homologët e mi në Këshillin Ministror me datën 20 maj do ta mirëpresin kërkesën tonë për anëtarësim”.-tha Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare tha se me anëtarësimin e Kosovës në KiE askush nuk ka çfarë humbet por përkundrazi të gjithë dalin të fituar.
“Fitojnë edhe shqiptarët edhe të gjithë të tjerët, fiton edhe rajoni, shtetet e të cilit janë të gjitha anëtare të KE-së, fiton Këshilli duke e pranuar shtetin që është shndërruar në lider të demokracisë në rajon”.-shtoi ajo.
Gërvalla iu përgjigj gazetarëve edhe për atë që ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i pari e dha informatën që Kosova ka aplikuar në Këshill të Europës.