LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Për dy vjet, Kosova humbet dy investitorë strategjikë

Për projektin e dytë të lartpërmendur, Qeveria e Kosovës, këtë javë, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor, 2022, me të cilin është konfirmuar “vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit ‘investitor strategjik’ kompanisë ‘MoxicoLuma Kosova Mining’”.

22 Prill 2023, 19:08 Nga DOSJA
Analiza e REL: Për dy vjet, Kosova humbet dy investitorë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Mbi 150 milionë euro investime të planifikuara në dy projekte të investitorëve ndërkombëtarë në Kosovë, gjatë dy vjetëve të fundit, nuk arritën të jetësohen. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo është humbje për ekonominë e vendit. Bëhet fjalë për projektin “ÇiçavicaWindFarm” për prodhim të energjisë elektrike me erë, të kompanisë franceze “AkuoEnergy”, dhe atë të kompanisë britanike “MoxicoLuma Kosova Mining” për eksplorimin dhe verifikimin e burimeve minerale.

I pari, në vlerë mbi 100 milionë euro, i planifikuar nga viti 2021, nuk ka nisur të realizohet për shkak të mospërfundimit të procedurave për dhënien e statusit të investitorit strategjik. Për këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka raportuar në dhjetor të vitit 2021. Sipas Ligjit për investime strategjike në Kosovë, statusi i investitorit strategjik i jepet atij që i kontribuon rritjes ekonomike, punësimit dhe zbatimit të teknologjive të reja, apo që ndikon në rritjen e mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Kosovës.

Vëllimi i investimeve për ta fituar këtë status duhet të jetë nga 10 deri në 30 milionë euro - varësisht nga sektori.

Për projektin e dytë të lartpërmendur, Qeveria e Kosovës, këtë javë, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor, 2022, me të cilin është konfirmuar “vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit ‘investitor strategjik’ kompanisë ‘MoxicoLuma Kosova Mining’”.

Nga Qeveria e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se ky veprim është mbështetur në Ligjin për investime strategjike që, siç thuhet, i mundëson ekzekutivit të ndërmarrë masa të revokimit për dhënien e statusit të projektit strategjik.

Vendimi, sipas Qeverisë, është marrë duke iu referuar nenit 14, pika e parë e Ligjit për investime strategjike.

“Në rast se përgjatë përgatitjeve dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komisioni [vlerësues] merr dëshmi të reja në bazë të të cilave konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për dhënien e statusit të investimit strategjik, Qeveria e revokon vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik”.

Shpjegime të tjera nuk u dhanë. Kapitali i investimit të kompanisë britanike ka qenë i paraparë të jetë mbi 45 milionë euro. Projekti, po ashtu, ka paraparë punësimin e 300 punëtorëve. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar më 19 prill kompaninë “MoxicoLuma Kosova Mining”, e cila ka thënë se nuk ka pranuar asgjë zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës në lidhje me tërheqjen e statusit të investitorit strategjik. Të kontaktuar më vonë për t’u informuar nëse e kanë marrë vendimin, zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë pranuar të flasin.

Të dyja këto projekte të investitorëve ndërkombëtarë kanë qenë të fokusuara në Komunën e Vushtrrisë, e cila gjendet rreth 25 kilometra larg Prishtinës. Ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili derisa ka qenë në këtë pozitë u ka dhënë mbështetje projekteve, thotë së mosrealizimi i tyre është humbje për ekonominë e Kosovës.

“Më vjen shumë keq që një investitor i madh po i largohet Vushtrrisë, në fakt i dyti, sepse kemi pasur edhe një projekt në energjinë e ripërtërishme që nuk është realizuar. Është zhgënjyese, sepse ne po e shohim mungesën e perspektivës ekonomike në vendin tonë dhe faktin se sa shumë të rinj po largohen nga Kosova”, thotë Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se në projektin e kompanisë “MoxicoLuma Kosova Mining”, zyrtarët e komunës janë pajtuar me investitorin që t’i jepte përparësi punësimit të qytetarëve të Vushtrrisë. Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Komuna e Vushtrrisë i ka rreth 62.000 banorë. Të dhënat e ASK-së tregojnë se papunësia në nivel vendi është mbi 20 për qind. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se në Kosovë, investitorët ndërkombëtarë ikin çdo ditë e më shumë.

“Derisa vendet e rajonit po bëjnë çmos t’i tërheqin investitorët e huaj, ne i largojmë. Ky është një fakt shqetësues. Kemi dy investitorë të mëdhenj që janë larguar brenda dy vjetëve nga Kosova. Lind pyetja: Si është e mundur që të kemi zhvillim ekonomik nëse i refuzojmë investitorët e huaj?”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij, investitorët që largohen nga Kosova, priten në Maqedoninë e Veriut, ku, siç thotë, procedurat për plotësimin e dokumenteve të nevojshme për investime, për dallim nga Kosova, kryhen brenda tre muajsh.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në vitin 2021 se kompania franceze për prodhim të energjisë elektrike “AkuoEnergy”, as pas tre vjetësh përpjekjeje, nuk ka arritur t’i përfundojë procedurat për një investim milionësh në Kosovë, por i ka përfunduar ato në Maqedoninë e Veriut brenda muajsh.

Në raportet e Bankës Botërore “Të bërit biznes”, si arsye për mungesë investimesh në Kosovë janë përmendur shpesh infrastrukturat e komplikuara ligjore.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove - nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.

Investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës. Sipas BQK-së, Gjermania është shteti me më së shumti investime të huaja direkte, e pasuar nga Zvicra. Këto njëherësh janë dy shtete, ku jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova.

Kosova, prej vitesh, përballet me probleme ekonomike. Rritja ekonomike vjetore nuk kalon 4 për qind - shifër e pamjaftueshme për të adresuar problemin e papunësisë, sipas ekspertëve.

Marrë nga REL

kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit