LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Një luftë Iran-Izrael mund ta çojë rajonin "në pikën më të rrezikshme"

Vrasja e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik, që dyshohet se u krye nga Izraeli, e ka çuar rajonin buzë luftës në shkallë të plotë.

7 Gusht 2024, 14:03 Nga N.F
Analiza e REL: Një luftë Iran-Izrael mund ta çojë rajonin
Foto ilustruese

IZRAEL- Lindja e Mesme përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luftë të mundshme mes Iranit dhe Izraelit, që mund ta përfshijë të gjithë rajonin. Vrasja e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik, që dyshohet se u krye nga Izraeli, e ka çuar rajonin buzë luftës në shkallë të plotë.

Një përgjigje e madhe ushtarake nga Irani kundër Izraelit, përgjigje për të cilën Teherani ka premtuar, mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë që do ta vendoste Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij rajonalë kundër Izraelit dhe SHBA-së, thanë ekspertët.

“Mendoj se kjo është hera e parë që ne po shkojmë drejt një konfrontimi të mundshëm rajonal në shkallë të plotë”, tha Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

Rajoni po përgatitet për një përgjigje nga Irani që nga vrasja e Haniyehut, i cili u vra në një lagje të pasur të Teheranit, disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit Masud Pezeshkian.

Irani ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin, i cili nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar për një përgjigje ushtarake. Ai raportohet se ka miratuar një përgjigje të tillë. Vrasja e Haniyehut ndodhi disa orë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut – grupit libanez që ka mbështetjen e Iranit, të cilin SHBA-ja e ka shpallur grup terrorist – në Bejrut. Edhe një pjesëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vra në sulmin ajror izraelit të 30 korrikut.

Në prill, Irani dhe Izraeli u duk se ishin buzë një lufte, pasi Teherani kreu një sulm të paprecedent të drejtpërdrejtë ajror ndaj armikut të tij të përbetuar.
Disa ditë më vonë, një sulm ajror, që dyshohet se u krye nga Izraeli, goditi një bazë ushtarake në periferi të qytetit iranian të Isfahanit.

Sulmi i Iranit ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në ndërtesën e Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill, që la të vrarë shtatë komandantë iranianë. Breshëria e Teheranit kundër Izraelit më shumë u pa si mesazh që synonte të pengonte sulmet izraelite në të ardhmen, thanë ekspertët. Por, përgjigja e Iranit për vrasjen e Haniyehut në tokën iraniane mund të nxisë një veprim më të ashpër.

“Ka më shumë gjasa që ne të shohim një sulm të kombinuar, të orkestruar” nga Irani dhe i ashtuquajturi “bosht i rezistencës” kundër Izraelit, tha Zimmt.

“Boshti i rezistencës” është një rrjet i grupeve militante dhe i bashkëpunëtorëve të Iranit që e ndihmojnë Teheranin të kundërshtojë Izraelin dhe SHBA-në.

“Dhe mendoj se kjo e bënë edhe më të ndërlikuar situatën sepse pasojat e një sulmi iranian dhe të Hezbollahut me gjasë do të jenë më të rënda sesa ajo çfarë ndodhi në prill. Kjo sigurisht që na sjell më afër një fushate rajonale”, tha ai.

Hezbollahu dhe grupet militante që mbështeten nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen kanë kryer sulme kundër Izraelit, pasi ai nisi luftën shkatërruese në Gazë. Lufta në Gazë nisi pak pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, kur vrau afër 1.200 persona.

Edhe pse armiqësitë e Iranit me Izraelin u zvogëluan pas prillit, ishte “vetëm çështje kohe para fazës së re të konfrontimit direkt” mes dy armiqve, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Ky mund të jetë momenti më i rrezikshëm në rajon në vitet e fundit”, shtoi ai.

Ka pasur përpjekje diplomatike në rajon për të ulur tensionet e përshkallëzuara midis Iranit dhe Izraelit. Ministri i Jashtëm i Jordanisë realizoi një vizitë të rrallë në Teheran më 4 gusht, gjatë të cilës ai bëri thirrje për paqe. Irani ka insistuar se nuk po kërkon që të përshkallëzojë tensionet, por ka “të drejtë legjitime” që të godasë Izraelin.

“Për sa i përket shkeljes flagrante të integritetit tonë territorial ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani më 5 gusht.

Një luftë e drejtpërdrejt Iran-Izrael me gjasë do ta tërhiqte në konflikt të gjithë rajonin, përfshirë bashkëpunëtorët e Teherani: Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë proiraniane në Irak.

Çdo konflikt me gjasë do ta tërhiqte edhe SHBA-në, aleaten kyçe të Izraelit, e cila ka dërguar luftanije dhe avionë luftarakë shtesë në rajon. Më 5 gusht, një zëdhënës i SHBA-së konfirmoi se “disa” pjesëtarë të personelit amerikan u plagosën gjatë një sulmi me raketë në një bazë ushtarake në Irak. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën luftëtarët proiranianë.

Ali Vaez, drejtor i Projektit të Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se sinjalet nga Teherani sugjerojnë se “ata synojnë një përgjigje më të gjerë” me pasoja më drastike. Nëse sulmi i mundshëm i Iranit shkakton dëme të konsiderueshme dhe viktimave, “frenimi i ciklit përshkallëzues bëhet edhe më i vështirë”, paralajmëroi Vaez.

“Kjo padyshim është situata më e afërt kur ne kemi qenë” për një përballje të drejtpërdrejtë mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre, tha ai./ REL

lindje e mesme izrael lufte

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin