LIVE UPDATES
Bota

Rëndësia e pozitës së nënpresidentit amerikan, Tim Walz

Kushtetuta amerikane përcakton që presidenti duhet t’i ketë të paktën 35 vjet. Mirëpo, pavarësisht gjithë ekzaltimit që rrethon garën e nënpresidentëve, ata rrallë janë në krye të lajmit pasi të fitojnë këtë pozitë, dhe kur të fitojnë vëmendje – siç thotë edhe një shaka – punët nuk janë mirë. Pavarësisht se mban pozitën e dytë më të rëndësishme në shtet, një nënpresident ka më pak përgjegjësi. Nënpresidenti shërben si president i Senatit amerikan, dhe kryeson mbledhjet e tij.

7 Gusht 2024, 08:17 Nga N.F
Rëndësia e pozitës së nënpresidentit amerikan, Tim Walz
Tim Walz

SHBA- Prej korrikut, kur nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, e ka fituar përkrahjen e demokratëve kryesorë për të zëvendësuar presidentin amerikan, Joe Biden, në tiketën presidenciale të partisë, mediat amerikane kanë spekuluar se kë do të zgjedhë ajo për të garuar në pozitën e nënpresidentit. Më 6 gusht, është bërë e qartë. Harris e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz.

Njëjtë, spekulimet kanë qenë të mëdha edhe në periudhën 15-18 korrik, kur kandidati i republikanëve për president, Donald Trump, është dashur të zgjedhë kandidatin që potencialisht mund të bëhet nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. Në fund ai e ka zgjedhur senatorin nga Ohajo, J.D.Vance, i cili si 39-vjeçar, do të mund të bëhet nënpresidenti më i ri në historinë amerikane, nëse Trump i fiton zgjedhjet.

Kushtetuta amerikane përcakton që presidenti duhet t’i ketë të paktën 35 vjet. Mirëpo, pavarësisht gjithë ekzaltimit që rrethon garën e nënpresidentëve, ata rrallë janë në krye të lajmit pasi të fitojnë këtë pozitë, dhe kur të fitojnë vëmendje – siç thotë edhe një shaka – punët nuk janë mirë. Pavarësisht se mban pozitën e dytë më të rëndësishme në shtet, një nënpresident ka më pak përgjegjësi. Nënpresidenti shërben si president i Senatit amerikan, dhe kryeson mbledhjet e tij.

Mirëpo, nënpresidenti nuk ka të drejtë të votojë për një legjislacion, përveç nëse ky institucion me 100-anëtarë është i bllokuar, diçka që ka ndodhur gati 250 herë në historinë e shtetit. Nënpresidenti ka përgjegjësi edhe për certifikim të rezultatit të Kolegjit Zgjedhor, pas zgjedhjeve presidenciale.

Kjo detyrë ka qenë historikisht e zakonshme deri më 6 janar 2021, kur Trump, atëherë ish-president, ka tentuar t’i bëjë presion nënpresidentit të atëhershëm, Mike Pence, që të refuzojë rezultatin e zgjedhjeve, por që Pence nuk ka pranuar të veprojë ashtu. Nënpresidentët e përfaqësojnë presidentin në ceremoni zyrtare, sikurse në funerale, konferenca, samite dhe ngjarje tjera.

“Nënpresidenti zyrtarisht bën pak”, ka thënë Justin Vaughn, profesor i shkencave politike në Universitetin Coastal Carolina, i cili ka në fokus presidencat amerikane, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Pavarësisht përgjegjësive më të vogla, një nënpresident mund të ngjitet në krye të pushtetit, në rast se presidenti nuk mund ta ushtrojë më mandatin, vdes, jep dorëheqje, apo largohet prej zyrës për krime.

Skenarë të tillë kanë ndodhur vetëm dy herë në 61 vjetët e fundit. Ish-nënpresidenti Lyndon Johnson, është betuar si president, pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy, më 1963, derisa ish-nënpresidenti Gerald Ford, është ngjitur në krye të Shtëpisë së Bardhë më 1974, pasi presidenti i atëhershëm, Richard Nixon ka dhënë dorëheqje, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin Watergate, hyrjen famëkeqe në selinë e Komitetit Kombëtar të Demokratëve në Uashington.

Disa e shohin atë këtë pozitë si një hap larg presidencës, ka thënë Vaughn, derisa të tjerë, që janë afër fundit të karrierës, mund ta shohin atë si mundësinë e fundit për të punuar në Shtëpinë e Bardhë.

George H.W. Bush është në mesin e ish-presidentëve që ka shërbyer si nënpresident nën presidencën e Ronald Reaganit për tetë vjet, para se të fitonte zgjedhjet më 1988. Vaughn ka thënë se Biden mund të pasur tendencën e njëjtë kur ka pranuar të bëhet nënpresident i Barack Obamas, pasi ka qenë 66 vjeç, dhe ka dështuar tri herë që të fitojë nominimin e demokratëve në garën presidenciale.

Biden nuk ka garuar kur ka përfunduar mandati i dytë i Obamas, mirëpo është bërë president katër vjet më vonë, më 2021. Nënpresidentët, historikisht, nuk kanë qenë aq të mirë në sigurimin e pozitës së presidentit, vlerëson Vaughn. Walter Mondale, që ka shërbyer nën presidencën e Jimmy Carterit (1977-1981), ka fituar nominimin e demokratëve për president më 1984, mirëpo ka humbur në garë kundër republikanit, Ronald Reagan.

Më 1988, Bush e ka zgjedhur një senator pak të njohur prej Indianas, Dan Quayle, për të garuar si nënpresident, dhe ka arritur t’i fitojë zgjedhjet. Më vonë, më 1992, Bush dhe Quayle kanë humbur garën kundrejt Bill Clintonit dhe kandidatit për nënpresident, senatorit nga Tenesi, Al Gore. Quayle ka synuar presidencën më 2000, mirëpo është larguar prej garës, pasi nuk ka arritur të ndërtojë një fushatë të suksesshme.

Ndërsa Gore, që është konsideruar prej ekspertëve si njëri prej nënpresidentëve më të shquar në historinë moderne të SHBA-së, ka humbur garën më 2000 kundrejt George W. Bushit. Ndonëse mund të mos ketë fituar presidencën, Mondale konsiderohet të ketë qenë nënpresident i shkëlqyer dhe është konsideruar meritor në transformim të rolit të nënpresidentit, pasi ka shtruar rrugën që nënpresidentët të kenë më shumë ndikim në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë Vaughn.

Mondale është bërë nënpresidenti i parë me një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, ka pasur dreka javore me presidentin, dhe kjo traditë vazhdon edhe sot. Ai ka marrë pjesë në shumë takime të komiteteve, ka pasur ndikim në hartim politikash dhe ka krijuar shembullin e një nënpresidenti “aktiv”.

Rritja e ndikimit të nënpresidentëve, pas shembullit të vënë prej Mondales, ka mundësuar transformime brenda sistemit politik amerikan, ka thënë Vaughn. Në fillim të shekullit 20, kandidatët presidencialë kanë zgjedhur kandidatë për nënpresidentë në bazë të votave që ka mund të sigurojë ai kandidat, dhe jo se çfarë politika mund të çojë përpara.

“Ata nuk kanë qenë partnerë në politika dhe shpesh as nuk kanë pasur ideologji të njëjtë. Ata kanë qenë vetëm figura të rëndësishme prej rajoneve të ndryshme”, ka thënë Vaughn.

Mirëpo, rreth gjysmëshekulli më parë, kandidatët presidencialë kanë nisur të kërkojnë kandidatë që do të mund t’iu ndihmonin në zbutjen e ndasive demografike, apo dallimeve tjera. Sot, roli i një nënpresidenti “është pak a shumë çfarëdo që i kërkon të bëjë presidenti, e çka në fakt mund të jetë detyrë shumë e vogël apo simbolike, por edhe shumë e madhe dhe e rëndësishme”, ka thënë ai.

Mondale, Gore, Biden, dhe Dick Cheney, i cili ka shërbyer nën presidencën e George W. Bushit, janë shembuj të nënpresidentëve “aktivë”, që kanë pasur ndikim në hartim politikash, ka thënë Vauhn. Cheney dhe Biden kanë pasur mundësi të fitojnë vëmendjen e shefave të tyre sepse nuk janë parë si figura që synojnë presidencën, sidomos për shkak të moshës, ka thënë ai.

Sa i përket Trumpit, 78-vjeçar, përzgjedhja e Vances i ka ndihmuar në krijimin e balancit mes gjeneratave, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të rritet baza e përkrahësve. Vace dhe Trump kanë pikëpamje të njëjta në shumë aspekte. Mirëpo, meqë Trump mund të garojë vetëm për një mandat, Vance mund të garantojë që politikat e Trumpit do të dominojnë Partinë Republikane në vjetët, nëse jo dekadat në ardhje.

Walz është figurë me përvojë të konsiderueshme legjislative dhe ide progresive, mirëpo është e paqartë se sa do t’i ndihmojë Kamala Harrisit përzgjedhja e tij në Kolegjin Elektoral, pasi Minesota nuk konsiderohet shtet me rëndësi shumë të madhe për të fituar zgjedhjet./ REL

tim walz shba nenpresident

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale