LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Shtohen rastet e racizmit dhe antisemitizmit në Gjermani

Dhuna është ekstreme, thotë shoqata federale e qendrave për informimin dhe studimin e antisemitizmit (RIAS), kur “goditjet fizike ose rrahjet mund të kenë si pasojë humbjen e jetës së njerëzve si dhe lëndime të rënda trupore, por edhe kur vetëm bëhen përpjekje për të kryer vepra të tilla.”

29 Qershor 2023, 08:42 Nga a.l
Analiza e DW: Shtohen rastet e racizmit dhe antisemitizmit në Gjermani
Foto ilustruese

GJERMANI- Dy studime të kohëve të fundit tregojnë se urrejtja ndaj hebrejve dhe diskriminimet e llojeve të ndryshme vazhdojnë të jenë të përhapura në Gjermani. Por bashkë me rritjen e numrit të tyre, rritet edhe ndërgegjësimi.
Me dhunë ekstreme u përballën dy burra qe i rrahën në Berlin me shkopa bejzbolli dhe i goditën me thika, sepse patën thirrur “Free Israel”. Dhuna është ekstreme, thotë shoqata federale e qendrave për informimin dhe studimin e antisemitizmit (RIAS), kur “goditjet fizike ose rrahjet mund të kenë si pasojë humbjen e jetës së njerëzve si dhe lëndime të rënda trupore, por edhe kur vetëm bëhen përpjekje për të kryer vepra të tilla.”

Në raportin e ri vjetor për antisemitizmin në Gjermani në vitin 2022, RIAS ka radhitur nëntë raste dhune ekstreme. Shifër kjo asnjëherë kaq e lartë, që nga viti 2017 kur RIAS filloi dokumentimin e incidenteve antisemitiste. “Sulme të tilla me dhunë ekstreme lenë përshtypje të mëdha jo vetëm në rajonet ku ndodhin, por edhe në rajone të tjera, sepse ato mund trondisin ndjenjën e sigurisë së hebrejve,” thotë Bianca Loy, bashkëautore e studimit kur flet për Deutsche Wellen.

Dhuna ekstreme është shtuar

Është hera e parë që qendrat e shoqërisë civile për njoftimin e rasteve të antisemitizmit nxjerrin një raport të përbashkët të tyre për 11 landet federale ku janë prezente, gjë që mund të tregojë për gjendjen në nivel federal. Edhe nëse dhuna ekstreme është shtuar, në përgjithësi thotë raporti i RIAS, numri i rasteve me bazë antisemitizmin ka rënë në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit të RIAS, kjo ka të bëjë edhe me faktin që në vitin 2022 nuk ka patur ngjarje që të krijonin kuadrin për incidentet antisemitiste, si përshembull konflikti midis Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite i majit 2021. Edhe pandemia e Coronës, që krijon bazën për të ushqyer teoritë antisemitiste të konspiracionit, nuk luajtën ndonjë rol të madh në publik në vitin 2022. Për të dy rastet, pandemi dhe konflikt, pati në vitin 2021 eksese antisemitiste që përfunduan në demostrata dhe relativizime të Holokaustit.

RIAS vlerëson raste të dhunës ekstreme dhe përpjekjet e sulmet faktike mbi institucionet hebreje në landin e Renanisë Veriore dhe Vestfalisë (NRW) të nëntorit 2022, gjatë të cilave nuk pati lëndime trupore, sulme ku bën pjesë edhe sulmi mbi shtëpinë e rabinit në Sinagogën e vjetër të Esenit.

Kërcënime nga Irani?

Ndërkohë dihet që për sulmet antisemitiste në NRW, Prokuroria e Përgjithshme Federale ka zhvilluar hetime kundër disa personave që mendohet të kenë lidhje me Republikën Islamike të Iranit. “Është tronditëse që këto tre sulme të zhvilluara njëra pas tjetrës nuk kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë,” thotë bashkëautorja Loy. “Por në komunat hebreje rreziku është shumë prezent. Edhe nëse shoqëria nuk e ka ngritur zërin, kjo gjë ndikon në rritjen e pasigurisë.” Rreziku nga Irani është në rritje, sepse regjimi i atjeshëm ka në Gjermani burime që mund të shkaktojnë sulme dhe ideologjia shtetërore iraniane është shumë antisemitiste, paralajmëron Loy.

Krah rasteve të dhunës ekstreme, raporti i RIAS, thotë se rastet antisemitiste vazhdojnë të karakterizojnë “jetën e përditshme të të prekurve”. Ato ndodhin shpesh në vende ku “të prekurve u ndodhin shpesh sulme të tilla, ose kur ata nuk mund t’i shmangin ato nga jeta e përditshme.”

Ndërkohë RIAS ka patur mundësi që të dokumentojë shumë raste, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit dhe shtimit të informimit. Megjithatë RIAS mendon se zona e errët e rasteve që nuk njihen, është ende e madhe.

Disa diskriminime njëkohësisht

Raporti i RIAS këtë vit merret në mënyrë të veçantë me mbivendosjen e diskriminimeve të ndryshme. Kjo ndodh përshembull kur një grua ofendohet jo vetëm prej antisemitizmit, por edhe prej seksizmit. Ose në kuadër të luftës në Ukrainë, nuk përhapen vetëm teori antisemitiste konspiracioni, por ukrainasit poshtërohen edhe prej racizmit. “Ne menduam se ia vlen që të mbledhësh të dhënat për këtë gjë dhe të informosh publikun se antisemitizmi nuk është një fenomen i izoluar. Ai takohet shpesh me format e tjera të diskriminimit,” thotë Loy nga RIAS.

Me luftën kundër diskriminimit në Gjermani, merret ndër të tjera edhe Qendra federale e antidiskriminimit (ADS). Ligji për trajtimin e barabartë (AGG) kërkon që në Gjermani kurrkush të mos diskriminohet për arsye raciste, për shkak të prejardhjes etnike, gjinisë, fesë ose botëkuptimit për shembull në vendin e punës. Nëse dikush përjeton diskriminim atëherë ai mund t’i drejtohet Qendrës së Antidiskriminimit. Këtë gjë e bënë vitin e kaluar shumë më tepër qytetarë se më parë. Tek ADS pati gjithsej 8827 kërkesa për këshillime rastesh diskriminimi. Në krahasim me një vit më parë numri i kërkesave ka qenë 14 përqind më i lartë, në krahasim me vitin 2019 numri është dyfishuar. Këtë gjë e bën të ditur raporti vjetor i ADS për vitin 2022.

43 përqind e kërkesave kishin të bënin me diskriminimin racist. 27 përqind e rasteve kanë pasur të bëjnë me diskriminim për shkak të aftësive të kufizuara. 21 përqind me diskriminim gjinor. Pjesa më e madhe e njerëzve  kanë kërkuar këshilla për shkak të diskriminimit në vendin e punës (27 përqind). 20 përqind e njerëzve janë diskriminuar në të ashtuquajturat punë të jetës së përditshme, përshembull kërkim banesash, por edhe vajtje në restorant, bërje pazari, udhëtim me autobus apo tramvaj. Tregu i punës dhe punët e jetës së përditshme janë fushat që përfshihen në ligjin për trajtimi e barabartë dhe fushat ku ndalohet diskriminimi.

“Gjithnjë e më shumë njerëz nuk pranojnë të diskriminohen, kjo është një shenjë e rëndësishme e pjekurisë shoqërore,” thotë e ngarkuara e pavarur me çështjet e antidiskrimimit në nivel federal, Ferda Ataman. Duhet vlerësuar fakti që njerëzit kanë pasur guxim të flasin për diskriminim dhe të kërkojnë ndihmë. Dhe kjo tregon se ndërgjegjësimi i popullisë për antidiskriminimin është duke u rritur./DW 

gjermani

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më