LIVE UPDATES
Bota

Shëtiste i pashqetësuar në territorin e Kosovës/ Kush është Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb që PROVOKOI në Graçanicë

Edhe pse nuk pati asnjë incident, vizita e papritur e djalit të liderit serb në kulmin e tensioneve mes vendeve, u cilësua si një lëvizje provokuese nga pala serbe për Kosovën.

29 Qershor 2023, 07:25 Nga a.l
Shëtiste i pashqetësuar në territorin e Kosovës/ Kush
Danilo Vuçiç

SERBI- Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç mori dje gjithë vëmendjen, teksa ishte i pranishëm në festën e 'Vidovdanit', që festohet nga serbët çdo vit në Gazimestan, por këtë herë organizimi ishte ndryshe, pasi serbët festuan në Graçanicë të Kosovës. 

Edhe pse nuk pati asnjë incident, vizita e papritur e djalit të liderit serb në kulmin e tensioneve mes vendeve, u cilësua si një lëvizje provokuese për Kosovën. Kjo pasi, vetë presidenti Vuçiç që nga rindezja e tensioneve më 26 maj në Veri të vendit, fill pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në krye të detyrës në 4 komunat veriore që solli përplasje të ashpra mes serbëve etnikë dhe policisë së Kosovës e KFOR, ka refuzuar në mënyrë kategorike një përballje me Kurtin për uljen e tensioneve dhe anasjelltas, pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve.  

E megjithatë, lideri serb në mënyrë indirekte arriti të përdorte 'as-in nën mëngë' për të provokuar sërish, teksa 'porositi' djalin e tij të merrte pjesë në festën vjetore të serbëve të organizuar këtë vit në Graçanicë të Kosovës. 

Ky i fundit, u shfaq mes vendasve të tij i veshur me një bluzë që shkruante 'Dorëzimi nuk është opsion'. Veprim të cilin presidenti Vuçiç e ka përgëzuar duke u shprehur se shumica e Serbisë mendon si djali i tij.

Megjithatë, pak pas përfundimit të festës, Danilo iu nënshtrua disa herë kontrollit të Policisë së Kosovës dhe u shoqërua në komisariat për shkak të shorehjes nacionaliste që mbante veshur, teksa shëtiste i pashqetësuar në rrugët e territorit të Kosovës, mes tensioneve në rritje.

Shëtiste i pashqetësuar në territorin e Kosovës/ Kush
Danilo

Por kush është Danillo?

Danillo Vuçiç, i biri i presidentit serb, ka lindur më 1 dhjetor 1998. Për të nuk dihen edhe shumë gjëra, por megjithatë ai është fotografuar nën shoqërimin e shumë njerëzve të dyshimtë dhe në shumë vende ku tensionet ishin të mëdha.

Gazeta serbe Danas i ka kushtuar atij një artikull të gjatë ku hidhen hije të forta dyshimi.

Më 2020, në Banja Llukë, “i riu model” siç e ka quajtur kryeministrja Ana Bërnabiq, ishte fotografuar në një tavolinë me njerëz të lidhur me krimin – huliganë dhe anëtarë të grupit “Janjičari”.

Kupa e Botës në futboll që u mbajt në Moskë në vitin 2018, tregoi që ky rast në Banja Llukë nuk ishte koinçidencë. Aty djali i presidentit bëri fotografi me disa fytyra edhe më të dyshimta, përfshirë Aca Roshavin dhe po ashtu Boris Karapanxhiqin, që më vonë u arrestua si një nga anëtarët e grupit Veljko Belivuk.

Po ashtu, edhe nëna e të vrarit Aleksandër Halabrin, vrasja e të cilit është lidhur me grupin Belyvuk, kishte pretenduar se biri i saj ishte shoqëruar me Danillo Vuçiçin për kohë të gjatë.

Por, sa herë që raportohen lajme të tilla për Danilon, regjimi i Vuçiçit mbron veten duke thënë se kjo është mantra e “luftës speciale hibride” dhe tezën se “sulmi ndaj fëmijës së tij është sulm ndaj vet presidentit”.

Sipas babait të tij, ai punon në një punishte vere për 500 euro. Është fans i Cërvena Zvezdës dhe i Rada FC-së. Nëna e tij është gazetarja Ksenija Vuçiç, gruaja e parë e Aleksandër Vuçiçit, që vdiq në janarin e vidit të kaluar.

Lideri radikal serb Vojisllav Sheshel, tha disa vite më parë se dy ditë pas kthimit të tij në Serbi, i kishte cingërruar telefoni pasi po e thirrte Danillo Vuçiçi, që ishte ende minoren në atë kohë. Shesheli më pas e kishte ftuar atë në shtëpi bashkë me motrën, Millicën. Siç kishte thënë ai, takimi ishte prekës dhe më pas ishin takuar edhe disa herë. 

Çfarë është festa e 'Vidovdanit'

Vidovdani është festë fetare serbe që festohet më 28 qershor (sipas kalendarit gregorian) ose më 15 qershor (sipas kalendarit julian) në përdorim nga ortodoksët serb për të nderuar Shën Vitusin. Kisha serbe e cilëson atë si një ditë përkujtimore për Shën Princ Lazarin dhe dëshmorët e shenjtë të Serbisë, të cilët gjatë luftës epike të Kosovës kundër Perandorisë Osmane, më 15 qershor 1389 (sipas kalendarit Julian).

Në këtë ditë para ngritjes së diellit, njerëzit vizitojnë burimet dhe pastrojnë fytyrat e tyre./Dosja.al

danilo vucic

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 21:45 f.i

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

foto ilustruese MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh p&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet