LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Më shumë punë nuk do të thotë gjithmonë më shumë para

Unioni Kristiandemokrat (CDU) ka deklaruar, se nëse fiton zgjedhjet, do të modifikojë sistemin e ndihmave, veçanërisht duke ashpërsuar sanksionet kundër atyre që refuzojnë të pranojnë punët e ofruara. Por këtu ka një diskutim që është më i thellë se ndihmat sociale. Bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë pasojat e kombinimit të përfitimeve të ndryshme sociale që reduktohen në rast se dikush që merr këto përfitime punon dhe rrit të ardhurat e veta.

21 Mars 2024, 08:30 Nga N.F
Analiza e DW: Më shumë punë nuk do të thotë
Foto ilustruese

GJERMANI- Që kur qeveria aktuale ngriti nivelin e ndihmës sociale, shumë shpesh po diskutohet nëse ia vlen të punosh. Në disa raste, përgjigja është me të vërtetë: jo!  Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuquajturin Bürgergeld, shpesh shtrohet edhe pyetja nëse ia vlen të punoshapo jo? Deri tani kjo temë është trajtuar kryesisht nga populistët, të cilët akuzojnë qeverinë aktuale se e ka ngritur në një nivel tepër të lartë mbështetjen për të papunët.

Por tani edhe ekonomistët kanë arritur në një studim në përfundimin se ka vërtet situata në të cilat përfitimet e larta sociale e bëjnë punën shtesë jo tërheqëse. Unioni Kristiandemokrat (CDU) ka deklaruar, se nëse fiton zgjedhjet, do të modifikojë sistemin e ndihmave, veçanërisht duke ashpërsuar sanksionet kundër atyre që refuzojnë të pranojnë punët e ofruara. Por këtu ka një diskutim që është më i thellë se ndihmat sociale. Bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë pasojat e kombinimit të përfitimeve të ndryshme sociale që reduktohen në rast se dikush që merr këto përfitime punon dhe rrit të ardhurat e veta.

Rregulla të paqarta

Përgjigjen për këtë pyetje e jep një studim i kryer nën udhëheqjen e Institutit Ifo nga Mynihu, në të cilin mori pjesë edhe ekonomisti nga Berlini Ronnie Schöb. Rezultati i studimit nuk ndryshon nga shumë studime të tjera më parë: ai që punon, ka më shumë se ai që nuk punon. Por ka edhe situata, në të cilat nëse dikush që punon më shumë nuk ka patjetër edhe të ardhura më të mira. "Më shumë punë nuk vlen gjithmonë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë para”.

Kjo mund të shihet, për shembull, në rastin e një kategorie të veçantë, kur dikush punon, por për shkak të sasisë së parave të fituara i duhen edhe ndihma shtesë ose mbështetje për strehim si dhe ndihmat shtesë për fëmijë. Këta janë zakonisht njerëz që bëjnë punë me pagë të ulët dhe nuk punojnë me kohë të plotë. Këtu ekzistojnë probleme edhe në koordinimin mes zyrave të ndryshme për ndihma, shpjegon Schöb.

Problemi më i madh - tatimet mbi rrogën tepër të larta

Problemi i madh janë pagesat për qira por një problem tjetër i madh janë edhe kontributet tepër të larta që duhet paguar nga rroga, e që ka pasoja të rënda, shpjegon Schöb: "Pse dikush do të punonte më shumë nëse përfundon pa asnjë përfitim më shumë ose me vetëm pak para më shumë?" Ekziston edhe absurditeti që në rast të rritjes së pagave, njerëzit në disa grupe të të ardhurave, këshillohen madje që të punojnë më pak, sepse kontributet janë tepër të larta. Ndërsa me më pak punë,  fitimi është i njëjtë, ndërsa ke më shumë kohë të lirë.

Edhe punëdhënësit janë dëshmitarë të këtij fenomeni. "Punonjësit reagojnë me uljen e orarit të punës për shkak të kontributeve të larta. Ndonëse e kundërta do të ishte më e rëndësishme nga pikëpamja shoqërore, thekson Pascal Kober, nga partia liberale (FDP).

Kober përmend si shembull një nënë të pamartuar e cila aktualisht fiton 1000 euro dhe po mendon të punojë 50 për qind më shumë. Por për shkak të kontributeve asaj do ti mbteshin vetëm 84 euro më shumë. Kjo është katastrofike duke pasur parasysh mungesën e fuqisë punëtore dhe mungesën e specialistëve në Gjermani. Ai dhe të tjerët kanë mirëkuptim ndaj atyre që thonë: "Unë punoj më shumë orë, pse të mos kem më shumë para në llogarinë time në fund të muajit?"

Reforma e domosdoshme

Ekonomistët sugjerojnë që përfitimet sociale të paguhen për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të paktën 30 cent të mbeten nga çdo euro shtesë e fituar, për personat që kanë të drejtë të punojnë edhe pse marrin ndihma. "Në shikim të parë, kjo do të çonte vetëm në shpenzime më të larta sociale," thotë Schöb nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Por në fund, një reformë e tillë do t'i shkonte në favor edhe shtetit. "Nëse ne krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë përsëri më shumë, kjo do të thotë se ata paguajnë kontribute më të larta për sigurimet shoqërore, paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe ulin shpenzimet për ata që duhet të garantojnë të ardhura minimale”.

Por Ministria e Punës heziton të zbatojë përfundimet e studimit. Ministria njoftoi se këto rezultate "janë duke u analizuar në ministri të ndryshme”. Politikani i FDP-së Kober këmbëngul që ato të zbatohen: "Parimi që ia vlen të punosh duhet të ketë mbështetje edhe në SPD." Edhe kolegu i Koberit, Klose, mendon: "Duhet krijuar një situatë kur puna ia vlen, ndaj unë sigurisht që do ta mbështes këtë rrugë”.

Marrë nga DW

para pune gjermani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë