LIVE UPDATES
Bota

Studentët e huaj në Bullgari: Ndjejmë racizëm dhe sulme

Por, jo të gjithë si duket janë kaq dashamirës. Aysar tha se disa pjesëtarë të stafit në këtë spital, ku ai punon gjatë pushimit nga studimet e tij të mjekësisë, ia kanë bërë të qartë se ai nuk është i mirëpritur.

21 Mars 2024, 07:42 Nga M.B
Studentët e huaj në Bullgari: Ndjejmë racizëm dhe sulme
Foto ilustruese

BULLGARIA- Etika e tij e punës dhe aftësia e tij që të flasë në gjuhën lokale, i ka mundësuar Aysarit, që nuk është emri i tij i vërtetë, të ketë shumë dashamirës në një spital në Bullgari, ku ai shpesh bën punë vullnetare. Por, jo të gjithë si duket janë kaq dashamirës. Aysar tha se disa pjesëtarë të stafit në këtë spital, ku ai punon gjatë pushimit nga studimet e tij të mjekësisë, ia kanë bërë të qartë se ai nuk është i mirëpritur.

“Është racizëm. E kam parë se si [kjo kolege] trajton studentët bullgarë dhe studentët e bardhë të huaj dhe si ajo më trajton mua”, tha Aysar për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë. Ai u lind në Gjermani nga prindër pakistanezë, por shumicën e jetës së tij e ka kaluar në Britani.

Aysar është një prej mijëra të huajve që tani studiojnë në universitete në Bullgari. Pagesat që ata paguajnë rrisin fondet e shtetit për sistemin e arsimit. Megjithatë, sulmet e fundit ndaj studentëve të huaj vënë në pah atë që aktivistët thanë se ishte rritje e ksenofobisë në Bullgari. Disa nga sulmet janë nxitur nga shpërndarja e dezinformatave në rrjetet sociale, përfshirë edhe disa pretendime të pabaza, të përhapura së fundi, që thonë se Bullgaria është në prag të një vale të emigrantëve të jashtëligjshëm.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me studentët. Ka të bëjë me ksenofobinë e shfaqur në shoqëri dhe dhunën në rrugë, qoftë verbale apo fizike”, tha për REL-in, Iliana Savova, drejtoreshë e programit të refugjatëve në Komitetin bullgar të Helsinikit, një organizatë joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese në një shoqëri evropiane në shekullin 21 që ne ende jemi dëshmitarë të krimeve të tilla të urrejtjes. Dhe, është më shqetësuese se ato janë të nxitura politikisht”, tha Bistra Ivanova, kryesuese e Kolektivit Multikulturor, një organizatë kyçe joqeveritare në Bullgari që punon për integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve.

Racizmi ka pllakosur Bullgarinë, siç mund të dëshmojë komuniteti i madh rumun që gjendet në këtë shtet, i nxitur shpesh nga partitë nacionaliste dhe ksenofobe dhe nga mediat e lidhura me to. Por, Sofja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të luftuar këtë. Në korrik të vitit 2023, Asambleja Kombëtare bullgare, Parlamenti i shtetit, miratoi amendamente të reja në Kodin Penal, që parasheh dënime më të ashpra për krimet që vlerësohet se kanë për bazë motive raciste apo ksenofobe. Aysar, i cili është student i vitit të fundit të mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë të Plevenit, tha se planifikon të kthehet në Britani sapo ta marrë diplomën e mjekësisë.

Aysar tha se përvoja e tij në Pleven, një qytete në veri të Bullgarisë me afër 90.000 banorë, ka qenë kryesisht pozitive, por tha se ai shpesh është përballur me abuzim verbal, një ankesë e zakonshme në mesin e të huajve të tjerë, të cilët shpesh thonë se veçohen pasi që nuk mund ta flasin mirë, ose fare gjuhën bullgare. Por, armiqësia me të cilën u përball nga kolegët e tij në spitalin në Pleven e ka lënë atë të shtangur. Një anëtar i stafit, kujtoi ai, e kërcënoi se do ta dëbonte. “Një herë u kërcënova [nga njëra prej kolegeve] se ajo do të bisedonte me kreun e këshillit studentor dhe me rektorin që të ma ndalonte shkuarjen në spital”, tha Aysar për REL-in. Një tjetër pjesëtar i stafit, që deshi të mbetet anonim, la të kuptohej se Aysar, i cili është i martuar, kishte ngacmuar koleget në spital, një akuzë që ai e mohon. “Ai duhet të lë të qeta vajzat bullgare, sepse ato janë vetëm për ne, për meshkujt bullgar”, tha ai për REL-in.

“Kolegët u tronditën”, tha Aysar dhe “shumë infermiere më mbrojtën mua”.

Aysar është një prej mijëra studentëve të huaj që studiojnë në universitete në Bullgari dhe përvoja e tij është e ngjashme me shumë studentë të tjerë, sipas ekspertëve. Vetëm në javët e fundit, Bullgaria ka qenë dëshmitare e dy incidenteve të profilit të lartë, ku kanë qenë të përfshirë shtetasit e tuaj, shumica, mos thënë të gjithë, studentë universitarë, të cilët duket se në shënjestër vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës të tyre. Më 7 mars, studentët britanikë të mjekësisë nga Universiteti i Plovdivit u ngacmuan në një ndalesë turistike afër fshatit Hrabrino. Ky grup u ndalua shkurtimisht nga vendësit, të cilët ishin të bindur se studentët ishin emigrantë të jashtëligjshëm. Një ditë më vonë në Sofje, më shumë studentë britanikë të mjekësisë, po ashtu me prejardhje pakistaneze, u sulmuan në qendër të kryeqyteti bullar. Policia e cilësoi këtë incident si “tentim vjedhje”, në vend se ta cilësonte si sulm racist. Sipas Ivanovës, racizmi është ende i përhapur nëpër Bullgari, e cila ka një shoqëri tradicionalisht konservatore.

“Derisa burrat shpesh fyhen, kërcënohen fizikisht dhe, nganjëherë, madje rrihen, gratë ‘gëzojnë’ vëmendje agresive seksuale dhe ndiqen gjithashtu për qëllime seksuale, sepse ato janë ‘tërheqëse’ dhe ‘të huaja’. Në vend se të ndihen të lajkatuara, shumica e vajzave dhe grave përjetojnë stres të vazhdueshme dhe frikë nga dhuna”, tha Ivanova.

Problemi i racizmit, i cili ka qenë gjithmonë i pranishëm, u keqësua në vitin 2013. Në atë kohë, Bullgaria u përballë me valën e parë të madhe të emigrantëve – shumica e të cilëve kishin ikur nga konflikti në Siri – që kërkonin mbrojtje, sipas Iliana Savova nga Komiteti bullgar i Helsinkit.

“Prej atëherë, urrejtja ndaj të huajve është futur qëllimshëm, sistematikisht dhe në mënyrë proaktive në shoqëri, sepse kjo është metodë klasike për ta larguar vëmendjen nga paaftësia për ta udhëhequr vendin dhe nga veprat e tuaja të këqija si, korrupsioni”, tha Savova.

Tani, në Bullgari po mbillet frikë, pas thashethemeve se vendi mund të përballet me një valë të re emigrantësh. Këto druajtje të pabazuara kanë të bëjnë me futjen e Bullgarisë (dhe Rumanisë po ashtu) së shpejti – së paku pjesërisht – në Zonën Schengen, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve mes 27 vendeve evropiane – 23 vendeve të BE-së plus Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Nga 31 marsi, lëvizje të lirë do të ketë për ata që mbërrijnë me avionë apo me anije në Bullgari dhe Rumani po ashtu. Nuk është e qartë se kur do të hapen kufijtë tokësorë.

Incidentet e kohëve të fundit në Sofje, ku u përfshinë studentët e huaj dhe refugjatët, kanë nxitur thirrje nga disa politikanë për rritjen e pranisë policore nëpër rrugë. Midis rritjes së tensioneve, disa qindra njerëz protestuan në Sofje më 12 mars pranë një qendre refugjates në rrethinën Ovcha Kupel, duke kërkuar mbylljen e saj. Këto ndjesi kundër emigrantëve janë ushqyer pjesërisht nga komentet e politikanëve të lartë, përfshirë nga Boyko Borisov, ish-kryeministri i vendit dhe lideri i tanishëm i partisë së qendrës së djathtë, GERB, dhe nga Delyan Peevski, një politikan që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtar i Lëvizjes Liberale për të Drejta dhe Liri.

Borisov, partia e së cilit është pjesë e koalicionit qeveritar dhe Peevski, partia e të cilit e mbështet Qeverinë, kanë bërë thirrje së fundmi për përforcimin e forcave të policisë kufitare bullgare, pavarësisht se nuk ka pasur rritje të incidenteve ku përfshihen emigrantët në kufi në vitin e fundit, sipas ministrit të Brendshëm, Kalin Stoyanov. Politikanët më pak të njohur kanë bërë pretendime edhe më të paqëndrueshme madje. Disa muaj më parë, partia e ekstremit të djathtë, Ringjallja, dhe ajo Ekziston një Popull i Tillë, përhapen dezinformata se Austria po i kërkonte Bullgarisë t’i pranojë 6.000 refugjatë afganë dhe sirianë, që Vjena të mos e kundërshtojë më futjen e plotë të Sofjes dhe Bukureshtit në Zonën Schengen. Për ta luftuar keqinformimin dhe dezinformimin, Qeveria, së bashku me mediat dhe OJQ-të, duhet të bëjnë më shumë për të treguar se çfarë të mirash mund të sjellin të huajt në Bullgari, tha Ivanova, duke thënë se Bullgaria vetëm do të fitonte nga kjo.

“Ekonomia bullgare ka nevojë për të huaj dhe, të gjithë ne, do të fitojmë, nëse ia dalim t’i mbajmë ata dhe t’i integrojmë me sukses, sepse ata janë aset, kjo kërcënim”, shtoi ajo./ REL

bullgaria

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale