LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i aseteve ruse të ngrira/ BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

24 Tetor 2025, 09:46 Nga E. D
Përdorimi i aseteve ruse të ngrira/ BE dështon me
foto ilustruese

UKRAINË- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme. Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se kjo zgjidhje është e arritshme. Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë. Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale, si dhe do të nxisë përgjigje të dhimbshme.

Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet. Sipas skemës për të cilën Komisioni Evropian këmbëngul se nuk do t’i prekë asetet sovrane ruse Bashkimi Evropian do të merrte hua fonde nga kompania Euroclear.

Pastaj, blloku do t’ia jepte këto para Ukrainës si hua, e cila do të duhej ta shlyente huan vetëm nëse Rusia paguan për dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë. Pjesa më e madhe e aseteve në fjalë ndodhet në Belgjikë, kryeministri i së cilës, Bart De Wever, tha se ende ka disa shqetësime.

De Wever ka këmbëngulur se, për të ecur përpara, Belgjika ka nevojë për garanci të forta nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së se do të ndajnë përgjegjësinë, nëse Moska kërkon kompensim. Ai gjithashtu dëshiron që vendet e tjera të BE-së të premtojnë se do të fillojnë t’i përdorin asetet e ngrira ruse në vendet e tyre.

“Jam vetëm Belgjika e vogël dhe e varfër; e vetmja gjë që mund të bëj është të tregoj ku janë problemet dhe të kërkoj me butësi zgjidhje për problemin thelbësor”, tha De Wever për gazetarë pas samitit.

Ai paralajmëroi se, përderisa këto kushte nuk përmbushen, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur politikisht dhe ligjërisht, për ta ndalur këtë vendim.

Konkluzionet e samitit, të cilat u miratuan nga të gjitha shtetet anëtare përveç Hungarisë, u zbutën për shkak të kundërshtimeve nga Belgjika. Teksti përfundimtar nuk përmendi drejtpërdrejt huan, por ftoi Komisionin të paraqesë opsione për mbështetje financiare për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027.

Këto opsione do t’iu paraqiten udhëheqësve në samitin e ardhshëm në dhjetor. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit si i ftuar, megjithatë e vlerësoi takimin duke thënë se ai solli rezultate të mira.

“Bashkimi Evropian garantoi se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027. Ky është vendim i rëndësishëm unanim. Ne kemi siguruar mbështetje politike për përdorimin maksimal të aseteve të ngrira ruse për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, tha Zelensky në platformën X.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, një nga mbështetësit e kësaj skeme, tha se pret që Komisioni të paraqesë opsione të ndryshme para samitit të ardhshëm të BE-së.

“Ne po rrisim trysninë për ta bërë palën ruse t’i pranojë bisedimet, në mënyrë që armët të heshtin në Ukrainë përfundimisht”, tha Merz.

Bisedimet në BE u zhvilluan një ditë pasi blloku miratoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive të mëdha të naftës ruse./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet