LIVE UPDATES
Bota

Incidenti në Beograd! A i shkeli shteti ligjet me publikimin e të dhënave për të dyshuarin?

Këto ishin disa nga informacionet e para zyrtare që u bënë publike më 22 tetor, pas të shtënave dhe zjarrit që shpërtheu në tendën e mbështetësve të Vuçiç, që është vendosur para ndërtesës së Kuvendit serb.

24 Tetor 2025, 07:36 Nga E. D
Incidenti në Beograd! A i shkeli shteti ligjet me publikimin e të
pamje nga vendngjarja

SERBI- Arrestimi dhe deklaratat e para të të dyshuarit për incidentin në kampin “Qaciland” në qendër të Beogradit u transmetuan së bashku me “analizën” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Këto ishin disa nga informacionet e para zyrtare që u bënë publike më 22 tetor, pas të shtënave dhe zjarrit që shpërtheu në tendën e mbështetësve të Vuçiç, që është vendosur para ndërtesës së Kuvendit serb.

“Në orët e para të hetimit paraprak, ju shikoni ‘pranimin’ [e fajësisë] nga një burrë që duket i hutuar. Kjo jo vetëm që nuk është në përputhje me rregullat e procedurës, por e kontaminon atë dhe e rrezikon seriozisht”, tha për Radion Evropa e Lirë, ish-komisionari i Serbisë për informacione me interes publik dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Rodolub Shabiq.

Policia serbe deri më tani nuk ka sqaruar se me kërkesë të kujt dhe si përfundoi ajo video në duart e presidentit të Serbisë.

Në video shihet i dyshuari duke thënë se ka qëlluar me armë, duke u përgjigjur në pyetjet e Policisë për detajet dhe motivet e sulmit – fillimisht duke qëndruar shtrirë në tokë gjatë arrestimit, e më pas edhe në automjetin policor. Këtë video e panë qytetarët gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm të presidentit të Serbisë. Dy herë, me kërkesë të tij. Shabiq nënvizoi se kjo “pa dyshim përbën shkelje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Policia jonë madje edhe arrestimet e kriminelëve të rrezikshëm, pjesëtarë të grupeve të organizuara kriminale, i publikon zakonisht me inicialet [e të dyshuarve] dhe me fotografi ku nuk mund të identifikosh fytyrat, ndërsa këtu ke [të dyshuarin] në një transmetim të drejtpërdrejtë”, tha ai.

Çfarë publikoi Vuçiç?

Ndryshe nga Policia dhe Prokuroria, Vuçiq zbuloi emrin dhe mbiemrin e të dyshuarit për sulmin, emrin e babait të tij, qytetin dhe komunën ku banon, si dhe vendet ku ka punuar dhe që kur është ai në pension.

E gjithë kjo u bë para se autoritetet përkatëse të deklaroheshin për rastin.

Kur u deklaruan, në njoftimet e Policisë dhe Prokurorisë nuk u publikua identiteti i plotë i të dyshuarit, e as detaje nga hetimi, të cilat i kishte bërë publike Vuçiqi.

Asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje për Shërbimin e Ballkanit të REL-it lidhur me qëndrimin e tyre sa i përket videove dhe të dhënave të publikuara, si dhe nëse mendojnë se një gjë e tillë mund të rrezikojë hetimin ose procedurat e mëtejme ndaj të dyshuarit.

Rodolub Shabiq theksoi se çdo përpunim i të dhënave personale, “jo vetëm kaq i ndjeshëm”, duhet të justifikohet nga një qëllim ligjor dhe legjitim.

“Nuk ka asgjë që të mbështesë zhvillimin normal të procedurës paraprake ose hetimore, që do të justifikonte publikimin e të dhënave të tilla”, u shpreh ai.

“E gjithë kjo lë një përshtypje të hidhur dhe, përveç se vë në dyshim parimet elementare të mbrojtjes së të dhënave personale, vë gjithashtu në dyshim prezumimin e pafajësisë”, shtoi ai.

Shoqata e Policisë serbe: Të sqarohet rrethanat e publikimit të videos

Shoqata profesionale e policisë “Dr Rudolf Archibald Reiss” ka vlerësuar se publikimi i videove të marrjes në pyetje të të dyshuarit mund të shkaktojë keqkuptime dhe të minojë besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit.

Përmes një njoftimi, kjo shoqatë u bëri thirrje autoriteteve që të shqyrtojnë rrethanat në të cilat videot janë bërë publike dhe që, në përputhje me ligjin, të japin shpjegime të duhura për publikun.

“Duke respektuar të drejtën e publikut për informacion, ne e konsiderojmë të rëndësishme që në të gjitha procedurat që përfshijnë regjistrimin dhe përpunimin e deklaratave të të dyshuarve të respektohen në mënyrë të vazhdueshme procedurat ligjore, standardet profesionale dhe parimet etike”, thanë nga kjo shoqatë.

Prokuroria është institucioni përgjegjës për të reaguar në situata të tilla.

“Dhe nëse disa të dhëna personale ose të dhëna të tjera nga procedura paraprake hetimore, që nuk duhet të publikohen, kanë përfunduar në publik, atëherë Prokuroria duhet të përcaktojë se kush dhe si e ka mundësuar këtë”, shpjegoi Rodolub Shabiq.

Raste të tjera të rrjedhjes së informacionit

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm i rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm nga institucionet në Serbi.

Së fundi, në publik është shpërndarë një pjesë e deklaratës nga marrja në pyetje e të dyshuarit për shantazh ndaj ish-futbollistit Vujadin Saviq.

Pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “kritikoi” Policinë, duke thënë se ia kishte “shkatërruar jetën Saviqit”, Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit kishte reaguar.

Me urdhër të Prokurorisë, më 20 tetor Policia kreu hetime në ambientet e Prokurorisë së Tretë Themelore për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për publikimin e të dhënave për këtë rast.

Nuk dihet nëse Prokuroria do të lëshojë një urdhër për të hetuar edhe rrethanat në të cilat janë publikuar videot e të dyshuarit për sulmin në “Qaciland”.

Shabiq vlerësoi se këta shembuj tregojnë “deinstitucionalizimin e shoqërisë”.

“Pra, ne jemi një shoqëri ku institucionet shërbejnë praktikisht si prapaskenë. I kemi ato, ashtu si edhe shtetet e tjera, të organizuara, por nëse dhe në çfarë mase do të kryejnë rolin e tyre varet nga vullneti i një personi [Aleksandar Vuçiq]”, shtoi ai.

Publiku në Serbi ende nuk ka mësuar nëse janë përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësit që publikuan në media bisedat e incizuara fshehurazi si dhe të informacioneve konfidenciale në lidhje me procedurat që zhvillohen kundër aktivistëve opozitarë.

“Kur zbatimi i rregullave varet nga vullneti i dikujt, pra ato vlejnë sot por jo edhe nesër, ose dikush përballet me sanksione të rënda për një sjellje dhe dikush tjetër me asnjë, ne përballemi me diçka që është plotësisht e papranueshme”, u shpreh Shabiq.

Dy herë në prag të protestave të mëdha studentore në Beograd, sipas një skenari të ngjashëm, disa televizione proqeveritare transmetuan “emisione speciale” për “zbulimin e planeve djallëzore” të pjesëmarrësve dhe organizatorëve të protestave.

Atëbotë u transmetuan biseda të incizuara fshehurazi dhe detaje nga hetimet që ishin nisur kundër tyre, të cilat deri në atë kohë nuk ishin të njohura për publikun, ndërsa të ftuarit në studio paraqitën “gjykimet” e tyre./REL

serbi aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet