LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Rusia kishte prodhuar rreth 2-2.3 milionë municione për artileri më 2024, një rritje krahasuar me rreth 1.25 milionë të prodhuara më 2022, teksa Moska po investon shumë në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese.

27 Korrik 2025, 09:04 Nga r.ll
Analiza: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
foto ilustruese

MOSKË- Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për New York Times.

Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Conflict Intelligence Team (CIT), analizuan prodhimin e armëve ruse dhe perëndimore për të vlerësuar nëse Rusia vërtet ka një epërsi kaq të madhe të prodhimit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij – dhe në cilat kategori armësh – artileri, municion, tanke, aeroplanë, raketa, dronë dhe mbrojtje ajrore – secila palë ka epërsi.

Fakt apo ekzagjerim? Prodhimi i municioneve për artileri të NATO-s dhe Rusisë

Nuk është hera e parë që Rutte pretendon se Rusia po e tejkalon NATO-n sa i përket prodhimit të artilerisë. Në prill, gjatë një interviste për CBS, ai tha se Rusia “po prodhon katër herë më shumë municion sesa e gjithë NATO-ja prodhon për një vit”.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se Rusia kishte prodhuar rreth 2-2.3 milionë municione për artileri më 2024, një rritje krahasuar me rreth 1.25 milionë të prodhuara më 2022, teksa Moska po investon shumë në zgjerimin e kapaciteteve të saj prodhuese.

Ndërkaq, SHBA-ja planifikon të rrisë prodhimin e predhave 155-milimetërshe në 1.2 milion në vit deri në fund të vitit 2025, teksa Evropa prodhon pothuajse të njëjtin numër – vetëm në fabrikën Rheinmetall në Gjermani planifikohen të prodhohen deri në 700.000 në vit – sipas vlerësimeve konservatore. Prodhimi aktual në SHBA i predhave është 40.000 në muaj, apo pak më pak se gjysmë milioni në vit, që do të thotë se në total, SHBA-ja dhe BE-ja kanë prodhuar rreth 1.7 milion predha këtë vit.

Për të prodhuar tri herë më shumë brenda tre muajve, ashtu siç tha Rutte, fabrikat e Rusisë do të duhej të prodhonin një sasi masive prej 20.5 milionë predhash këtë vit. Sipas analizës së CIT-it, zgjerimet e fabrikave në Bijsk, Kazan dhe vende të tjera mund t’i lejojnë Rusisë të prodhojë rreth 4 milionë predha 152-milimetrëshe dhe 122-milimetrëshe në vit.

Predhat kanë nevojë për armë

Rusia vazhdon të mbështetet shumë në rezervat e saj të sistemeve të artilerisë të epokës sovjetike për predhat që prodhon, ndërsa numri i obusëve që ka prodhuar ka rënë nga rreth 12.000 më 2022 në mbi 6.000 në mesin e vitit 2024. Sipas analistëve të CIT-it, Rusia prodhon më pak se 100 obusë vetëlëvizës në vit të llojeve Msta-S, Giatsint-K dhe Malva.

NATO ka epërsi të qartë në këtë aspekt: Franca planifikon të prodhojë 144 sisteme të artilerisë CAESAR në vitin 2025, ndërsa Polonia do të dyfishojë prodhimin e AHS Krab në 100 njësi në vit. Sllovakia pritet të prodhojë 40 obusë Zuzana, ndërsa SHBA-ja prodhon çdo vit 216 tuba topash për armët M777.

Armët e rënda

Një aspekt ku Rusia me gjasë ka epërsi janë tanket. Sikurse artileria, shumica e prodhimit të saj të tankeve vjen nga riparimi dhe modernizimi i tankeve sovjetike që ka në stoqe. Kjo përbën shumicën e rreth 1.500 tankeve që, sipas Christopher Cavoli, ish-komandant i lartë i NATO-s për Evropën, pritet që Rusia t’ia japë ushtrisë së saj më 2025. Megjithatë, Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin “nga e para” të tankut të saj modern T-90M, duke prodhuar rreth 280 në vit.

Shumica e shteteve në Evropë, ndërkaq, prodhojnë shumë pak tanke. Franca nuk ka prodhuar asnjë tank Leclerc që më shumë se një dekadë, ndërsa Britania ka porositur 148 tanke të reja Challenger 3, që pritet t’i dorëzohen deri në vitin 2030. Gjermania bën përjashtim, pasi prodhon 50 tanke Leopard 2A8 në vit. SHBA-ja 109 tanke M1A2 Abrams në vit – ushtria thotë se kjo shifër mund të rritet deri në 420 nëse është e nevojshme – dhe po ashtu modernizon deri në 200 modele më të vjetra.

Epërsia ajrore

Përderisa Rusia prodhon më shumë tanke, SHBA-ja dhe BE-ja ia kalojnë të paktën për katër herë Moskës sa i përket prodhimit të aeroplanëve luftarakë. Rusia vlerësohet se mund të prodhojë 50-60 aeroplanë luftarakë në vit, përfshirë aeroplanë që mund të përdoren për qëllime të ndryshme sikurse Su-57 dhe bombardues strategjikë sikurse Tu-160M2. Pavarësisht sanksioneve, shteti po prodhon më shumë aeroplanë se para se të niste pushtimin e Ukrainës – në vitin 2018, ushtria ruse kishte pranuar vetëm 36 aeroplanë të rinj luftarakë.

Megjithatë, prodhimi i NATO-s është shumë më i lartë. Kompania amerikane Lockheed Martin do të dorëzojë mbi 170 aeroplanë luftarakë F-35 këtë vit, përveç dhjetëra aeroplanëve Rafale (Franca), Eurofighter Typhoon (konsorciumi evropian) dhe Gripen (Suedia) që prodhohen nga vendet e BE-së dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Mbrojtja ajrore

Teksa Rusia lëshon breshëri raketash në Ukrainë, dhe dronët ukrainas godasin thellë brenda Rusisë, prodhimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore është vendosur në qendër të vëmendjes. Sipas Military Balance, një vlerësim vjetor i kapaciteteve ushtarake në mbarë botën, kishte 248 bateri S-400 në vitin 2024 dhe ka shtuar edhe 18 të tjera në vitin 2025, që nënkupton një kapacitet prodhimi prej rreth 36 sistemesh në vit. Prodhimi i sistemeve të tjera, si Tor, Buk dhe Pantsir, është më i vështirë për t’u vlerësuar, për shkak të mungesës së të dhënave.

Raytheon prodhon rreth 12 sisteme të mbrojtjes nga raketat Patriot në vit, ndërsa kompania gjermane Diehl planifikon të prodhojë tetë sisteme IRIS-T në vitin 2025, si dhe 800 deri në 1.000 raketa për to çdo vit. NATO gjithashtu prodhon sistemin NASAMS, i zhvilluar nga Norvegjia dhe SHBA-ja, i cili mund të përdorë raketat AIM-120 AMRAAM ose AIM-9X. SHBA-ja prodhon 1.200 përkatësisht 2.500 njësi të secilës raketë në vit.

Megjithatë, mungesa e të dhënave të plota e bën të vështirë të përcaktohet qartë se sa sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore prodhojnë të dy palët. Ajo që është e qartë është se, me Ukrainën dhe Rusinë që vazhdojnë të pësojnë goditje nga dronë të thjeshtë, normat aktuale të prodhimit nuk mjaftojnë për t’i mbrojtur në mënyrë efektive nga një prej tipareve më të reja dhe të qëndrueshme të kësaj lufte: dronët goditës të prodhuar në masë dhe me kosto të ulët.

Lufta e dronëve

Sipas Ukrainës, Rusia prodhon çdo muaj afër 5.000 dronë me rreze të gjatë veprimi të llojeve të ndryshme, apo 60.000 në vit. Këtu përfshihen dronët sulmues Geran-2 (versioni rus i dronëve Shahed të Iranit) dhe Gerbera, një dron që nuk ka municion dhe përdoret si dron mashtrues me qëllim që të mbingarkojë sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

NATO-ja aktualisht nuk prodhon asnjë dron të krahasueshëm me këta dronë të lirë kamikazë, ndërkaq SHBA-ja ka zgjedhur që të përdorë fluturake pa pilot shumë më të kushtueshëm, sikurse Reaper dhe Global Hawk.

Rusia po ashtu prodhon mbi 200 raketa lundruese dhe balistike në muaj, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, duke bërë që prodhimi vjetor të arrijë nga 2.400 deri në 3.000 raketa. SHBA-ja, ndërkaq, vlerësohet se prodhon 700 raketa lundruese të llojit JASSM dhe 500 raketa balistike ATACMS në vit.

Kjo bën që Rusia të ketë epërsi sa i përket dronëve kamikazë dhe lundrues. Në rast të një lufte mes Rusisë dhe NATO-s, mbrojtja ajrore e NATO-s do të ishte në një pozicion më të mirë për të neutralizuar kërcënimin nga dronët, krahasuar me mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila ka vuajtur nga mungesa e aeroplanëve luftarakë që nga fillimi i pushtimit, thanë analistët nga CIT.

Teksa Rusia ka përparësi në prodhimin e raketave, mbrojtja e saj ajrore, që shpesh ka vështirësi edhe kundër dronëve të thjeshtë ukrainas, ka gjasa të ketë probleme serioze për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat e NATO-s./REL

rusi nato

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës