LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mund t'i detyrojë Kremlini rusët që të mos e përdorin YouTube-in?

Autoritetet e kanë frenuar këtë platformë në pronësi të gjigantit Google, duke tentuar t'i zemërojnë rusët përmes ngadalësimit në masë të madhe të shpejtësisë së videove.

26 Korrik 2025, 15:06 Nga r.ll
Analiza: A mund t'i detyrojë Kremlini rusët që të mos e
foto ilustruese

RUSI- Për vite, rregullatorët rusë të teknologjisë i kanë kërcëlluar dhëmbët për ta pasur në duar platformën për video YouTube, e cila shërben si burim i lajmeve të pacensuruara, informacionit dhe argëtimit – pa përmendur se është edhe burim i madh i të hyrave për shumë influencerë dhe blogerë rusë.

Autoritetet e kanë frenuar këtë platformë në pronësi të gjigantit Google, duke tentuar t'i zemërojnë rusët përmes ngadalësimit në masë të madhe të shpejtësisë së videove.

Ata e kanë kërcënuar platformën duke kërkuar që serverët të vendosen brenda Rusisë, në mënyrë që rregullatorët ta monitorojnë më mirë trafikun. Mes tjerash, ata kanë tentuar të krijojnë edhe alternativa tjera që do të ishin të kontrolluara krejtësisht nga duart e rregullatorëve.

Si është situata tani?

Qeveria ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap drastik, mirëpo mund të ndodhë shpejt, pasi ka vite që qarkullon një fushatë e përkrahur nga Kremlini për të ndërtuar “internetin e menaxhuar nga vetë rusët”, që nënkupton se rusët vetëm do të jetojnë me iluzionin se kanë mundësi të pakufishme të zgjedhjeve, të informacionit të pakufizuar, por ndërkohë janë të monitoruar nga afër për ndonjë shkelje.

Javën e kaluar, zyrtarët rusë kanë sinjalizuar se synojnë bllokimin e platformës për mesazhe private, WhatsApp, e kontrolluar nga gjiganti Meta.

“YouTube ka përhapje masive në Rusi”, ka thënë Philipp Dietrich, hulumtues dhe ekspert për internetin në Rusi në Këshillin gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Është kërcënim masiv për Qeverinë”, ka thënë ai në një intervistë.

“Kjo është arsyeja e parë, 100 për qind, dhe natyrisht, nëse arrini të menaxhoni një platformë që mund ta kontrolloni se cilat video të bëhen virale dhe cilat jo, kjo natyrisht se është përparësi e madhe”.

"Lojtarët kryesorë"

Miliona rusë janë vazhdimisht aktivë në platformat e videove. YouTube është më e popullarizuara, dhe trendi ka qenë në rritje prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.  Para vdekjes së tij, Aleksei Navalny – figurë opozitare kundër korrupsionit – pati publikuar një mori hulumtimesh, duke fituar miliona klikime vetëm brenda Rusisë. Më shumë se 10 milionë njerëz brenda dhe jashtë Rusisë janë abonuar në kanalin e tij në YouTube.

Sipas një hulumtimi të tregut, të kryer nga Mediascope, 95.9 milionë adoleshentë rusë dhe të rinj e kanë vizituar YouTube-in në baza mujore në gjysmën e dytë të vitit 2024.  Ky numër ka rënë në gjysmën e parë të vitit 2025, pasi rregullatorët kanë nisur t’i ngadalësojnë shërbimet. Të paktën pesë platforma për video janë bërë publike në internetin rus – të njohur gjerësisht si RuNet – si konkurrente eventuale ndaj YouTube-it.

VK Video, platformë për video e ndërtuar nga VK – platforma ekuivalente me Facebookun në Rusi – është mbrapa me shikueshmëri, ndonëse gradualisht e ka rritur audiencën. Në mesin e platformave tjera janë Rutube nën pronësi të Gazpromit, dhe Video Ok, një tjetër platformë e ngjashme me Facebook-un, që është në pronësi të kompanisë VK.

Kompania amë e rrjetit televiziv shtetëror, që dikur është njohur si Russia Today, ka investuar në një rrjet të quajtur Platform, dhe e ka lansuar atë në qershor të vitit 2024. Sipas të gjitha matjeve, ajo nuk ka funksionuar, pasi klikimet ditore shkojnë në vetëm dhjetëra mijëra.

Materialet më të popullarizuara janë ato pirate, sipas Systemas, njësitit hulumtues në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. Muajin e kaluar, zhvilluesit e rrjetit Platform kanë bërë të ditur se do ta “ristrukturojnë” shërbimin.

“Është qartazi përpjekje për të krijuar një shërbim si ‘biznes’ me synimin kryesor të bllokimit të konkurrentit kryesor: YouTube-it”, ka thënë Mikhail Klimarev, bloger rus dhe drejtor i Shoqërisë për Mbrojtje të Internetit, grup avokues.

“Është e qartë që po alokohen para prej buxhetit shtetëror, jo nga investitorët privatë. Është një tjetër lloj vjedhjeje”.

Momentalisht, VK Video është alternativa më reale ndaj YouTube-it, ka thënë Dietrich, sipas së cilit ka rrezik edhe ta zëvendësojë tërësisht.

“Mendoj që alternativa e vetme e madhe është VK Video. Aty janë lojtarët kryesorë. Kanë para. Ata mbështeten nga Qeveria dhe do të investohen plotësisht në të”, ka thënë ai.

“Ata i kanë serverët, infrastrukturën, kanë softuerë të mirë, kanë inxhinierë të mirë, nëse paratë nuk përfundojnë në korrupsion, nëse shkojnë aty ku duhet të shkojnë, VK do të jetë shembull suksesi”.

Mbështetja qeveritare vjen në formën e aksionarëve kontrollues të VK-së dhe drejtuesve të saj të lartë. SOGAZ, kompania e sigurimit që kontrollohet nga besniku i Putinit, Yuri Kovalchuk, është njëri prej aksionarëve më të mëdhenj, bashkë me Gazprom Media, që është krah medial i gjigantit shtetëror të gazit natyror, Gazprom.

Gazprom Media e zotëron Rutube, që shpesh përdoret nga Kremlini për të prodhuar dhe publikuar video zyrtare. Shefi ekzekutiv i VK-së është Vladimir Kiriyenko, babai i të cilit është shef i politikës së brendshme të Kremlinit. Nipi i madh i Kovalchukut, Stepani, ka qenë nënpresident i VK-së, dhe ndihmon në zhvillimin e VK Video, mes tjerash. Tani për tani, problem kryesor me VK Video është kredibiliteti me numrat e audiencës, ka thënë Dietrich.

“Nuk ka një mënyrë reale për të vërtetuar nëse shifrat që shohim: pëlqime, shpërndarje, klikime, janë të vërteta apo të kurdisura”.

Pengesa e radhës

Përpjekjet e autoriteteve ruse për të ashpërsuar qasjen në internet datojnë prej fundit të viteve ‘90, me zhvillimin e Sistemit për Aktiviteteve të Kërkimeve Operative – një vegël thelbësore për vëzhgim në internet. Përgjatë viteve, autoritetet kanë miratuar një mori ligjesh, duke rritur mbikëqyrjen mbi kompani të internetit dhe duke zgjeruar autoritetin e agjencisë për çështje të kësaj natyre Roskomnadzor.

Ato e kanë konsoliduar kontrollin edhe mbi gjigantët e brendshëm teknologjikë - Yandex, VK, Mail.ru, Wildberries. Të gjitha janë në pronësi të njerëzve të afërt me Kremlinin. Në Rusi është ndaluar edhe përdorimi i rrjeteve private (VPN) të cilat iu mundësojnë njerëzve të lexojnë apo shikojnë një përmbajtje pa e marrë vëmendjen e autoriteteve.

Ligjvënësit tani po tentojnë ta bëjnë vepër penale edhe kërkimin për ndonjë rrjet të tillë. Në një takim të mbajtur në Kremlin në mars, presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që zyrtarët të heqin dorë nga kompanitë e huaja teknologjike, sikurse Microsoft apo Zoom.

“Duhet t’i ndalni, është kaq e thjeshtë. Pajtohem plotësisht”, ka thënë Putin.

“Mendoj se janë në drejtim të modeleve të Kinës, jo të Koresë së Veriut”, vlerëson Dietrich.

“Njerëzit mendojnë se do të ketë ndërprerje të plotë. Kjo nuk është e mundshme pasi do të shkatërrohej ekonomia”.

Përveç tentimeve për t’i mbajtur rusët larg YouTube-it, autoritetet kanë çuar përpara idenë e një “super aplikacioni” – që do t’iu mundësonte rusëve të bënin shumë gjëra: bisedë, operacione bankare, porositje të një taksie, pagesë për taksa, shkarkim muzike, kalim kohe në video-lojëra, porositje të ushqimit, shpërndarje fotografish.

E krijuar nga VK, aplikacioni quhet Max, dhe testimet për të janë kryer në mars. Muajin e kaluar, Putin ka thënë se të gjitha shërbimet qeveritare do të transferohen në Max.

“Ajo se çfarë duhet të bëni si qeveri është që të dilni me ide, se si t’i bëni njerëzit që të përdorin këtë gjë, pa i obliguar”, ka thënë Dietrich.

“Mënyra se si arrihet kjo është duke e bërë atë produkt të domosdoshëm në komunitet, teoria se me këtë aplikacion mund të bësh gjithçka”, ka thënë ai.

Autoritetet madje as nuk e fshehin se tentojnë t’i largojnë njerëzit nga aplikacionet e popullarizuara për mesazhe, Telegrami apo WhatsAppi - ky i dyti është më i popullarizuari për media në Rusi, sipas Mediascope.

“Ideja që rusët të detyrohen të imigrojnë nga platformat familjare që i kanë përdorur për dekada dhe u besojnë, në një aplikacion tërësisht të pasigurt, Max, është diçka e vështirë”, ka thënë Sarkis Darbinyan, aktivist i mirënjohur për çështje të internetit rus, në disa përgjigje për televizionin Current Time.

“Prandaj, me duket se skenari i njëjtë na pret edhe për YouTube-un. Kjo rritje e madhe e popullaritetit të VK Video ka nisur në kohën e njëjtë kur kanë nisur kufizimet ndaj YouTube-it, pavarësisht se këtë nuk e pranojnë autoritetet ruse”, ka thënë ai./REL

kremlini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet