LIVE UPDATES
Bota

VOA: Aleatët e SHBA-ve kërkojnë qartësi mbi mbështetjen për Ukrainën, në Konferencën e Mynihut

Konflikti do të jetë në krye të agjendës ndërsa qindra udhëheqës botërorë dhe delegatë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë, në Mynih, që fillon të premten. Është takimi i parë i nivelit të lartë në nivel global për administratën e re të Presidentit Donald Trump.

13 Shkurt 2025, 15:18 Nga B.Z
VOA: Aleatët e SHBA-ve kërkojnë qartësi mbi mbështetjen
Foto ilustruese

SHBA - Qindra udhëheqës botërore dhe delegatë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, këtë fundjavë. Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, dhe tensionet në Indo-Paqësor janë në krye të agjendës. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, e gjithë vëmendja do të jetë te qasja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara nën administratën e re të Presidentit Donald Trump.

Lufta e Ukrainës kundër sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia po i afrohet vitit të katërt.

Konflikti do të jetë në krye të agjendës ndërsa qindra udhëheqës botërorë dhe delegatë do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë, në Mynih, që fillon të premten. Është takimi i parë i nivelit të lartë në nivel global për administratën e re të Presidentit Donald Trump.

"Jemi shumë të lumtur që do të kemi një përfaqësim të fortë si të administratës së qeverisë së re amerikane ashtu edhe të Kongresit", thotë Christoph Heusgen, drejtues i Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Delegacioni amerikan përfshin Nën Presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Zoti Vance pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti Zelenskyy tha më herët gjatë kësaj jave se ai kishte "vizion të përbashkët" me administratën e Presidentit Trump.

"Sigurisht, mund të kemi mendime të ndryshme, por kemi një vizion të përbashkët për çështjet kryesore - se si të ndalet [presidenti rus Vladimir] Putini dhe si të ofrohet garanci për sigurinë e Ukrainës dhe ukraniasve”, tha Presidenti Zelenskyy.

Uashingtoni dëshiron që lufta të marrë fund së shpejti. Por është e paqartë se si mund të ndodhë kjo.

Në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News të martën, Presidenti Trump tha se Ukraina - "mund të bëhet ruse një ditë, ose jo”.

Aleatët shpresojnë të ruajnë mbështetjen e Presidentit Trump për sigurinë e Evropës dhe Ukrainës, thotë analisti Charles Grant nga Qendra për Reformën Evropiane.

“Ai nuk ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA-të nga NATO-ja. Ai nuk ka thënë se do të ndërpresë të gjithë ndihmën për Ukrainën. Një nga çështjet që do të ngrihet në Konferencën e Mynihut është se deri në çfarë pike duhet të ndihmojnë vendet europiane për të siguruar ruajtjen e paqes, në rast të një një armëpushimi në Ukrainë”, thotë zoti Grant.

As Rusia dhe as Irani nuk janë ftuar në konferencën e Mynihut të këtij viti.

Kina po dërgon një delegacion të gjerë, ndërsa siguria në Azi-Paqësor zë po ashtu një rol të rëndësishëm në agjenën e punimeve të Konferencës.

Gjatë kësaj jave, marina amerikane lundroi dy anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, duke nxitur një reagim të zemëruar nga Pekini. Gjatë muajve të fundit, Kina ka shtuar aktivitetin ushtarak rreth Tajvanit. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur. Taipei e konsideron ishullin një shtet sovran.

Në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillojë një takim trepalësh me aleatët- Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë gjithashtu në krye të agjendës. Sugjerimi që zoti Trump e ka përsëritur vazhdimisht, se palestinezët duhet të largohen nga Gaza dhe Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e territorit ka gjetur mbështetjen e Izraelit, por ka shkaktuar kritika të forta nga aleatët e tjerë, vëren zoti Grant.

“Është shumë shqetësuese dhe krijon shumë zemërim mes qeverive evropiane e shumë qeverive të tjera dhe Shteteve të Bashkuara”, thekson zoti Grant.

Po ashtu do të ketë diskutime mbi konfliktet në Sudan dhe RepublikënDemokratike të Kongos.

Ndryshimet klimatike, siguria energjetike dhe inteligjenca artificiale do të jenë gjithashtu tema të nxehta gjatë konferencës tre-ditore./VOA

lufte ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj