LIVE UPDATES
Bota

A i bëri presidenti Biden një sërë premtimesh homologut Xi?

Zyrtarët kinezë dhe media shtetërore këmbëngulin se presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë një sërë premtimesh presidentit Xi Jinping– të përshkruara nga Pekini si një kornizë me “katër ‘jo’ dhe një asnjë synim” – që duhet të drejtojë sjelljen zyrtare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës.

28 Qershor 2023, 23:00 Nga I.A
A i bëri presidenti Biden një sërë premtimesh homologut Xi?
Xi Jinping dhe Joe Biden

UASHINGTON- Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar tensionet me Kinën janë të ndërlikuara nga dallimet e dukshme të opinioneve mbi angazhimet që secila palë ka bërë ndaj tjetrës.

Zyrtarët kinezë dhe media shtetërore këmbëngulin se presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë një sërë premtimesh presidentit Xi Jinping– të përshkruara nga Pekini si një kornizë me “katër ‘jo’ dhe një asnjë synim” – që duhet të drejtojë sjelljen zyrtare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës.

"Shpresoj se pala amerikane do t'i përmbahet konsensusit që Presidenti Biden dhe unë arritëm gjatë takimit tonë në Bali dhe do të vërë në praktikë synimet pozitive përkatëse", u citua nga media shtetërore kineze t'i ketë thënë presidenti Xi Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken që vizitoi Kinën më 19 qershor.

Xinhua, media kryesore shtetërore e Kinës, citoi zotin Blinken të ketë thënë se pala amerikane "do t'u bindet premtimeve të bëra nga Presidenti Biden".

Duke kaluar nëpër listën e katër premtimeve që thotë se ishin bërë, Xinhua raportoi se zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara "nuk kërkojnë 'një luftë të re të ftohtë', nuk kërkojnë të ndryshojnë sistemin politik të Kinës, nuk kërkojnë të kundërshtojnë Kinën përmes forcimit të aleancave, nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka ndërmend të hyjë në konflikt me Kinën."

Por kur iu kërkua të konfirmonte se zoti Blinken i bëri këto komente, Departamenti i Shtetit i referoi Zërit të Amerikës një seri intervistash të kryera nga zoti Blinken pas takimit me presidentin Xi në Pekin, si dhe komentet e bëra nga Sekretari Blinken për shtypin.

Ndërsa disa nga angazhimet e raportuara përgjithësisht pasqyrojnë politikën ekzistuese të SHBA-së, sekretari Blinken nuk përmendi asnjë premtim që presidenti Biden i kishte bërë homologut Xi në komentet e tij publike. Ai përsëriti përpjekjet e administratës për të forcuar pozicionin teknologjik dhe industrial të SHBA-së në vend, si dhe aleancat dhe partneritetet jashtë vendit.

Në pyetjen e Tajvanit, sekretari Blinken tha se ndërsa administrata Biden nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, "shqetësimi që kemi është se Kina ndryshon politikën e saj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtyre dallimeve në mënyrë paqësore".

"Ne po përdorim angazhimin për të provuar të avancojmë interesat tona dhe t'i mbrojmë ato", tha sekretari Blinken për pozicionin e përgjithshëm të administratës Biden ndaj Kinës, duke përfshirë udhëtimin e tij në Pekin.

Përshkrimi më gjithëpërfshirës i politikës së saj ndaj Kinës nga administrata Biden u dha nga sekretari Blinken në maj të vitit 2022.

"Ne nuk kërkojmë të transformojmë sistemin politik të Kinës. Detyra jonë është të dëshmojmë edhe një herë se demokracia mund të përballet me sfida urgjente, të krijojë mundësi, të avancojë dinjitetin njerëzor; se e ardhmja u përket atyre që besojnë në liri dhe se të gjitha vendet do të jenë të lira të hartojnë rrugët e tyre pa u detyruar".

Bideni i cituar në vitin 2021

Media shtetërore kineze fillimisht citoi presidentin Biden se i kishte bërë premtime presidentit Xi kur të dy u takuan për një samit virtual në nëntor të vitit 2021.

Presidenti Biden u citua të thoshte: "Dua të përsëris qartë se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë të ndryshojnë sistemin politik të Kinës, nuk kërkojnë të kundërshtojnë Kinën nëpërmjet forcimit të aleancave, nuk kanë ndërmend të hyjnë në konflikt me Kinën, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zbatuar politikën e tyre të kahershme "një Kinë", nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, dëshirojnë të shohin paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit".

Një vit më pas, këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, u përpoq të përdorte këto pika për të kritikuar anëtarët e administratës Biden në një fjalim kryesor të mbajtur në Shoqatën e Azisë në shtator të vitit 2022.

"Presidenti Biden ka theksuar në shumë raste se SHBA nuk kërkon të luftojë një "luftë të re të ftohtë", nuk kërkon të ndryshojë sistemin politik të Kinës, nuk kërkon të kundërshtojë Kinën nëpërmjet forcimit të aleancave, nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit, nuk ka synimi për të hyrë në konflikt me Kinën”, tha zoti Wang, përpara se të shprehte zhgënjimin e Pekinit.

"Që dy orkestra të bashkëpunojnë, është e detyrueshme që të dy dirigjentët të vendosin fillimisht një ton të përbashkët, por në të njëjtën kohë, të gjithë lojtarët duhet të luajnë notat e tyre në harmoni, në përputhje me të njëjtin grup partiturash. Megjithatë, ajo që ne kemi dëshmuar është se Ekipi Amerikan duket se ka punuar me dy grupe partiturash dhe nuk ka arritur të kthejë vullnetin politik të shprehur nga lideri i tyre në politika logjike, gjë që ka shkaktuar nga ana tjetër konfuzion tek populli kinez dhe popujt e vende të ndryshme”, sipas zotit Wang.

“Tri parimet e propozuara nga kryetari Xi për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe… Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë njëra-tjetrën, të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, të bashkëpunojnë për të fituar, së bashku me "katër jo-të dhe një "mos synim" të shprehura nga Presidenti Biden, formojnë një kornizë të përsosur”, tha Wang.

"Ajo që ekipi amerikan duhet të bëjë tani është të zbatojë atë që Presidenti Biden ka thënë për 'katër jo dhe një mos synim' dhe t'i kthejë marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur," vazhdoi zoti Wang.

Wei Jingsheng, një nga disidentët më të shquar të Kinës që tani jeton në mërgim, vuri në dukje ndryshimin midis një deklarate dhe një premtimi në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ndërsa deklaratat janë thjesht deklarata, fjala "premtim" nënkupton detyrimin dhe një pakt të arritur mes dy palëve", theksoi zoti Wei.

Marrë nga VOA

xi jinping joe biden

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 21:45 f.i

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

foto ilustruese MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh p&eu...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj