LIVE UPDATES
Bota

Studim i universitetit të Nju York-ut: Inteligjenca artificiale mund të lehtësojë sulmet ndaj gazetarëve

Raporti i publikuar të mërkurën nga Qendra Stern për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Nju Jorkut, identifikon tetë rreziqe që lidhen me inteligjencën artificiale gjeneruese AI (të aftë të prodhojë tekst, imazhe etj), duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike, shkeljet e privatësisë dhe dëmtimin e rrjeteve mediatike.

28 Qershor 2023, 21:58 Nga f.i
Studim i universitetit të Nju York-ut: Inteligjenca artificiale mund
foto ilustruese

SHBA- Që prej prezantimit vjeshtën e shkuar të ChatGPT, programit të inteligjencës artificiale në gjendje të prodhojë tekst sipas interesit të përdoruesit, janë shpalosur një sërë mendimesh dhe raportimesh mediatike mbi faktet, detajet, të mirat dhe të keqijat që mund të kenë sistemet e inteligjencës artificiale, duke nxitur frikë për një të ardhme të pasigurt ku robotët mund të marrin kontrollin e gjithçkaje.

Ndërsa pjesa më e madhe e aludimeve është thjesht dhe vetëm reklamë, një studim i fundit ka nxjerrë në pah rreziqet e menjëhershme që mund të kenë aplikacione si ChatGPT. Disa prej tyre paraqesin sfida të veçanta për gazetarët dhe industrinë e lajmeve.

Raporti i publikuar të mërkurën nga Qendra Stern për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Nju Jorkut, identifikon tetë rreziqe që lidhen me inteligjencën artificiale gjeneruese AI (të aftë të prodhojë tekst, imazhe etj), duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike, shkeljet e privatësisë dhe dëmtimin e rrjeteve mediatike.

Debati mbi inteligjencën artificale "është një ndërthurje mes shqetësimeve mbi rreziqet ekzistenciale kundrejt dëmeve të menjëhershme që mund të sjellë inteligjenca artificiale gjeneruese," i tha Zërit të Amerikës bashkëautori i raportit, Paul Barrett.

Nuk duhet të mbetemi peng i pyetjes: “O Zot, a do të çojë kjo teknologji në robotë vrasës që do ta shkatërrojnë njerëzimin?” Sistemet që po prezantohen dhe përdoren tani nuk do të çojnë drejt kësaj të ardhmeje të frikshme, shpjegoi zoti Barrett, i cili është zëvendësdrejtor i Qendrës Stern.

Raporti, bashkëutor i të cilit është edhe Justin Hendrix, themelues dhe redaktor i mediave jofitimprurëse Tech Policy Press, sugjeron se ligjvënësit, rregullatorët dhe vetë industria e inteligjencës artificiale duhet t'i japin përparësi trajtimit të rreziqeve të mundshme.

Kërcënimet mbi sigurinë

Një prej rreziqeve më shqetësuese që mund të paraqesë inteligjenca articiale, në nivel njerëzor, është kërcënimi i sigurisë së gazetarëve dhe aktivistëve. Fushatat denigruese dhe publikimi i paautorizuar në internet i të dhënave personale janë mes kërcënimeve me të cilat përballen gazetarët gjatë punës së tyre. Sipas Barret, përmes inteligjencës artificale gjeneruese do të jetë më i lehtë publikimi i të dhënave personale të gazetarëve si dhe sulmi ndaj tyre në internet.

“Nëse do të ndërmerret një fushatë e tillë, do të nevojiten më pak përpjekje nësë përdoren sistemet e inteligjences artificiale”, tha Barret. “Është me e lehtë të sulmohen gazetarët”,-shtoi ai.

Përhapja e propagandës do të jetë më e lehtë

Sipas raportit, dezinformimi është një tjetër rrezik kryesor sepse inteligjenca artificiale e bën më të lehtë përhapjen e propagandës.

Raporti vë në dukje se nëse Kremlini do të kishte qasje tek inteligjenca artificiale gjeneruese në fushatën e e dezinformimit rreth zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, Moska mund të kishte nisur një fushatë ndikimi më të dëmshme dhe më pak të kushtueshme.

Inteligjenca artificiale gjeneruese "do të jetë motor efikasiteti, por gjithashtu do ta bëjë shumë më efikas prodhimin e dezinformatave," tha zoti Barrett. Kjo mund të ketë ndikime mbi lirinë e shtypit, pasi studimet tregojnë se ekspozimi ndaj dezinformatave është i lidhur me rënien e besimit ndaj medias. Sipas raportit, inteligjenca artificiale mund të përkeqësojë gjithashtu situatën financiare të redaksive të lajmeve.

Në raport, autorët i rekomandojne qeverisë që të forcojnë autoritetet që mbikqyrin kompanitë e inteligjencës artificiale dhe të kërkojnë më shumë transparencë prej tyre.

“Kongresi, instituticonet rregullatore, publiku dhe industria përgjegjëse duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj këtyre rreziqeve të mundshme”, tha Barrett.

“Nëse industria e inteligjencës artificiale nuk lëviz sa duhet në këtë drejtim, atëherë Kongresi duhet të gjejë një mënyrë që t’a detyrojë të tregojë vëmendje”./VOA

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 21:45 f.i

Malta lejon abortin, por me një KUSHT

foto ilustruese MALTË- Parlamenti i Maltës ka miratuar një ligj që legalizon abortin, i cili konsiderohet një hap i madh p&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet