LIVE UPDATES
Bota

Si e krijoi Kremlini një grup fiktiv mercenarësh për luftën në Ukrainë? Analiza e REL: Inteligjenca ushtarake ruse po përdor një kompani ushtarake për të rekrutuar ushtarë

Kompania private ushtarake Redut e ka marrë emrin nga fjala ruse për fortifikim ushtarak apo fortesë. Ky grup gjerësisht përshkruhet si grup mercenarësh, i ngjashëm me Grupin Wagner, që udhëhiqej nga Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq gjatë rrëzimit të një avioni në gusht. Madje, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një entiteti juridik rus, por nuk ka treguar emrin e entitetit.

11 Tetor 2023, 07:38 Nga A.B

Si e krijoi Kremlini një grup fiktiv mercenarësh për luftën

Inteligjenca ushtarake ruse po përdor një kompani private ushtarake fiktive për të rekrutuar dhe dislokuar ushtarë për luftën e Kremlinit në Ukrainë, gjeti një hulumtim i kryer nga Radio Evropa e Lirë.

Kompania private ushtarake Redut e ka marrë emrin nga fjala ruse për fortifikim ushtarak apo fortesë. Ky grup gjerësisht përshkruhet si grup mercenarësh, i ngjashëm me Grupin Wagner, që udhëhiqej nga Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq gjatë rrëzimit të një avioni në gusht. Madje, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një entiteti juridik rus, por nuk ka treguar emrin e entitetit.

Që nga rebelimi jetëshkurtër i Wagner-it në qershor dhe vdekja e Prigozhinit dy muaj më vonë, analistët kanë theksuar se Redut-i mund të jetë një zëvendësim i mundshëm për Wagner-in, si forca luftarake private kryesore e Rusisë.

Por, forcat ruse që operojnë nën emrin e Redut-it në Ukrainë nuk janë pjesë e rrjetit të bashkëpunimit që përdorte Prigozhini për operimin e Wagner-it, rrjet i cili, sipas presidentit rus, Vladimir Putin, është financuar nga fondet shtetërore në vlerë prej rreth 1 miliard dollarësh.

Në realitet, ajo që dihet për Redut-in është se ai është një sistem rekrutimi për njësitë luftuese, që koordinohet dhe financohet nga ushtria ruse, veçmas nga agjencia e inteligjencës ushtarake, që njihet si GRU. Kështu u tha në një dokumentar hulumtues të publikuar më 10 tetor nga Schemes dhe Systema – njësi hulumtuese të REL-it nga Shërbimi ukrainas dhe ai rus, respektivisht.

Njësitë janë dislokuar në ofensivat kyçe ruse në Ukrainë, pasi Putini urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Hulumtimi i përbashkët i Schemes dhe Systema bazohet në një sasi të dhënash ekskluzive nga një prej njësive të Redut-it, por edhe në intervistat e realizuar me luftëtarët e Redut-it dhe familjarët e tyre, në bisedat me rekrutuesit dhe analizimit të kontratave të Redut-it, profileve në rrjetet sociale të këtij grupi mercenar dhe në të dhënat dhe imazhet e marra nga telefonat e tyre mobilë.

Të dhënat e siguruara nga Schemes janë të një batalioni të Redut-it të quajtur Ujqërit, anëtarët e të cilit u kapën nga forcat ukrainase në rajonin lindor të Harkivit në shtator të vitit 2022 dhe më pas këta mercenarë u dënuan për torturimin e civilëve ukrainas.

Pas dënimit të tyre në janar të vitit 2023, dy nga këta luftëtarë i thanë Schemes – përmes intervistave të dhëna nga burgu – se ata shkuan të luftonin si pjesë e Brigadës së 16-të të gardës së veçantë për qëllime speciale të GRU-së.

Po këta dy luftëtarë – Valentin Bych dhe Maksim Volvak – thanë se batalioni i tyre udhëhiqej drejtpërdrejtë nga një zyrtar i GRU-së, që kishte nofkën “Amur”, i cili po ashtu kishte dhënë urdhër për ndalimin e banorëve lokalë dhe marrjen në pyetje të tyre. Një gjykatë ukrainase tha se gjatë këtyre ndalimeve civilët ishin torturuar.

Sipas luftëtarëve të dënuar, ata u dërguan në Ukrainë nga një qendër trajnimi në fshatin Trigulja, në rajonin Tambov. Sipas tyre, kjo qendër trajnuese i përkiste Brigadës së 16-të të gardës së veçantë për qëllime speciale të GRU-së.

Sipas të dhënave të brendshme nga batalioni Ujqërit, që i ka siguruar Schemes, po ashtu i referohen këtij batalioni si pjesë të GRU-së, ndërkaq dy anëtarët e batalionit të dënuar për torturë, thanë se kanë luftuar në Ukrainë si pjesë e Redut-it.

Një letër e shkruar me dorë nga anëtarët e batalionit Ujqërit, pak para se ata të kapeshin nga forcat ukrainase në shtator, përmban edhe akronimin GRU, të shkruar me shkronja të mëdha.

Sipas analizës së REL-it, Ujqërit janë një prej të paktën 20 formacioneve që luftojnë në Ukrainë nën emrin e Redut-it.

Gazetarët e Systemas kanë telefonuar numrat e listuar në reklamat e rekrutuesve për të kuptuar se çfarë rusët e zakonshëm mund të mësojnë rreth batalioneve, gjoja private, të Redut-it, që po luftojnë në Ukrainë. Pesë nga këta rekrutues deklaruan qartë se Ministria ruse e Mbrojtjes dhe GRU-ja qëndrojnë pas financimit dhe operimit të sistemit Redut.

“Shumica e atyre që luftojnë për ato që gazetarët i quajnë ‘kompani private ushtarake’ janë thjesht ushtarë që luftojnë nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha një burim për REL-in që është i afërt me GRU-në në pyetjen lidhur me Redut-in.

Ky burim foli në kushte anonimiteti, pasi siç tha, nuk ishte i autorizuar që të komentonte për drejtorinë e inteligjencës ushtarake ruse.

As Ministria ruse e Mbrojtjes e as zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara lidhur me Redut-in.

Midis detashmenteve që luftojnë në Ukrainë nën ombrellën e Redut-it janë edhe të tjerë që janë të lidhur me Brigadën e 16-të të gardës së veçantë për qëllime speciale të GRU-së, por edhe formacionet kozake dhe njësitë e lidhura me grupin që quhet Bashkimi i Vullnetarëve të Donbasit, që është një organizatë ruse gjysmëzyrtare që rekruton luftëtarë për luftën në Ukrainë dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Këto njësi nuk kanë një strukturë të unifikuar apo ndonjë ideologji. Por, ajo që kanë të përbashkët është skema e rekrutimit, sipas së cilës, luftëtarët nënshkruajnë kontrata me kompani joekzistente, caktohen në një njësi ushtarake – shpesh vetëm në letër – dhe marrin pagesa nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Mikhail Ivanov, një prej luftëtarëve të batalionit Ujqërit që u dënua për torturë në Ukrainë, tha për REL-in se pala tjetër në kontratën që ai kishte nënshkruar ishte një kompani e quajtur Redut, dhe emri i drejtorit të kompanisë ishte “ose Shirokov ose Shirokikh”.

Ndaras, REL-i ka marr në posedim kopje të dy kontrata të Redut-it për burrat që nënshkruan për të luftuar në Ukrainë. Në dy dokumentet drejtori i kompanisë së supozuar figuronte Igor Ivanovich Shirokov. Të afërmit e disa luftëtarëve të tjerë thanë për REL-in se i njëjti emër figuronte në kontratat e Redut-it, megjithatë ata refuzuan që të jepnin kopje të dokumenteve.

REL-i gjeti pothuajse 50 persona në të dhënat publike ruse me emrin Igor Ivanovich Shirokov, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje të dokumentuara me ndonjë entitet juridik të regjistruar, përfshirë me emrin Redut.

Kompanitë e listuara në kontratë – të identifikuara si "RLSPI Redut" dhe "OO Redut (RCPS)" – nuk ekzistojnë në regjistrin e entiteteve juridike në Rusi.

Gazetarët siguruan po ashtu kontratat që tregonin se në cilat njësi ushtarake ishin caktuar luftëtarët e këtyre formacioneve. Një nga këto njësi ushtarake është ajo Nr.35555, që nuk është e listuar në regjistrin e personave juridikë të Rusisë. Kjo njësi, megjithatë sipas disa burimeve është pjesë e Qendrës 78-të për Inteligjencës Sekrete të GRU-së me seli në Rostov-mbi-Don.

Një tjetër njësi ushtarake e lidhur me luftëtarët e Redut-it është njësia e GRU-së Nr.54607, që njihet edhe si Brigada e 16-të e gardës së veçantë për qëllime speciale, që janë trajnuar në periferi të Tambovit, përdoret nga luftëtarët e Redut-it. Po ashtu edhe njësia ushtarake Nr. 06512, të cilën inteligjenca ushtarake ukrainase e ka lidhur me Brigadën e 3-të të forcave speciale të GRU-së.

Një prej rekrutëve të lidhur me Redut-in, me të cilin bisedoi REL-i, hapur iu referua Redut-it si “kompani e rreme”.

Ushtria ruse dhe zyrtarët e lartë asnjëherë publikisht nuk e kanë përmendur ekzistimin e gjoja kompanisë private ushtarake të quajtur Redut. Vetë Putin deklaroi më 5 tetor se në Rusi nuk ekzistojnë kompani private ushtarake.

Por, dokumentet ekskluzive që ka siguruar REL-i treguan se Putini i kishte ndarë medalje shtetërore një personi që prokurorët ushtarakë rusë thanë se ishte paguar nga Redut-i.

Dokumentet kanë të bëjnë me fatin e Aleksandr Kopyltsov, një luftëtari në batalionin Ujqërit, që la pas vetes dëshmi të shumta në Ukrainë, të cilat më pas i siguroi REL-i. Kopyltsov, një spajperist që kishte nofkën “Nemo”, u vra gjatë një beteje në fund të marsit të vitit 2022 në afërsi të Kievit.

Gjatë një përpjekjeje të mëvonshme për të marrë përfitime nga Qeveria ruse pas vdekjes së tij, familjarët e Kopylstovit pranuan të paktën pesë letra nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe prokurorët ushtarakë, në të cilat thuhej se nuk ka asnjë dëshmi se ai kishte luftuar në Ukrainë në grupet “vullnetare” që janë nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes. Çuditërisht, katër prej këtyre letrave u bënë zyrtare pasi pas vdekjes atij iu nda Urdhri i Guximit, urdhër që iu nda nga Putini në nëntor të vitit 2022.

Përfundimisht, në korrik të këtij viti, prokurorët ushtarakë rusë informuan familjen e Kopyltsovit se kishin pranuar kompensim pas vdekjes së tij në “nga kompania private ushtarake Redut”.

Kjo është hera e vetme që autoritetet ruse kanë përmendur zyrtarisht një kompani të supozuar private ushtarake të quajtur Redut, që REL-i ishte në gjendje të zbulonte. Është e paqartë se si saktësisht Qeveria ruse mësoi që Redut kishte kryer një pagesë kompensimi për familjarët e Kopylstovit, pasi për të nuk kishte të dhëna që ishte as ushtar ose vullnetar.

Hulumtimi i kryer nga Schemes dhe Systema po ashtu gjeti se Redut se ka lidhje me figurat me ndikim në inteligjencën ushtarake ruse.

Më 4 shkurt 2023, Bashkimi i Vullnetarëve të Donbasit mbajti një “kongres” në Mariupolin e pushtuar nga Rusia, që gjendet në bregun e Detit Azov. Më shumë se 450 luftëtarë, shumica prej të cilën shkuan“drejt nga fronti” për të marrë pjesë në këtë ngjarje, raportuan mediat shtetërore ruse.

Gjatë këtij tubimi, organizatorët njoftuan se të gjithë milicitë “vullnetare” po grumbulloheshin në një grup të vetëm të quajtur Korpusi Vullnetar Rus. Kjo ishte një përpjekje e dukshme për të vendosur rregull në formacionet ekzistuese. Rekrutues të shumtë i thanë REL-it se rrjeti Redut u bë bërthama e këtij grupi të ri.

Systema ka siguruar një dokument që i është lëshuar një luftëtari të Redut-it përmes së cilit konfirmohet pjesëmarrja e tij në atë që Rusia e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë. Në atë dokument thuhet se Korpusi Vullnetar Rus u krijua më 27 shkurt “me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse”. Dokumenti po ashtu ka vulën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky dokument është nënshkruar nga koloneli A.Kondratyev, që është identifikuar si “komandant i njësisë luftuese të Korpusit të Vullnetarëve”. Nënshkrimi i përket Aleksei Kondratyevit, një kolonel në pension i GRU-së dhe ish-kryetar i Tambovit, qytet të cilin e ka përfaqësuar edhe në Parlamentin rus. Nënshkrimi përkon me nënshkrimin e Kondratyevit që është gjetur në dokumentet publike të Parlamentit.

Kondratyev ishte një prej tre figurave të larta të Ministrisë ruse të Mbrojtjes që ishin të pranishëm në tubimin e shkurtit të këtij viti të Bashkimit të Vullnetarëve të Dobasit. Dy zyrtarët e tjerë ishin koloneli Sergei Drozdov, i cili ka qenë i përfshirë në rekrutimin zyrtar për ushtrinë ruse dhe ka punuar për akademinë ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm në Moskë deri më 2021, si dhe gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev, zëvendësshef i GRU-së.

Një llogari në Telegram e lidhur me forcat e Wagner-it, e ka quajtur Alekseyevin “një prej themeluesve” të Wagner-it dhe gjatë rebelimit jetëshkurtër të këtij grupi mercenar në qershor të këtij viti, Alekseyevi kishte publikuar një video përmes së cilës u bënte thirrje mercenarëve që t’i jepnin fund “puçit”. Ai po ashtu është një prej zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes që ka zhvilluar me Prigozhinin në jug të Rusisë gjatë rebelimit.

Që nga ato negociata, Alekseyev nuk është paraqitur më në publik. Po ashtu, media të ndryshme, sikurse The Insider, Der Spiegel, dhe grupi hulumtues Bellingcat, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se ideja për krijimin e Redut-it i përket Alekseyevit.

As Alekseyev, as Drozdov, apo Kondratyev nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Burimet – përfshirë luftëtarët e Redut-it që janë intervistuar nga REL-i – kanë sugjeruar se rekrutimi në bazë të sistemit Redut ka nisur në pjesën e dytë të vitit 2021. Ivani, luftëtari i batalionit Ujqërit që u dënua për torturë pasi u kap në Ukrainë, i tha REL-it se në dhjetor të vitit 2021 ai ishte rekrutuar pasi kishte mësuar për këtë mundësi nga një mik i tij.

Që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, mediat e kanë lidhur Redut-in me një kompani private të sigurisë me seli në Moskë, që më herët kishte ofruar siguri për ndërtesat ruse të energjisë në Siri.

Ajo kompani, e quajtur Redut-Security, madje ishte sanksionuar nga Qeveria amerikane, e cila e ka përshkruar kompaninë si “kompani private ushtarake” që “po lufton në Ukrainë dhe është e lidhur me GRU-në”, por edhe Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Redut-Security është në pronësi të Yevgeny Sidorov, ish-mercenar rus në Siri, i cili është partner biznesi me Konstantin Mirzayants, një zyrtar i forcave speciale në forcat ajrore ruse. Për këtë të fundit, gazeta Novaya në të kaluarën kishte raportuar se ishte lider i një grupi privat ushtarak që ishte përfshirë në ruajtjen e aseteve të energjisë në Siri, që kontrollohen nga miliarderi i lidhur me Kremlinin, Gennady Timchenko.

Raportet mediale dhe një dëshmi në Parlamentin britanik e kanë lidhur Redut-in me Timchenkon. Por, Timchenko nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.

REL-i, megjithatë, nuk gjeti ndonjë lidhje të qartë mes Redut-Security apo Timchenko me forcat e Redut-it të dislokuara në Ukrainë nën mbikëqyrjen e GRU-së dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Sidorov nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua përmes telefonit, ndërkaq Mirzayants nuk iu përgjigj pyetje të shkruara./REL

ukraine rusi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri